
Description
“Bau Market” si kompani lidere e shitjes me shumicë dhe pakicë të materialeve në industrinë e ndërtimit, materialeve sanitare dhe shtëpiake, është në proces të vazhdueshëm të zgjerimit të rrjetit të pikave shitëse. Pika me e re e “Bau Market”, po hapet në Podujevë. Andaj ky konkurs ka për qëllim rekrutimin e punëtorëve për këto pozita:
Pozita: Përgjegjës sektori
Tre (3) vende të lira pune në kategoritë si më poshtë:
Sektori professional (Bau Pro)
- Përgjegjës sektori
Materiale meremetimi & ndërtimi dhe elektrika - Përgjegjës sektori
Vegla pune & Sanitari - Sektori shtëpiak dhe kopshti (Bau Home)
- Përgjegjës sektori
Pajisje, vegla pune dhe aksesorë shtëpiak & kopsht
Përshkim i vendit të punës:
Përgjegjësi i sektorit është staf kyq në strukturën e përgjithshme të “Bau Market”. Ai është përgjegjës kryesor për performancën e sektorit respektiv. Bënë planifikimin dhe organizmin e porosive, merr pjesë në përcaktimin e targeteve dhe punon për arritjen e tyre. Kujdeset për avancimin profesional të personelit të tij dhe merr pjesë në matjen e performancës së tyre. Merr pjesë aktive në përzgjedhjen e produkteve promocionale.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Planifikon shitjet dhe merr pjesë aktive në buxhetimin e tyre;
- Kujdeset që i gjithë personeli e kanë kuptuar strategjinë e shitjes, targetet dhe objektivat tjera;
- Njeh artikujt dhe strukturën e tyre. Njeh marzhat dhe kujdeset që shitjet të bëhen konform strategjisë shtesë të “Bau Market”.
- Menaxhon kohën e tij dhe të personelit të tij, ashtu që punët të kryhen me kohë dhe të arrihen objektivat;
- Kujdeset që personeli po merr njohuritë e domosdoshme për punë në sektorin e tij dhe kujdeset që secili prej tyre të ngrisë njohuritë profesionale;
- Të këtë aftësi të punoj në ekip, të ketë qasje konstruktive ndaj kolegeve;
- Të ketë aftësi të mira komunikimi, sjellje korrekte dhe të tregoj integritet të lartë ndaj blerësit;
- Të ketë aftësi dhe tipare të udhëheqësit/liderit. Të dijë të organizoj personelin dhe të ketë besimin e tyre;
- Të njoh saktë mënyrën e funksionit të sistemeve dhe operacioneve të brendshme të “Bau Market”;
- Të komunikoj në mënyrë të vazhdueshme me sektorin e blerjes.
Njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme: - Të këtë shkollimin/trajnimin që i përket fushës së shitjes dhe sektorit specifik;
- Të këtë aftësi të mira organizative dhe udhëheqëse;
- Të ketë minimalisht 2 vite përvojë në shitje me pakicë apo punë të ngjashme;
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
- Të ketë njohuri të mira të produkteve për sektorin ku aplikon;
- Njohja e gjuhës angleze apo e ndonjë gjuhe tjetër të huaj do jetë përparësi;
- Të jetë i aftë të punojë në grup dhe punë individuale;
- Të ketë aftësi të mira analitike dhe numerike në zgjidhjen e problemeve.
Pozita: Shitës në sektor
- Sektori professional (Bau Pro)
- Materiale meremetimi & ndërtimi dhe elekrikë (Dy (2) vende të lira pune)
- Vegla pune & Sanitari (Pesë (5) vende të lira pune)
- Sektori shtëpiak dhe kopshti (Bau Home)
- Paisje, vegla, aksesorë shtëpiak & kopsht (Nëntë (9) vende të lira pune)
Përshkim i vendit të punës:
Shitës në sektor është pozitë e rëndësishme në procesin e shitjes. Detyrë kryesore e sektorisitit është njohja e produkteve, njohja e blerësve, identifikimi i nevojave të tyre, dhe rritja e shitjeve. Po ashtu njëra prej detyrave po aq të rëndësishme është kujdesi që të mos ketë mungesë të stokut, dhe ekspozimi i mallit të bëhet në mënyrën e duhur.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Të kontribuoj direkt me punën e tij në rritjen e shitjeve dhe realizimin e targeteve;
- Të jetë në dijeni të plotë për specifikave teknike të mallrave në market e në veçanti të mallit në sektorin e tij;
- Të njoh blerësit, kërkesat e tyre dhe të dijë nevojat e tyre;
- Të jetë në gjendje që gjithmonë të gjej zgjidhjen e duhur për blerësin apo të ofroj disa zgjidhje alternative;
- Te kujdeset që stoku të mos jetë mungesë;
- Të ekspozoj mallin dhe mirëmbajë hapësirat shitëse;
- Të ndajë përvojat me të tjerët dhe të kontribuoj ne avancimin e stafit të ri;
- Të jetë gjithmonë i gatshëm të punoj edhe në sektorët tjerë kur kjo kërkohet;
- Të njoh saktë mënyrën e funksionit të sistemeve dhe operacioneve të brendshme të “Bau Market”.
Njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme:
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
- Të ketë personalitet të qetë dhe integritet të lartë;
- Shkollimi dhe trajnimet ne fushën relevante do të kenë përparësi;
- Njohja e një gjuhe të huaj do të jetë përparësi;
- Të jetë person që e kupton dhe e respekton hierarkinë;
- Të jetë i aftë të punoj në ekip
- Të ketë aftësi të mira organizative të kohës dhe prioriteteve
- Përvoja e ngjashme e punës do jetë përparësi.
Pozita të tjera:
- Kalkulant & Arkë administrative (Një (1) vend i lirë pune)
- Arkatar (Tre (3) vende të lira pune)
- Pranues malli (Një (1) vend i lirë pune)
- Furnizues – shofer (Një (1) vend i lirë pune)
- Transportues – shofer (Dy (2) vende të lira pune)
- Pirunist – shofer (Një (1) vend i lirë pune)
- Monitorim Sigurie (Dy (2) vende të lira pune)
- Kamarier (Një (1) vend i lire pune)
- Praktikant (Pesë (5) vende të lira pune)
Dokumentet e kërkuara:
- CV në format Evropian
- Diplomën/at dhe certifikata relevante profesionale
- Çdo dokumentacion tjetër i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara për punë
Remarks: Luten të aplikojnë vetëm kandidatët që seriozisht i plotësojnë kushtet e sipërshënuara dhe vërtet besojnë të jenë kompetentë për kryerjen e detyrave që kërkohen.
- Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: hr@bau-holding.eu
- Në “subject” ju lutem shënoni titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Përgjegjës sektori: Vegla Pune & Sanitari, Shitës sektori Vegla pune & Sanitari, etj…)
- Konkursi do jetë i hapur deri me datë 12 mars 2021