Vende të lira të punës (12)

Skenderaj YellowPagesKosovo 2666894972 e1599659624722
Komuna e Skenderajt
Published
23/09/2020
Location
Skenderaj
Listing Type
Jobs  

Description

Në bazë të Nenit 8 të Ligjit të Punës Nr.03/L-212, Nenit 5 (shkronja c) të Ligjit për Arsimin në Komunat e Rep. së Kosovës Nr. 03/L-068, Nenit 17 (shkronja h) të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040, Nenit 35 të Ligjit mbi Arsimin Parauniversitar në Rep. e Kosovës Nr. 04/L-032, të UA 07/2017 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik, të UA të MASHT 10/2018 si dhe në bazë të kërkesave të institucioneve arsimore, Drejtoria Komunale e Arsimit në Skenderaj, shpall:

Konkurs për plotësimin e vendeve të lira të punës për vitin shkollor 2020/2021

Nr. | Niveli | Pozita | Institucioni | Vendi | Pensionim / Zëvendësim | Nr. i orëve | Nr. i pozitave

  • Shfmu | Mësimdhënës/e për Gjuhë angleze “Hamëz Jashari” “Shaban Jashari” | Skenderaj | Zëvendësim | Normë e plotë | 1
  • Shfmu | Mësimdhënës/e për Mësim kasor | “Vëllezërit Frashëri” Qubrel | Zëvendësim | Normë e plotë | 2
  • Shfmu | Edukator/e 3 – 6 vjeç | IP“Nëna Zahide” Skenderaj | Vend i lirë | Normë e plotë |2
  • Shfmu | Mësimdhënës/e për Mësim klasor “Fehmi Rama” Likoc | Zëvendësim | Normë e plotë  | 1
  • Shfmu | Edukator/e për parashkollorë | “Fehmi Rama” | Likoc | Vend i lirë | Normë e plotë | 1
  • Shfmu | Mësimdhënës/e për Gjuhë angleze | “Bashkim Sadiku” | Tushil | Zëvendësim | Normë e plotë | 1
  • Shfmu | Mësimdhënës/e për Gjeografi | “Halit Geci” “Skënder Skënderi” | Llaushë, Vajnikë | Vend i lirë | 14 orë | 1
  • Shfmu | Mësimdhënës/e për Gjeografi | “Halit Geci” “Skënder Skënderi” | Llaushë, Vajnikë | Vend i lirë | 14 orë | 1
  • Shfmu | Mësimdhënës/e për Histori dhe edukatë qytetare | “Halit Geci" | Llaushë | Zëvendësim | 10 orë | 1
  • Shfmu | Mësimdhënës/e për Mësim klasor  | “Enver Haliti" | Lubovec | Vend i lirë | Normë e plotë | 1

Kushtet: Për të gjitha vendet e punës, në të tri nivelet (shkolla fillore, shkolla të mesme të ulëta dhe shkolla të mesme të larta ) kandidatët duhet t’a kenë të kryer fakultetin - drejtimi përkatës sipas Normativit 10/2018, ndërsa në mungesë të kuadrit të kualifikuar vijnë kandidatët e tjerë, të drejtimeve të përafërta, që i plotësojnë kushtet më së miri.

Zgjedhja e kandidatëve për mësimdhënës do të bëhet në bazë të nenit 35 të Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës nr.04/L- 032, UA 10/2018 si dhe në bazë të rezultateve të panel-intervistës, me shkrim dhe me gojë.

Për Intervistën me gojë dhe me shkrim do të ftohen vetëm kandidatët e listës së ngushtë, sipas nenit 4 të UA 17/2009. Kandidatët e listës së ngushtë me shkrim dhe me gojë do të ftohen në telefon.

Për konkurrim, kandidatët duhet të plotësojnë dokumentacionin:

  • Diploma dhe një kopje e vërtetuar e diplomës;
  • Kopja e letërnjoftimit;
  • Vërtetimin për punë nga gjykata;
  • Certifikatën e gjendjes shëndetësore (në rast se pranoheni );
  • Certifikatë trajnimi - nëse keni ;
  • Përvoja e punës - nëse keni ;
  • Referencën e punës – ata që kanë përvojë pune;

Aplikacioni merret dhe dorëzohet në objektin e Komunës, kati i parë, sporteli nr. 13; Kandidatët mund të konkurrojnë më së shumti në dy shkolla;

Kandidatët që kanë diplomuar jashtë Kosovës, duhet të kenë diplomat e nostrifikuara nga MASHT.

Fillimi i punës për vendet e lartcekura, nuk do të jetë domosdoshmërisht pas shpalljes se rezultatëve, por varësisht nga vendi i punës në shkollë (datës së pensionimit apo pushimit të lehonisë etj.).

Dokumentet e pakompletuara si dhe ato pas afatit, nuk merren në shqyrtim. Rezultatet e konkursit do të shpallen në webfaqe të Komunës së Skenderajt. Dokumentacioni nuk kthehet.

Afati i konkursit mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit të konkursit në gazetë dhe në webfaqen zyrtare të Komunës së Skenderajt.

Related Listings

Zyrtar/e i/e Depos   Pristina new
19/10/2020
17/10/2020
17/10/2020
17/10/2020