Vende të lira të punës (13)

komuna pejes logo
Municipality of Peja
Published
02/07/2020
Location
Peja
Category
Listing Type
Jobs  

Description

Në bazë të nenit 11 paragrafi 1 dhe nenit 18 paragrafi 1 të Ligjit mbi Shërbimin Civilë të Republikës së Kosovës, Nr. 03/L-149 dhe nenit 15 paragrafi 1 dhe 2 të Rregullores nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civilë, Komuna e Pejës shpall:

KONKURS

Nr. referencës 01-111/01-0056276/20
Datës 01.07.2020
I publikuar me datë 02.07.2020 për këto pozita:

DREJTORIA PËR BUXHET DHE FINANCA

  • Titulli i pozitës së punës: Analist i Buxhetit
  • Nr. i ekzekutuesve: 1 (një)
  • Grada: 9
  • Koeficienti: 7
  • Procedura e aplikimit: I jashtem
  • Lloji i pozitës: Karrierës
  • Titulli i mbikëqyrësit: Shefi i sektorit
  • Orari i plotë: 40 orë në javë
  • Nr. i ref. RN00006085

Qëllimi i vendit të punës:    

Analizimi, përgatitja dhe zbatimi i buxhetit duke marrë në konsideratë nevojat financiare aktuale dhe të ardhshme të institucionit.

Detyrat Kryesore:    

  • Në bashkëpunim me mbikëqyrësin dhe zyrtarin e lartë harton planet e punës për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave dhe jap rekomandime lidhur me realizimin e këtyre
  • Analizon dhe vlerëson propozime dhe kërkesat buxhetore dhe bënë ekzaminimin e tyre duke shqyrtuar korrektësinë, saktësinë dhe tersin si dhe kontribuon në përgatitjen e buxhetit përfundimtar për njësinë buxhetore.
  • Analizon buxhetin e mëparshëm duke marr në konsideratë realizimin për vitet vijuese të tij dhe gjatë vitit të kaluar financiar dhe rekomandon ndryshime në buxhet për stafin menaxhues.
  • Ofron këshilla profesionale për organizatat buxhetore lidhur me procedurat e përgatitëse dhe hartimit të buxhetit.
  • Përciell dhe mbështet zbatimin e buxhetit gjatë viti fiskal për OB-të, dhe jap propozime për kërkesat e arritura të OB-ve, pas analizës së saktë propozon për financim atë që është e qëndrueshme.
  • Mban lidhje me organizatat buxhetore, komunikon dhe përcjell aktivitete e tyre lidhur me implikimet buxhetore dhe strategjitë e tyre zhvillimore, si dhe përgatit opinione për vlerësimin e ndikimeve buxhetore të propozimeve dhe për strategjitë e tyre zhvillimore.
  • Përgatit raporte periodike lidhur me realizimin e buxhetit për organizatat buxhetore të cilat i përcjell dhe i propozon masat për përmasimin e tyre.
  • Kryen edhe punë tjera në pajtim me qëllimin e vendit të punës të cilat mund të kërkohen kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

Shkathtësitë e kërkuara:     

  • Diploma Universitare, drejtimi ekonomik, financa, biznes apo të ngjashme , dy (2) vite përvojë pune profesionale pas diplomimit.
  • Njohuri dhe përvojë në fushat e buxhetit dhe financave, njohurit e ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme për menaxhimin e financave publike.
  • Shkathtësitë në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit, shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave.
  • Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion.
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access).

Titulli i pozitës së punës: Zyrtar për Tatimin në Pronë

  • Nr. i ekzekutuesve: 4 (katër)
  • Grada: 10
  • Koeficienti: 6
  • Procedura e aplikimit: I jashtëm
  • Lloji i pozitës: Karrierës
  • Titulli i mbikëqyrësit: Udhëheqësi i Sektorit të Tatimit në Pronë
  • Orari i plotë: 40 orë në javë
  • Nr. i ref. RN00006094

Qëllimi i vendit të punës:    

Administrimi i sistemit për menaxhimin e tatimit në pronë dhe regjistrimi i pronës sipas kritereve dhe standatëve të caktuara me legjislacionin në fuqi.

Detyrat Kryesore:    

  • Në bashkëpunim me mbikëqyrësin dhe stafin tjetër profesional zhvillon planin e punës dhe afatet për zbatimin e detyrave dhe përgjegjësive në fushën e tatimit në pronë.
  • Është përgjegjës për të identifikuar dhe menaxhuar burimet për vjeljen e tatimit në pronë, kompletimin e saktë të dosjeve të dhënave për objektet e pronës së paluajtshme si dhe përgatitjen e vërejtjeve të fundit të tatim paguesve.
  • Shfrytëzon  mundësit e sistemit në pronë, identifikon faturat e papaguara tatimore dhe llojin e aksionit që kërkohet sipas procedurave ligjore.
  • Siguron në kos se zbatohen aksionet  e grumbullimit si kërkohet në kalendar ligjor në pajtim me ligjin dhe aktet nënligjore.
  • Bënë hulumtime dhe analiza rrethe personave të cilëve iu ka adresuar fatura tatimore dhe vërejtjet tjera, duke marr nënshkrimet e marrësit të faturave-vërejtjeve, hulumton pasurit dhe informatat e tatim paguesve si dhe mban evidencë të llogarive në prioritet që duhet të vjelën.
  • Përgadit fushata informative dhje vetëdiesuese lidhur me faturim dhe pagesën e tatimit në pronë dhe jap rekomandime përmasimin e aspekteve të punës.
  • Bashkpunon dhe koordinon punët me njësit tjera, pranon dhe evidenton ankesat e tatimpaguesve, kujdeset për procedimin e tyre dhe shpërndan vendimet e bordit të anketuesit/tatimpaguesit.
  • Kryen edhe detyra tjera në fushën profesionale specifike në përputhje me ligjet dhe rregulloret aktuale të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe.

Shkathtësitë e kërkuara:     

  • Diploma Universitare, drejtimi ekonomik, financa, juridik.
  • Me diplomë Universitare pa përvojë pune, ndërsa me shkollë të lartë dy (2) vite përvojë pune profesionale.
  • Shkathtësitë hulumtuese, analitike, vlerësuese të informacionit, aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion.
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access).

DREJTORIA PËR KADASTER DHE GJEODEZI

Titulli i pozitës së punës: Zyrtar për Arkiv 1

  • Numri i ekzekutuesve: 1 (një)
  • Grada: 10
  • Koeficienti: 6
  • Procedura e aplikimit: I jashtem
  • Lloji i pozitës: Karrierës
  • Titulli i mbikëqyrësit: Udhëheqës i Sektorit Kadastrit
  • Orët e punës: 40 orë në javë
  • Nr. i ref. RN00006083

Qëllimi i vendit të punës:    

Arkivimi, sistemimi dhe mbajtja azhure e lëndëve të institucionit

Detyrat Kryesore:                           

  • Pranon dokumente dhe lëndët për arkivim dhe kujdeset për arkivimin e tyre në përputhje me procedurat ligjore.
  • Kujdeset për sistemimin dhe mbajtjen azhure të lëndëve arkivore, si dhe propozon udhëzues të nevojshëm për funksionimin e arkivit.
  • Mirëmban arkivin e veçanta për rastet e detajuara specifike dhe ruan paprekshmërinë e informatave.
  • Përkujdeset për seleksionimin e rregull të lëndës arkivore.
  • Mban kontakte të vazhdueshme me institucionet e arkivit me Agjencinë Kadastral të Kosovës me qëllim të dorëzimit të lendeve arkivore, arkivit kompetent pas kalimit të afatit.
  • Ndërmerr veprime tjera të nevojshme për funksionimin sa ma të mirë të ligjit mbi lëndën arkivore të Kosovës.
  • Koordinon punën me nëpunësin që merret me postën për shpërndarjen e postës, shkresave jashtë dhe brenda institucionit.
  • Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret aktuale të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohe pas kohe nga mbikëqyrësi.

Shkathtësitë e kërkuara:     

  • Diploma Universitare, drejtim gjeodezi, papërvojë pune
  • Aftësi për zbatimin e procedurave dhe udhëzimeve administrative për kryerjen e detyrave të punës.
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access).

DREJTORIA PËR ADMINISTRAT

Titulli i pozitës së punës: Zyrtar për Arkiv

  • Numri i ekzekutuesve: 2 (dy)
  • Grada:10
  • Koeficienti: 6
  • Procedura e aplikimit: I jashtëm
  • Lloji i pozitës: Karrierës
  • Titulli i mbikëqyrësit: Drejtor i Administratës
  • Orët e punës: 40 orë në javë
  • Nr. i ref. RN00006091

Qëllimi i vendit të punës:    

Arkivimi, sistemimi dhe mbajtja azhure e lëndëve të institucionit

Detyrat Kryesore:                           

  • Pranon dokumente dhe lëndët për arkivim dhe kujdeset për arkivimin e tyre në përputhje me procedurat ligjore.
  • Kujdeset për sistemimin dhe mbajtjen azhure të lëndëve arkivore, si dhe propozon udhëzues të nevojshëm për funksionimin e arkivit.
  • Mirëmban arkivin e veçanta për rastet e detajuara specifike dhe ruan paprekshmërinë e informatave.
  • Përkujdeset për seleksionimin e rregull të lëndës arkivore.
  • Mban kontakte të vazhdueshme me institucionet e arkivit me Kosovës me qëllim të dorëzimit të lendeve arkivore, arkivit kompetent pas kalimit të afatit.
  • Ndërmerr veprime tjera të nevojshme për funksionimin sa ma të mirë të ligjit mbi lëndën arkivore të drejtoratit.
  • Koordinon punën me nëpunësin që merret me postën për shpërndarjen e postës, shkresave jashtë dhe brenda institucionit.
  • Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret aktuale të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohe pas kohe nga mbikëqyrësi.

Shkathtësitë e kërkuara:     

  • Diploma Universitare, papërvojë pune ose shkolla e lartë së paku 2 (dy) vite përvojë pune.
  • Aftësi për zbatimin e procedurave dhe udhëzimeve administrative për kryerjen e detyrave të punës.
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access).
  • Shkathtësi komunikimi, përfshirë aftësinë për të interpretuar informata, dhënë udhëzime dhe përcjell informata tek të tjerat.

Titulli i pozitës së punës: Zyrtar për Regjistrimin Civil -Novosell

  • Numri i ekzekutuesve: 1 (një)
  • Grada:10
  • Koeficienti: 6
  • Procedura e aplikimit: I jashtëm
  • Lloji i pozitës: Karrierës
  • Titulli i mbikëqyrësit: Udhëheqës i Sektorit për Gjendje Civile
  • Orët e punës: 38 orë në javë
  • Nr. i ref. RN00006089

Qëllimi i vendit të punës:    

Ofrimi i shërbimeve në fushën e regjistrimit civil, lëshimi i dokumenteve personale, letërnjoftim, pasaportë.

Detyrat Kryesore:                           

  • Zhvillon arrin pëlqim për planet e punës dhe afatet me udhëheqësin për zbatimin e objektivave në realizimin e shërbimeve ndaj qytetarëve në fushën regjistrimit civil për letërnjoftim dhe pasaportë.
  • Shqyrton kërkesat e palëve lidhur me ndryshimin e të dhënave në dokumentet personale.
  • Bën pranimin e aplikacioneve dhe njofton paletë lidhur me kriteret e regjistrimit civil dhe marrjen e dokumenteve personale si letërnjoftimin dhe pasaportën.
  • Merr pjesë në grupet punuese në fushën profesionale specifike kur kërkohet.
  • Ofron këshilla në fushën e ekspertizës së kërkuar brenda institucionit.
  • Raporton rregullisht të udhëheqësi për detyrat e kryera sipas planit.
  • Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret aktuale të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohe pas kohe nga mbikëqyrësi.

Shkathtësitë e kërkuara:     

  • Diploma Universitare, papërvojë pune ose shkollë e lartë dhe së paku dy (2) vite përvojë pune
  • Njohurit profesionale specifike në fushën përkatëse të punës, të fituar përmes arsimit universitar.
  • Aftësi në zgjedhjen e problemeve për çështje teknike ose procedurale që dalin nga procesi i punës.
  • Aftësia për të organizuar punën e vetë dhe për të koordinuara stafin e nivelit administrativ.
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike dhe vlerësim të informacionit.
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access).

Titulli i pozitës së punës: Zyrtar për Përkthime

  • Numri i ekzekutuesve: 1 (një)
  • Grada:12
  • Koeficienti: 7
  • Procedura e aplikimit: I jashtëm
  • Lloji i pozitës: Karrierës
  • Titulli i mbikëqyrësit: Drejtor i Administratës
  • Orët e punës: 40 orë në javë
  • Nr. i ref. RN00006092

Qëllimi i vendit të punës:    

Sigurimi i përkthimeve i të gjitha materialeve të nevojshme për komunën.

Detyrat Kryesore:                           

  • Perkthen sipas nevojës çdo material zyrtar të Komunës nga gjuha shqipe në gjuhen serbe, boshnjake dhe anasjelltas.
  • Bën sigurimin e përkthimeve të gjitha materialeve të nevojshme me qëllim që pjesëtaret e komuniteteve tjera të kenë informim në gjuhen e tyre amtare.
  • Kryen përkthimin simulant për nevojat e organeve të komunës.
  • Bën përkthimin e akteve normative komunale ( Statutin dhe Rregulloret Komunale.
  • Bën përkthimin e materialeve dhe procesverbaleve të Kuvendit Komunal, Komitetit për Politik dhe Financa, Komitetit për Komunitete dhe sipas nevojave dhe komuniteteve tjera.
  • Kryen edhe detyra tjera sipas kërkesës së mbikëqyrësit në përputhje me natyrën punës.

Shkathtësitë e kërkuara:     

  • Diploma Universitare, me dy (2) vite përvojë pune në lëmin e përkthimeve.
  • Njohuri dhe përvojë në fushën e përkthimeve nga gjuha shqipe në gjuhën serbe, boshnjake dhe anasjelltas.
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access).

DREJTORIA PËR SHËNDETËSI DHE MIRËQENIE SOCIALE

Titulli i pozitës së punës: Zyrtar për Buxhet dhe Financa

  • Numri i ekzekutuesve: 1(një)
  • Grada:9
  • Koeficienti:7
  • Procedura e aplikimit: I jashtem
  • Lloji i pozitës: Karrierës
  • Titulli i mbikëqyrësit: Drejtor i Drejtorisë në Komunë
  • Orët e punës: 40 orë në javë
  • Nr. i ref. RN00006084

Qëllimi i vendit të punës:    

Realizimi i planit dhe detyrave të buxhetit të programit të shëndetësisë.

Detyrat Kryesore:    

  • Procedon pagesat për nevojat e drejtoratit.
  • Merr pjesë në planifikimin e buxhetit për drejtoratin.
  • Është përgjegjës për financat e drejtoratit.
  • Në bashkëpunim me mbikëqyrësin harton planet e punës për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e tyre.
  • Është përgjegjës për alokimin e mjeteve për paga dhe kategori tjera për drejtorin.
  • Kujdeset për zbatimin e formulës se re financiare për bartjen e buxhetit për drejtorinë.
  • Analizon dhe vlerëson planin e rrjedhjes te parasë, zotimeve dhe shpenzimeve dhe siguron se janë bërë në pajtim me procedurat dhe standardet e parapara me legjislacionin për buxhet dhe financa. 8.Kryen edhe pune  tjera profesionale ne pajtim me qëllimin e vendit te punës te cilat mundën të kërkohen kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

Shkathtësitë e kërkuara:     

  • Diplome universiteti, drejtimi ekonomik dhe fushat ekonomike.
  • 2 ( dy) vite përvojë pune profesionale pas diplomimit
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access).

DREJTORIA PËR MBROJTJE DHE SHPËTIM

Titulli i pozitës së punës: Zyrtar për Emergjenca

  • Numri i ekzekutuesve: 1 (një)
  • Grada: 10
  • Koeficienti:7
  • Procedura e aplikimit: I jashtem
  • Lloji i pozitës: Karrierës
  • Titulli i mbikëqyrësit: Udhëheqësi i Sektorit për Mbrojtje dhe Shpëtim
  • Orët e punës: 40 orë në javë
  • Nr. i ref. RN00006086

Qëllimi i vendit të punës:    

Planifikon dhe merr masa të nevojshme për parandalimin e fatkeqësive.

Detyrat Kryesore:    

  • Kordinimi i planifikimit, zhvillimit dhe zbatimit plan-programe të caktuara të trajnimit dhe edukimit.
  • Ofrimi i këshillave profesionale në hartimin e plan-programeve të trajnimit dhe edukimit për të gjitha fushat e menaxhmentit emergjent.
  • Dhënja e kontributit në zhvillimit e plan-programeve të nivelit bazik dhe avancues në sferën e Gatishmërish Emergjente.
  • Kujdesin ndaj harmonizimit plan – programeve të trajnimit me politikat, standardet dhe objektivat e përgjithshme të Gatishmërisë.
  • Përcjellja e vazhdueshme të arritjes së standardeve të trajnimit.
  • Bën vlerësimin formal dhe sasior të humbjeve të mundshme nga rreziqet natyrore, teknologjike dhe të faktorit njëri.
  • Përcjell vazhdimisht rreziqet e identifikuara dhe vlerësuara në nivelin lokal.
  • Analizon, shqyrton dhe ofron rekomandime për përmasimin e sistemit të mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera.
  • Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

Shkathtësitë e kërkuara:     

  • Diplome universiteti, pa përvojë pune, ose shkolla e lartë me dy (2) vite përvoje pune pas diplomimit
  • Aftësi për zbatimin e procedurave dhe udhëzimeve administrative për kryerjen e detyrave të punës
  • Shkathtësi komunikimi, përfshirë aftësinë për të interpretuar informata;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access).

ZYRA E KRYETARIT

Titulli i pozitës së punës: Zyrtar i Prokurimit

  • Numri i ekzekutuesve: 1 (një)
  • Grada: 9
  • Koeficienti:7
  • Procedura e aplikimit: I jashtëm
  • Lloji i pozitës: Karrierës
  • Titulli i mbikëqyrësit: Udhëheqësi Prokurimit
  • Orët e punës: 40 orë në javë
  • Nr. i ref. RN000006088

Qëllimi i vendit të punës:    

Sigurimi i prokurimit për të gjithat shpenzimet e institucionit dhe hartimit, zhvillimi dhe zbatimi i strategjive dhe dokumenteve të prokurimit si dhe sigurimi që kontratat përmbushin objektivat e institucionit dhe kërkesat biznesit..

Detyrat Kryesore:    

  • Analizon aktivitete aktuale të prokurimit dhe rekomandon përmasimin përmes metodave më efikase të prokurimit dhe standardizimit të procedurave të prokurimit si dhe merr pjesë në hartimin dhe zhvillimin e dokumenteve të prokurimit.
  • Përgadit dokumentacionin dhe ftesat për ofertat për tender dhe dërgimin e tyre për shpallje në mjetet e informimit si dhe regjistron të gjithë kompanitë që marrin materialin e tenderit
  • Kontrollon faturat në pajtim me kushtet e kontratës, me shënimet mbi mallrat e pranuara të nënshkruara nga nëpunësi i emëruar për pranimin e mallrave, përgatit dokumentacionin për pagesë dhe dërgon lëndët për ekzekutim.
  • Pranon ofertat nga kompanitë në kohën e parapara në tender, merr pjesë në përgatitjen e hapjes së ofertave dhe përgatit procedurat e vlerësimit të ofertave.
  • Mban të dhëna detale për të gjithë ofertuesit pjesëmarrës, për veprimet dhe vendimet e marra si dhe nënshkrimi i komenteve nga secili anëtar.
  • Pranon të gjitha shkresat për prokurim, lëndët të përfunduara nga zyrtaret e prokurimit dhe regjistron ato në programe kompjuterike dhe i arkivon.
  • Merr pjesë në komisionet për vlerësimin e ofertave dhe siguron mbajtjen e të dhënave për të gjithë ofertuesit pjesëmarrës si dhe për veprimet dhe vendimet e marr, si dhe siguron që komentet e të gjithë anëtareve të shënohen dhe se çdo anëtar t’i nënshkruan këto komente.
  • Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

Shkathtësitë e kërkuara:     

  • Diplome universiteti, fakulteti ekonomik, juridik apo biznes, dy (2) vite përvoje pune profesionale.
  • Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit, shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale.
  • Aftësi për përmbushjen e detyrave dhe punëve nën presion.
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access).

Për pozitat e cekura më lartë zbatohet puna provuese prej dymbëdhjetë (12) muajve konform nenit 20, paragrafi  2, të LSHCK.

Çdo kandidat ( aplikues ) për pozitën e lartcekur duhet ta kompletoj dhe dorëzoj dokumentacionin e domosdoshëm (foto kopje) si vijon:

  • Dëshmi të kualifikimit shkollorë, fotokopje e noterizuar, ndërsa e nostrifikuar në MASHT, nëse kandidati e ka kryer shkollimin jashtë Republikës së Kosovës;
  • Dëshmi mbi përvojën e punës për pozitat ku kërkohet përvoja;
  • Certifikata për trajnime dhe njohje të punës me kompjuter;
  • Dokumentin e identifikimit;
  • Certifikatën se nuk është nën hetime dhe nuk është i dënuar për ndonjë vepër penale.

Aplikacionet merren dhe të plotësuara dorëzohen në arkivin qendror të Komunës së Pejës, përkatësisht në Qendrën për Shërbim të Qytetarëve.

Afati i aplikimit në QSHQ është 15 ditë, nga dita e shpalljes publike të konkursit në  gazetë ditore, web faqen komunale dhe në tabelën komunale të shpalljeve publike.

Shërbimi Civilë i Kosovës, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe i mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

“Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e Shërbimit Civilë të Administratës Publike, Qendrore dhe Lokale, siç parashihet në nenin 11, të Ligjin mbi Shërbimin Civilë të Republikës së Kosovës”.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen, kurse ato të mangëta refuzohen.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të njoftohen për vendin, datën dhe kohen e mbajtjes së testimit me shkrim përmes web faqes zyrtare të komunës dhe tabelës së shpalljeve publike të Komunës.

Dokumentet e pranuara të aplikantëve  fotokopje, nuk kthehen.

Konkursi i plote.

Related Listings

Roje Pyelli (2)   Vushtrri new
01/10/2020
Edukator/e për kopsht (2)   Hani i Elezit new
01/10/2020
Edukator/e (2)   Hani i Elezit new
01/10/2020
01/10/2020