Vende të lira të punës (35)

posta e kosoves 150x150 1
Posta e Kosovës
Published
20/01/2021
Location
Kosovo
Category
Listing Type
Jobs  

Description

Në bazë të Nenit 8 të Ligjit të Punës (Ligji nr. 03/L-212), UA MPMS nr. 07/2017 dhe Rregullores për Rregullimin e Marrëdhënies së punës 01-2456/17, PK Sh.A. shpall: 

KONKURS PUBLIK PËR VENDE PUNE

Titulli i pozitës:

  1. Zhvillues/e e Softuerëve, (grada 11)
  2. Administrator/e në Përkrahjen e Rrjetit, Sigurisë dhe Zhvillimit të Operacioneve, (grada 11)
  3. Zyrtar/e për mjete themelore, (grada 7)
  4. Punëtor/e Sporteli, (grada 5)
  5. Postier/e, (grada 3)
  6. Shtëpiak/e, (grada 3).

Nr. Referencës: 01-90-1/21 

⇒ Shpallja e plotë.

Përshkrimi: PK Sh.A. është duke bërë përpjekje për të zhvilluar biznesin sipas përvojave më moderne të shërbimeve postare dhe komerciale, për t’i arritur standardet ndërkombëtare në ofrimin e shërbimeve postare dhe komerciale. Në këtë aspekt, PK Sh.A. ofron mundësi të barabartë punësimi të profesionistëve që synojnë të jenë pjesë e zhvillimit të biznesit dhe kompetencave të Korporatës, në përputhje me metodat dhe praktikat moderne.

Rekomandim: konform vendimi të Bordit të Përkohshme të Drejtorëve të PK SH.A., 01-2193/20, datë 08.12.2020 inkurajohen të aplikojnë aplikantët nga komunitetet jo shumicë në RK-së.

Kohëzgjatja e kontratës: Konform nenit 4 dhe 15 të Rregullores për Rregullimin e Marrëdhënies së Punës për Punonjësit e Postës së Kosovës nr. 01-2456/17, të datës 20.09.2017, kontrata e punës është për kohë të pacaktuar, në të cilën periudhë përfshihet edhe periudha provuese 6 muaj.

Aplikimi: Aplikacionet mund të merren online www.postakosoves.com dhe së bashku me dëshmitë përkatëse të dërgohen nëpërmjet postës në adresën: Arkiva e PK Sh.A., Ndërtesa Kryesore e PK-së, Rr. 28 Nëntori nr. 4, 10000 - Prishtinë, deri në afatin e paraparë për aplikim me shenjën ”PËR KONKURS”, duke e cekur titullin e vendit të punës për të cilin aplikoni. Ndërsa, për pozitat Punëtor Sporteli dhe Postier përveç vendin e punës të ceket edhe regjioni (7 regjionet: Prishtinë, Prizren, Pejë,Mitrovicë, Gjakovë, Ferizaj apo Gjilan) për të cilin aplikoni.

Aplikacioni dhe të gjitha dëshmitë bashkëngjiten të fotokopjuara, sepse të njëjtat nuk iu kthehen aplikantëve.

Aplikacionit patjetër duhet t’i bashkëngjitet apo të sillet më vonë tek RNJ-të e PK SH.A., dëshmia (vërtetimi) se aplikanti/ja nuk është nën hetime dhe i/e dënuar.

Afati i fundit për aplikim: 30/01/2021, ora 16:00.

Vendi i punës:

1. Zhvillues/se të softuerëve, 2 ekzekutues

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Bënë përshtatjen e aktiviteteve konform buxhetit të aprovuar për softuerë; Koordinon dhe nxit bashkëpunëtorët konform politikave dhe procedurave të kompanisë; Administron proceset punuese relevante dhe siguron resurse për shërbime të kualitetit të lartë; Bashkëpunon ngushtë me anëtarët e tjerë të ekipit për koordinim gjatë zhvillimit të aplikacioneve; Administron dhe mbikëqyrë efikasitetin e ekipit të përfshirë duke definuar nivelet e performancave; Mbikëqyrë zhvillimin e kërkesave të klientëve dhe krijon modele që harmonizohen me kërkesat relevante; Merr pjesë në definimin e kërkesave për aplikacionet e reja të cilat duhet të zhvillohen;  Merr pjesë në komplet ciklin e zhvillimit të softuerit, duke përfshirë analizën, dizajnin, kodimin dhe dokumentimin e aplikacioneve sipas nevojës; Kryen testimin dhe përmirëson performansën e aplikacioneve të zhvilluara; Modifikimi i softuerëve për të rregulluar gabimet, për t’i përshtatur ato me pajisje të reja, për të përmirësuar performancën e tyre ose për të azhurnuar interface (ndërfaqet); Drejtimi i procedurave të testimit dhe vlerësimit të sistemit; Drejtimi i programimit dhe zhvillimit të dokumentacionit të softuerit; Konsultimi me departamentet ose klientët për statusin dhe propozimet e projektit; Puna me klientët ose drejtoritë/departamentet për çështje teknike, përfshirë hartimin dhe mirëmbajtjen e sistemit të softuerit; Analizimi i informacionit për të rekomanduar dhe planifikuar, instalimin e sistemeve të reja ose modifikimet e një sistemi ekzistues; Konsultimi me stafin inxhinierik për të vlerësuar interface (ndërfaqet) softuer-harduer dhe për të zhvilluar specifikimet dhe kërkesat e performancës; Projektimi dhe zhvillimi i sistemeve softuerike duke përdorur analiza shkencore dhe modele matematikore për të parashikuar dhe matur rezultatet dhe pasojat e dizajnit; Përgatitja e raporteve për programimin e specifikimeve, aktiviteteve ose statusit të projektit; Lidhja/relacionet me menaxherët e projektit për të marrë informacion mbi kufizimet dhe kriteret që duhet plotësuar projekti dhe të zhvillohet/modifikohet në atë drejtim; Hulumton për pajisje dhe softuerë të rinj dhe bën implementimin e tyre; Hulumton për teknologjitë e reja dhe rekomandon në përshtatshmëri; Është i gatshëm dhe i përgatitur që të kujdeset për çfarëdo problemi që paraqitet në aplikacione në çfarëdo kohe qoftë; Kryen edhe detyra të tjera që lidhen me natyrën e punës së tij/saj, por që nuk bien në kundërshtim me ligjet dhe rregullat në fuqi.

Kualifikimi, edukimi, përvoja, aftësitë  dhe të tjera:

Diplomë universitare nga fusha e shkencave elektronike ose/dhe kompjuterike ose/dhe të inxhinierisë së programimit; Edukim të avancuar, i certifikuar në sektorin e njohjes së programimit (certifikatat duhet të jenë të vlefshme dhe me afat konform standardeve certifikuese); Përvojë pune 2 vite e më shumë në punë të  zhvillimit të aplikacioneve; Arritje të dëshmuara në lëmin e IT-së dhe të zhvillimit të softuerëve; Aftësi të forta në lëmin e zhvillimit të softuerit duke përdorur platformat më të reja të përdorura duke përfshirë platformat:  e Microsoft.NET, HTTP/S Protocol, HTML/ CSS Bootstrap, Javascript, Angular JS, Payara 5 ose më të re, Microsoft Server Environment, Java SE 8 ose më të re, JEE 7-8 (përfshirë edhe CDI 2.0 JPA 2.2,), Eclipse Link 2.5, MS SQL Server, Maven 3.1, iText API, JAX-RS API; Njohuri të shkëlqyer të gjuhëve programuese C# dhe Java; Njohuri nga arkitektura e WEB aplikacioneve dhe Windows aplikacioneve; Njohuri në dizajnimin dhe zhvillimin e aplikacioneve me ASP.NET; Njohja e ciklit jetësor të zhvillimit të softuerit; Aftësia për të zhvilluar testimin e njësive të përbërësve të kodit ose aplikacione të plota; Aftësia për të zhvilluar testimin e njësive të përbërësve të kodit ose aplikacione të plota; Duhet të jetë një zhvillues i plotë dhe të kuptojë konceptet e inxhinierisë së softuerit; Përvojë duke punuar në një shumëllojshmëri të projekteve të zhvillimit të softuerit; Njohuri të thella të gjuhëve programuese; Njohuri nga menaxhimi me Bazat Relacionale (MS SQL ose/dhe ORACLE) si dhe T-SQL; Njohuri në zhvillimin e aplikacioneve të shpërndara; Kreativiteti është gjithmonë një plus; Aftësi të gjuhës Anglishte në të folur dhe në të shkruar; Njohuri të shkëlqyeshme në të shkruar dhe të folur të gjuhës shqipe; Aftësi organizimi dhe planifikimi; Të ketë aftësi të punojë nën presion, të ketë etikë të lartë dhe integritet të lartë pune; Të jetë në gjendje të punojë me orar fleksibil të punës.

Vendi i punës:

2. Administrator/e në Përkrahjen e Rrjetit, Sigurisë dhe Zhvillimit të Operacioneve, 1 ekzekutues

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Bënë përshtatjen e aktiviteteve konform buxhetit të aprovuar për rrjet dhe siguri; Koordinon dhe nxit bashkëpunëtorët konform politikave dhe procedurave të kompanisë; Administron proceset punuese relevante dhe siguron resurse për shërbime të kualitetit të lartë; Bashkëpunon ngushtë me anëtarët e tjerë të ekipit për koordinim gjatë zhvillimit të rrjetit dhe zhvillimit të aplikacioneve; Administron dhe mbikëqyrë efikasitetin e ekipit të përfshirë duke definuar nivelet e performancave; Mbikëqyrë zhvillimin e kërkesave të klientëve dhe krijon modele që harmonizohen me kërkesat relevante; Merr pjesë në definimin e kërkesave për aplikacionet e reja të cilat duhet të zhvillohen. Merr pjesë në komplet ciklin e zhvillimit të softuerit, duke përfshirë analizën, dizajnin, kodimin dhe dokumentimin e aplikacioneve sipas nevojës; Kryen testimin dhe përmirëson performancën e aplikacioneve të zhvilluara; Kryen dokumentimin e aplikacioneve të zhvilluara; Krijon dokumentin për procesin e njësisë së biznesit, si dhe të procedurave; Krijon raporte periodike; Instalon dhe administron infrastrukturën e LAN/SAN/WAN, routing & switching, VPN-IPSec Tunelimet, Firewall-ët, filtron dhe kontrollon qasjen në rrjetë, ACS (Access Control Server), Balancuesit e ngarkesës (load balancers), Redundancën e rrjetit, etj.; Instalon dhe administron sistemin mbi sigurinë e infrastrukturës IPS (Intrusion Prevention Systems), IDS  (Intrusion Detection Systems); Mirëmban dhe përditëson pajisjet komunikuese të rrjetit dhe pajisjet e ndërlidhura me to; Administron dhe monitoron operacionet, integritetin dhe sigurinë e pajisjeve dhe të komunikimit në rrjet; Hulumton mangësitë në sigurinë e infrastrukturës së rrjetit; Kryen detyra hulumtuese ndaj ndërhyrjeve të palejuara në sigurinë e rrjetit; Përcakton dhe ekzekuton masat parandaluese; Mirëmban pajisjet për monitorim; Rishikon “log” fajllat dhe auditon pajisjet e rrjetit; Dokumenton për pajisjet dhe komunikimin në infrastrukturë të rrjetit; Zhvillon dhe implementon plane për “Disaster Recovery”; Përpilon plane dhe orare për mirëmbajtje, integrim dhe zgjerim të infrastrukturës; Hulumton për pajisje dhe softuerë të rinj dhe bën implementimin e tyre; Hulumton për teknologjitë e reja dhe rekomandon në përshtatshmëri; Është i gatshëm dhe i përgatitur që të kujdeset për çfarëdo problemi që paraqitet në aplikacione në çfarëdo kohe qoftë; Kryen edhe detyra të tjera që lidhen me natyrën e punës së tij/saj, por që nuk bien në kundërshtim me ligjet dhe rregullat në fuqi.

Kualifikimi, edukimi, përvoja, aftësitë  dhe të tjera:

Diplomë universitare nga fusha e shkencave elektronike ose/dhe kompjuterike ose/dhe të inxhinierisë së telekomunikacionit. Edukim të avancuar, i certifikuar në sektorin e njohjes së rrjetave të komunikimit (certifikatat duhet të jenë të vlefshme dhe me afat konform standardeve certifikuese); Përvojë pune mbi 3 vite në punë të administruesit të rrjetave të komunikimit dhe zhvillim të aplikacioneve; Arritje të dëshmuara në lëmin e IT-së dhe të zhvillimit të softuerit; Aftësi të forta në lëmin e zhvillimit të softuerit duke përdorur platformat më të reja të përdorura duke përfshirë platformën e Microsoft.NET si dhe Java; Njohuri të shkëlqyer të gjuhëve programuese C# dhe Java; Njohuri nga arkitektura e WEB aplikacioneve dhe Windows aplikacioneve; Njohuri në dizajnimin dhe zhvillimin e aplikacioneve me ASP.NET; Njohuri nga menaxhimi me Bazat Relacionale (MS SQL ose/dhe ORACLE) si dhe T-SQL; Njohuri në zhvillimin e aplikacioneve të shpërndara; Aftësi të Anglishtes në të folur dhe në të shkruar; Njohuri të shkëlqyeshme në të shkruar dhe të folur të gjuhës shqipe; Aftësi organizimi dhe planifikimi; Të ketë aftësi të punojë nën presion, të ketë etikë të lartë dhe integritet të lartë pune; Të jetë në gjendje të punojë me orar fleksibil të punës. 

Vendi i punës:

3. Zyrtar/e i mjeteve themelore, 1 ekzekutues

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Regjistron pasuritë fikse në sistemin e kontabilitetit / modulin e pasurisë, në përputhje me standardet e kontabilitetit dhe kushtet ligjore që rregullojnë trajtimin e aseteve të kompanisë; Regjistron kostot e amortizimit dhe amortizimit të aktiveve të prekshme dhe jomateriale sipas normës / normës së amortizimit dhe amortizimit sipas ligjit në fuqi; Kontabiliteti adekuat i pasurive të marra për nevojat e kompanisë; Kontrollon, trajton dhe regjistron blerjen e pasurive, duke trajtuar blerjen në përputhje me ligjet në fuqi dhe përcakton blerjen që përfaqëson kostot kapitale dhe jo-kapitale; Regjistron llogarinë dhe monitoron investimet në progres dhe pas përfundimit të investimeve në progres - i aktivizon ato; Monitoron lëvizjen e aseteve fikse, inventarit dhe pajisjeve IT (IT) të stafit duke regjistruar ndryshimet sipas formës për marrjen dhe dorëzimin e fondeve, si dhe rregullimin e qendrës së kostos dhe transferimin nga një vend në tjetrin (në varësi të lëvizshmërisë së aseteve); Kryeni barazimin mujor të pasurive të prekshme dhe jo-materiale; Përgatit raporte mujore për gjendjen e aseteve të ndërmarrjes; Udhëzon, u jep udhëzime komisioneve të angazhuara për inventarizimin fizik të pasurive fikse; Ai është përgjegjës për regjistrimin / azhurnimin e të dhënave në sistemin ERP / modulin e pasurisë sipas regjistrimit vjetor fizik; Bashkëpunon me Mbikëqyrësin dhe stafin e aseteve fikse për të zgjidhur problemet në lidhje me pasuritë fikse, nëse ato ndodhin gjatë operimit; Kryen detyra të tjera që lidhen me natyrën e punës së tij ose të saj, por që nuk bien në kundërshtim me rregullat dhe ligjet në fuqi.

Kualifikimi, edukimi, përvoja, aftësitë  dhe të tjera:

Diplomë universiteti në ekonomi, administrim biznesi ose fusha të ngjashme. Arsimi i avancuar, i çertifikuar në sektorin përkatës; Përvojë pune mbi 3 vjet në kontabilitet ose fusha të tjera të financës; Njohuri të shkëlqyera me shkrim dhe të folur të gjuhës shqipe; Njohuri dhe përdorim i shkëlqyeshëm i programeve MS Office; Aftësia për të organizuar, planifikuar dhe koordinuar

Vendi i punës:

4. Punëtor/e Sporteli – 10 ekzekutues

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

Ofron shërbime dhe shet të gjitha produktet në sportel, përfshirë edhe implementimin e dimensioneve të parapara dhe raportimin. Është përgjegjës/e për ofrimin dhe shitjen e të gjitha produkteve dhe shërbimeve; Mban përgjegjësi për furnizim të rregullt, ngarkesë me pulla, vlera postare dhe produkte për shitje; Është përgjegjës/e për klasifikimin dhe ruajtjen e dokumentacionit manipulativ financiar në baza ditore, dekadore dhe mujore; Është përgjegjës/e për mirësjellje dhe zbatimin e Kodit të Mirësjelljes; Raporton te Kontrollori/ja i/e Ndërrimit ose Përgjegjësi/ja i/e Postës në baza ditore, dekadore dhe mujore; Kryen edhe punë tjera të nevojshme, të parashtruara nga Kontrollori/ja ose Përgjegjësi/ja i/e Postës; Për punën e vet i raporton Kontrollorit të ZP/Përgjegjësit të Zyrës Postare.

Kualifikimi dhe përvoja e nevojshme:

Punonjësi/punonjësja, për ushtrimin e detyrave dhe përgjegjësive të Punëtorit/es së Sportelit duhet të ketë kualifikim universitar ose kualifikim të mesëm dhe së paku 1 vit përvojë pune në ushtrimin e detyrave dhe përgjegjësive të ngjashme si në përshkrimin e vendit të punës.

Vendi i punës:

  • Postier/e – 20 ekzekutues

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

Pranon dhe shpërndan letër-dërgesat, kolipostat, apo produktet tjera që ofron PK Sh.A., të ndara/ngarkuara nga kartuesi/ja; Është përgjegjës/e për pranimin, dorëzimin e letër-dërgesave, kolipostave në rajonin përkatës; Bën shitjen e produkteve sipas shërbimeve që ofrohen nga PK Sh.A. dhe është përgjegjës/e për arritjen e targeteve të caktuara nga qendra për shitjen e produkteve; Mban përgjegjësi për produktet e pranuara për shitje, tel. USSD, evidencë, klasifikim dhe ruajtje të dokumentacionit manipulativ në baza ditore, dekadore dhe mujore; Zbaton ndryshimet e paraqitura në lidhje me shpërndarjen dhe dorëzimin; Është përgjegjës/e për mirësjellje, zbatimin e Kodit të Mirësjelljes dhe Kodit mbi Trajtimin e Dërgesave Postare; Kryen edhe punë tjera të nevojshme të parashtruara nga Kontrollori i Shpërndarjes/Kartuesi apo Përgjegjësi i Zyrës Postare; Për punën e vet i përgjigjet Kontrollorit të Shpërndarjes/Përgjegjësit të Zyrës Postare.

Kualifikimi dhe përvoja e nevojshme:

Punonjësi/punonjësja, për ushtrimin e detyrave dhe përgjegjësive të Postierit/es duhet të ketë  kualifikim  të mesëm, preferohet në drejtimin e shërbimit postar.

Vendi i punës:

  • Shtëpiak/e – 1 ekzekutues

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

Siguron të gjitha meremetimet, riparimet si dhe zhvendosjet e të gjitha pajisjeve pronë e PK-se ose të marra me qira. Është përgjegjës për kontrollimin, identifikimin dhe menjanimin e të gjitha prishjeve mekanike, elektrike dhe të instalimeve, të ujit, të mobileve dhe prishjeve në ndërtesë (dyerve, dritareve, dyshemeve, pllafoneve, mureve etj); Mbikëqyr riparimet e ndërtesave dhe pajisjeve për të siguruar funksionim të shpejtë dhe të përshtatshëm të tyre; Kujdeset për mirëmbajtjen e parqeve dhe hapësirave të gjelbëruara në pronësi të PK-së; Kryen shërbime si meremetime, riparime të nevojshme dhe përmirësime; Bën mirëmbajtjen e ndërtesave(Brenda dhe jashtë),të mobileve,të nxehjes(qendrore dhe të ndryshme), pajimeve elektrike e hidraulike dhe rregullimeve tjera (dyer, dritareve, mureve, pllafoneve etj); Është përgjegjës për mirëmbajtjen e ndërtesës, ofrim të punës cilësore si dhe kryen edhe punë tjera fizike (krahu/dore) sipas nevojës; Kryen dhe detyra te tjera që lidhen me natyrën e punës.

Kualifikimi dhe përvoja e nevojshme:

Shkolla e mesme; Aftësi për punë ekipore; Përvoje punë në fushën përkatëse; Njohuri për përdorimin e aplikacioneve të Microsoft Office dhe Internetit;

Kandidatët që i plotësojnë kushtet fillimisht do t’i nënshtrohen testit me shkrim dhe vetëm ata kandidatë, të cilët do të kalojnë testin, do të hyjnë në rrethin e ngushtë dhe do t’i nënshtrohen intervistës.

⇒ Shpallja e plotë.

Related Listings

03/03/2021
01/03/2021
01/03/2021