Vende të lira të punës (4)

komuna obiliq 1 e1558652436109
Municipality of Obiliq
Published
02/07/2020
Location
Obiliq
Category
Listing Type
Jobs  

Description

Në mbështetje të nenit 11 Ligji Nr.037L-149 për Shërbimin Civil të Republikës Kosovës , Rregulloren 0272010 Procedura e Rekrutimit në Shërbimin Civil, Komuna e Obiliqit me datën 30.06.2020, shpall:

KONKURS

Pozita: Zyrtar/e i Lartë për Menaxhimin e Projekteve
Lokacioni/vendi i punës: Komuna e Obiliqit, Drejtoria e inspekcionit,
Paga mujore: 423.57 €, koeficienti 7
Kontrata : I karrierës
Periudhë provuese : 12 muaj.

Detyrat kyçe:

  • Vlerëson dhe rishikon projektet ne hartim ekzekutim e sipër.
  • Qëndrimi ne teren ne projekte ku caktohen për ekzekutimin e punimeve.
  • Identifikon mangësitë ne projekte dhe parashtron kërkesat për përmirësimin e nevojshëm.
  • Kontribuon ne projektim vlerësim e rishikim te projekteve kontribut ne progresin dhe zhvillimin e projekteve te reja.
  • Kontribuon në mbikëqyrjen e punës se vazhdueshme nga ana e punëtoreve ne teren.
  • Përgatitja e raporteve te ndryshme te mbarëvajtjes së punës, identifikimi i ngecjeve apo mangësive ne pune dhe propozimi i zgjidhjes adekuate.
  • Kryen edhe pune tjera qe i kërkohen të bej me pozitën dhe profesionin e tije.
  • Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

Shkathtësitë, kualifikimi:

  • Diplomë universitare: drejtimi inxhinier i diplomuar ose master ndërtimtarisë
  • Së paku tri (3) vite përvojë pune
  • Referencë nga punëdhënësi për ekzekutim te projekteve te suksesshme te punëve min dy (2) projekte
  • Njohja e gjuhës angleze e preferuar
  • Njohuri dhe përvojë substanciale në fushën e projekteve
  • Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme
  • Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëhegje të ekipit
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale.
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access, Autocad, Corel Draw Archicad Arm CAD Toeer ).

Pozita: Zyrtar/e administrativ
Lokacioni vendi i punës: Komuna e Obiliqit, Drejtoria për Arsim ,
Paga mujore: 363.06 €, koeficienti 6.
Kontrata : I karrierës
Periudhë provuese : 12 muaj.

Detyrat kyçe:

  • Në bashkëpunim me mbikëqyrësin dhe zyrtarin e lartë harton planet e punës për zbatimin e
    detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e
    këtyre objektivave.
  • Ndihmon në vlerësimin e proceseve dhe procedurave të brendshme dhe rekomandon ndryshime dhe përmirësime me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe cilësisë së punës.
  • Merr pjesë në hartimin, zhvillimin e procedurave dhe dokumenteve tjera si dhe mbikëqyrjen e zbatimit të tyre në fushën profesionale specifike brenda afateve kohore të caktuara.
  • Organizon dhe lehtëson takime, konferenca dhe ngjarje të tjera të veçanta, koordinon dhe merr pjesë në mbledhjet e komisioneve sipas rastit.
  • Ofron ndihmë dhe mbështetje në zgjidhjen e problemeve, planifikimin dhe menaxhi e projekteve, si dhe zhvillimin dhe zbatimin e qëllimeve dhe objektivave të përcaktuara të njësisë organizative.
  • Kryen hulumtime dhe analiza mbi çështjet, temave të caktuara nga mbikëqyrësi ose stafi i nivelit të lartë profesionale dhe përgatit shkresa, raporte.
  • Komunikon brenda institucionit dhe jashtë tij për shkëmbim të informatave në fushat e interesit të përbashkët si dhe ofron përkrahje në fushën specifike profesionale për stafin e nivelit më të lartë profesional sipas kërkesës.
  • Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

Shkathtësitë, kualifikimi:

  • Diplome universitare, drejtimi juridik, ekonomik, apo biznes, pa përvojë ose shkollë të lartë, 2 vite përvojë profesionale
  • Njohuri profesionale në fushën e administratës
  • Shkathtësi për të organizuar punën e vet dhe për të koordinuar stafin e nivelit administrativ
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese të informacionit
  • Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Internetit):

Pozita: Zyrtar/e për kthim të qëndrueshëm
Lokacioni vendi i punës: Komuna e Obiliqit, Zyra Lokale për Komunitete dhe Kthim
Paga mujore: 423.57 €, koeficienti 7.
Kontrata : I/e karrierës
Periudhë provuese : 12 muaj.

Detyrat kyçe:

  • Ndihmon në hartimin, dhe zhvillimin e planeve të punës në pajtim me mbikëqyrësin për
    Zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e këtyre objektivave
  • Zhvillon, zbaton dhe bën mbikëqyrjen e projekteve, me të cilat përshpejtohet krijimi i kushteve për kthim të qëndrueshëm, ri integrim të personave të zhvendosur dhe riatdhesim
  • Mban kontakte të rregullta me refugjat, persona të zhvendosur, persona vullnetarisht të kthyer, të riatdhesuar, me komunat dhe me qeverinë në territorin në të cilin jetojnë personat e zhvendosur dhe të riatdhesuar.
  • Vlerëson nevojat ekzistuese të të kthyerve vullnetar ose të riatdhesuarve në komunë, duke pasur parasysh edhe nevojat specifike të grave, fëmijëve dhe personave të moshuar.
  • Planifikon dhe lehtëson punën dhe organizimin e grupit komunal për kthim dhe siguron pjesëmarrje të rregullta, duke kyçur edhe përfaqësuesit legjitim të refugjatëve dhe të personave të zhvendosur
  • Kontribuon në avancimin dhe vetëdijesimin si dhe përhapja e informacioneve mbi të drejtat e personave të zhvendosur, të kthyerve vullnetarisht dhe të riatdhesuarve .
  • Mbikëqyrë mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të refugjatëve, të zhvendosurve dhe të riatdhesuarve të zbatueshme nga qeveria lokale dhe qendrore duke ofruar shërbime nivelit local.
  • Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

Shkathtësitë, kualifikimi:

  • Diplome universitare: jurist, ekonomist, administratë publike, inxhinier për mbrojtje të mjedisit pa përvojë ose shkollë të lartë , 2 vite përvojë pune
  • Njohuri profesionale në fushën e ZLK , shkathtësi për të organizuar punën e vet dhe për të koordinuar stafin e nivelit administrative.
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese të informacionit
  • Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Vord, Excel, Povver Point, Internetit):

Pozita: Zyrtar/e për ndriçim publik
Lokacioni/vendi i punës: Komuna e Obiliqit, Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë ,
Paga mujore: 302.55 €, koeficienti 5.
Kontrata : I karrierës,
Periudhë provuese : 12 muaj.

Detyrat kyçe:

  • Në bashkëpunim me mbikëqyrësin harton planet e punës për zbatimin e detyrave të
    përcaktuara në bazë të objektivave dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e këtyre
    objektivave.
  • Bën planifikimin e instalimeve elektrike në territorin e komunës dhe ndihmon eproret ne caktimin e objektivave.
  • Inicion dhe harton rregullore komunale për ndërtimin dhe shfrytëzimin e ndriçimit publik të komunës.
  • Bashkëpunon me ndërmarrjen e kontraktuar për mirëmbajtjen e ndriçimit publik dhe për të njëjtën përgatitë raporte.
  • Menaxhon projektet komunale që kanë të bëjnë me ngritjen apo riparimin e ndriçimit publik
  • Analizon ndriçimin publik të komunës dhe propozon lokalitetet me prioritet për ndërtimin e ndriçimit publik.
  • Merr pjesë në planifikimin e komunës me rastin e ndërtimit të rrugëve që kanë parashihet të jenë të pajisura me ndriçim publik.
  • Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi sipas kërkesës.
  • Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

Shkathtësitë, kualifikimi:

  • Bachellor (drejtimi - elektro ) pa përvojë ose shkollë e larte dhe së paku dy (2) vite përvojë pune
  • Njohuri profesionale specifike në fushën e ndriçimit publik
  • Aftësi në zgjidhjen e problemeve për çështjet teknike ose procedurale që dalin nga procesi i punës
  • Aftësia për të organizuar punën e vet dhe për te koordinuar stafin e nivelit administrativ
  • Shkathtësi hulumtuese , analitike dhe të vlerësim të informacionit, shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Internet)

Të interesuarit aplikacionit duhet t'ia bashkëngjisin këto dokumente — kopjen e diplomës arsimore , nëse përgatitja shkollore - diploma është nga shtetet tjera duhet të verifikohet në Ministrine e Arsimit, dëshmi për përvojën e punës, kopjen e letërnjoftimit.

Gjatë procedurës së shqyrtimit të aplikacioneve, Komisioni mund të verifikojë me institucionet
përkatëse vërtetësinë e të dhënave të siguruara nga kandidatët.

Kandidatët duhet të dorëzojnë aplikacionin me të dhëna të sakta . Në rast të mosplotësimit të këtyre kërkesave ose ofrimit të informative të rrejshme, aplikacioni refuzohet.

Aplikacionet e kandidatëve të cilët kanë dosje personale kriminale, e cila , sipas Ligjit për Shërbimin Civil konsiderohet e pa përshtatshme për emërim në Shërbimin Civil, do të refuzohet.

Aplikacionet merren dhe dorëzohen në Zyrën për shërbim me qytetar. Afati për paraqitjen e
aplikacioneve është 15 ditë nga data e publikimit. Dokumentet e pa kompletuara dhe të arritura pas afatit nuk do të merren në shqyrtim. Kandidatët të cilët hyjnë në listën e ngushtë do të njoftohen për intervistë përmes tabelës së shpalljeve dhe telefonit. Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabartë të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithe personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitete në Kosovë.

Konkursi per pune.

Related Listings

Rojtar/e (5)   Suhareka
22/10/2020
Punëtor/e Teknik/e   Gjakova
22/10/2020
Roje Pyelli   Gjakova
22/10/2020