Vende të lira të punës (10)

patriot 150x150 1 e1601032323953
Patriot LLC
Published
27/10/2020
Location
Kosovo
Category
Listing Type
Jobs  

Description

Në bazë të dispozitave të Ligjit të Punës Nr. 03/L-22 dhe të Statutit të “PATRIOT” L.L.C. me seli në Rahovec, shpall vende të lira të punës për zyrën qendrore në Prishtinë dhe zyrat rajonale.

KONKURS

Për plotësimin e vendit të lirë të punës:

  • Menaxher për Buxhet dhe Financa (1 pozitë)
  • Udhëheqës i Koordinatorëve (1 pozitë)
  • Koordinator Rajonal (5 pozita: Pejë, Prizren, Gjilan, Mitrovicë, Ferizaj)
  • Zyrtar për shitje dhe marketing (2 pozita)
  • Asistent Administrativ dhe Burime Njerëzore (1 pozitë)

A). MENAXHER PËR BUXHET DHE FINANCA

Qëllimi i vendit të punës:

Menaxhon dhe udhëheqë Departamentin për Buxhet dhe Financa, në pajtim me ligjet në fuqi dhe rregulloret e kompanisë, organizon dhe udhëheq punët lidhur me planifikimin dhe përgatitjen e buxhetit, përpilimin e raporteve periodike financiare, përcjell ecurinë e shpenzimeve të buxhetit, bënë kontrollin e kostos, përkujdeset për ruajtjen e aseteve të korporatës dhe rritja e të ardhurave dhe fitimit vjetor.

Përgjegjësitë dhe detyrat e punës:

  • Përgjegjës për menaxhimin e punëve dhe udhëheqjen e Departamentit të për Buxhet dhe Financa, në bazë të dispozitave ligjore nga lëmi i kontabilitetit dhe financave.
  • Përgjegjës për mbajtjen e evidencës, përllogaritjes dhe pagesës së rrogave dhe të ardhurave të tjera të personelit si dhe pagesën e taksave dhe tatimeve, në bazë të dispozitave ligjore.
  • Përgjegjës për hartimin dhe kontrollimin e raporteve periodike financiare si dhe pasqyrave financiare.
  • Përgjegjës për prezantimin e raporteve financiare periodike dhe vjetore para Drejtorit Gjeneral.
  • Përgjegjës për mbajtjen e llogarive të plota dhe të sakta për të gjitha transaksionet financiare si dhe përgatit pasqyrat financiare.
  • Përgjegjës për mbikëqyrjen e parasë së gatshme (arkës) dhe barazimin e arkës.
  • Përgjegjës për kryerjen e korrespodencës me Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave, Administratës Tatimore, Trustit të Kursimeve Pensionale dhe institucioneve të tjera financiare si dhe plotësimin me kohë të formularëve dhe të kërkesave të ndryshme drejtuar këtyre institucioneve.
  • Përgjegjës që në fund të vitit të sigurojë që të gjitha dokumentet të jenë të gatshme për auditim të brendshëm dhe të jashtëm dhe përgatitjen e materialeve kalkuluese/llogaridhënëse.
  • Përgjegjës për implementimin e rekomandimeve nga auditimi i brendshëm dhe i jashtëm.

Kualifikimet arsimore dhe aftësitë/shkathtësitë profesionale:

Për pozitën Menaxher për buxhet dhe financa nevojiten këto kushte të përgjithshme: arsimi i lartë profesional në ekonomik, me specializim në menaxhment, kontabilitet dhe financa; njohuri të shkëlqyeshme të Ligjit mbi tatimin në të ardhurat personale, Ligjit për menaxhimin e financave dhe të Ligjit për fondet pensionale; shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit; aftësi dhe njohuri të mira kompjuterike nga fusha e IT; shkathtësi për paraqitje të këndshme dhe të kulturuar; aftësi vendim-marrëse, vet iniciativë dhe i gatshëm të marr përgjegjësi në punën e tij; 3 vite përvojë të punës.

B). UDHËHEQËS I KOORDINATORËVE

Qëllimi i vendit të punës:

Udhëheqësi i koordinatorëve është përgjegjës për menaxhimin e koordinatorëve rajonal dhe koordinatorëve të shitjes dhe marketingut, duke u fokusuar në planifikimin, organizimin dhe udhëheqjen e tyre, identifikimin e kompanive të cilat merren me shitje me pakicë dhe shumicë të derivateve të naftës, ofrimi i çmimeve konkurruese në tregun e derivateve të naftës dhe ngritja e imazhit dhe reputacionit të Kompanisë, përmes promovimit të cilësisë së derivateve të naftës.

Përgjegjësitë dhe detyrat e punës:

  • Përgjegjës për hartimin, zhvillimin dhe zbatimin e strategjisë për hulumtimin e tregut të shitjes me pakicë dhe shumicë të derivateve të naftës në mënyrë që të rrisë shitjen nëpërmjet të promovimit dhe publikimit të emrit tregtar të Kompanisë.
  • Përgjegjës për hartimin, zhvillimin dhe zbatimin e planit të shitjes dhe të marketingut, përmes të cilëve bëhet hulumtimi i tregut të shitjes me pakicë dhe shumicë i derivateve të naftës, duke bashkëpunuar ngushtë me koordinatorët rajonal dhe koordinatorët e shitjes dhe të marketingut.
  • Përgjegjës për hartimin, zhvillimin dhe zbatimin e planit të biznesit dhe të strategjisë vepruese për hulumtimin e tregut, për të zgjeruar bazën e klientëve (kompanive që furnizohen me derivate të naftës), duke u fokusuar në promovimin e drejtpërdrejt të tyre dhe herë pas here duke bërë vizita te kompanitë të cilat kanë kontrata për furnizim me shumicë me derivate të naftës.
  • Përgjegjës për mbikëqyrjen e punës së koordinatorëve rajonal dhe koordinatorëve të shitjes dhe marketingut, për tu siguruar se është duke u zbatuar plani dhe strategjia e shitjes.
  • Përgjegjës për të bashkëpunuar ngushtë me klientët aktual, me qëllim të sigurimit të niveleve sa më të larta të kooperimit si dhe zhvillimin e bisedave personale me ta lidhur me ankesat e tyre dhe trajtimin profesional të reklamacioneve të tyre.
  • Përgjegjës për të përgatitur planet ditore të veprimit në mënyrë që të rrisë shitjen nëpërmjet të promovimit dhe publikimit.
  • Përgjegjës për të ofruar me kohë çmimet e sakta dhe konkurruese për të gjithë klientët e mundshëm, mirëpo duke u përpjekur të ruaj fitimin maksimal të Kompanisë.
  • Përgjegjës për të mbajtur të dhëna të sakta për të gjitha aktivitetet e koordinatorëve rajonal dhe koordinatorëve të shitjes dhe marketingut.
  • Përgjegjës për të mbikëqyrë ofrimin e çmimeve nga koordinatorët e shitjes dhe marketingut dhe paraqet raportet e punës së tyre gjatë prezantimit në rajonet e tyre.
  • Përgjegjës që në bashkëpunim me koordinatorët rajonal të përgatit planet e veprimit për të gjetur pika të shitjes së derivate të naftës dhe për të marrë me qira ato pika të cilat janë strategjike për zhvillimin e Kompanisë.

Kualifikimet arsimore dhe aftësitë/shkathtësitë profesionale:

Për pozitën udhëheqësi i koordinatorëve nevojiten këto kushte të përgjithshme: arsimi i lartë profesional në administrim biznesi ose psikologji administrative; shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit; aftësi dhe njohuri të mira kompjuterike nga fusha e IT; shkathtësi për paraqitje të këndshme dhe të kulturuar; aftësi vendim-marrëse, vet iniciativë dhe i gatshëm të marr përgjegjësi në punën e tij; aftësi për punë të pavarur dhe me përgjegjësi; 5 vite përvojë të punës në fushën menaxhimit si dhe të ketë patentë shofer.

C) KOORDINATOR RAJONAL

Qëllimi i vendit të punës:

Koordinatori rajonal është përgjegjës për identifikimin e kompanive të cilat merren me shitje me pakicë dhe shumicë të derivateve të naftës. Koordinatorët rajonal do të kenë këtë ndarje territoriale: Koordinatori për rajonin e Pejës përfshinë: Pejën, Istogun, Klinën, Deçanin, Junikun dhe Gjakovën; Koordinatori për rajonin e Prizrenit përfshinë: Prizrenin, Dragashin, Suharekën, Malishevën dhe Rahovecin; Koordinatori për rajonin e Gjilanit përfshinë: Gjilanin, Vitinë, Kamenicën, Novobërdën, Parteshin, Ranillugun; Koordinatori për rajonin e Mitrovicës përfshinë: Mitrovicën, Vushtrrinë, Skenderajn dhe Drenasin dhe Koordinatori për rajonin e Ferizajt përfshinë: Ferizajn, Shtimen dhe Kaçanikun.

Përgjegjësitë dhe detyrat e punës:

  • Përgjegjës për zhvillimin e strategjisë për hulumtimin e tregut të shitjes së derivateve të naftës në mënyrë që të rrisë shitjen nëpërmjet të promovimit dhe publikimit të emrit tregtar, produkteve, duke u fokusuar në promovimin e drejtpërdrejt të tyre.
  • Përgjegjës për krijimin e planit të biznesit dhe të strategjisë vepruese, për të zgjeruar bazën e klientëve (kompanive që furnizohen me derivate të naftës), duke bërë vizita te kompanitë të cilat janë të interesuara për blerje me shumicë.
  • Përgjegjës për të përgatitur planet e veprimit për të gjetur pika të shitjes së derivate të naftës për të marrë me qira të cilat janë të favorshme në rajonin nën përgjegjësinë e tij.
  • Përgjegjës që pas marrjes së pikave të shitjes së derivateve të naftës me qira të koordinoj funksionimin e tyre dhe të vazhdojë mbajtjen e kontakteve me blerësit e rajonit të tij.
  • Përgjegjës për të ofruar me kohë çmimet e sakta dhe konkurruese për të gjithë klientët e mundshëm, mirëpo duke u përpjekur të ruaj fitimin maksimal të Kompanisë.
  • Përgjegjës që në fazën fillestare të koordinoj punët në rajonin nën përgjegjësinë e tij, duke bërë promovime, promocione dhe publikime.
  • Përgjegjës për të mbajtur të dhëna të sakta për të gjitha aktivitetet shitjes, çmimeve dhe të raporteve për prezantimet e derivateve të naftës.
  • Përgjegjës për të mbajtur kontakte të përhershme me të gjitha kompanitë, për të siguruar nivele të larta të kënaqësisë së tyre si dhe zhvillimin e bisedave personale me ta lidhur me ankesat e tyre, trajtimin profesional të reklamacioneve të tyre, brenda kuadrit të mundësive.
  • Përgjegjës për koordinimin e të gjitha veprimeve me udhëheqësin e koordinatorëve dhe të raportojë te ai për të gjitha ankesat apo kërkesat e klientëve të rajonit të tij.

Kualifikimet arsimore dhe aftësitë/shkathtësitë profesionale:

Për pozitën Koordinator rajonal nevojiten këto kushte të përgjithshme: arsimi i lartë profesional në ekonomik, juridik apo administrim biznesi; shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit; aftësi dhe njohuri të mira kompjuterike nga fusha e IT; shkathtësi për paraqitje të këndshme dhe të kulturuar; aftësi vendim-marrëse, vet iniciativë dhe i gatshëm të marr përgjegjësi në punën e tij; aftësi për punë të pavarur dhe me përgjegjësi, 3 vite përvojë të punës në fushën e shitjes së derivateve të naftës si dhe të ketë patentë shofer.

D). ZYRTAR PËR SHITJE DHE MARKETING

Qëllimi i vendit të punës:

Zyrtari për shitje dhe marketing është përgjegjës për hartimin, zhvillimin dhe zbatimin e planit të shitjes dhe të marketingut, përmes të cilit identifikohen kompanitë të cilat merren me shitje me pakicë dhe shumicë të derivateve të naftës. Pikësynimi i tyre është ofrimi i çmimeve konkurruese në tregun e derivateve të naftës dhe ngritja e imazhit dhe reputacionit të Kompanisë, përmes promovimit të cilësisë së derivateve të naftës.

Përgjegjësitë dhe detyrat e punës:

  • Përgjegjës për hartimin, zhvillimin dhe zbatimin e planit të shitjes dhe të marketingut, përmes të cilëve bëhet hulumtimi i tregut të shitjes me pakicë dhe shumicë i derivateve të naftës.
  • Përgjegjës për krijimin e planit të biznesit dhe të strategjisë vepruese, për të zgjeruar bazën e klientëve (kompanive që furnizohen me derivate të naftës), duke bërë vizita te kompanitë të cilat janë të interesuara për blerje me shumicë.
  • Përgjegjës për të përgatitur planet e veprimit në mënyrë që të rrisë shitjen nëpërmjet të promovimit dhe publikimit të emrit tregtar, produkteve, duke u fokusuar në promovimin e drejtpërdrejt të tyre.
  • Përgjegjës për të ofruar me kohë çmimet e sakta dhe konkurruese për të gjithë klientët e mundshëm, mirëpo duke u përpjekur të ruaj fitimin maksimal të Kompanisë.
  • Përgjegjës për të mbajtur të dhëna të sakta për të gjitha aktivitetet shitjes, çmimeve dhe të raporteve për prezantimet e derivateve të naftës.
  • Përgjegjës për të përgatitur planet e veprimit për të gjetur pika të shitjes së derivate të naftës për të marrë me qira të cilat janë si pikë strategjike për zhvillimin e Kompanisë.
  • Përgjegjës për të mbajtur kontakte të përhershme me të gjitha kompanitë, për të siguruar nivele të larta të kënaqësisë së tyre si dhe zhvillimin e bisedave personale me ta lidhur me ankesat e tyre, trajtimin profesional të reklamacioneve të tyre, brenda kuadrit të mundësive.
  • Përgjegjës për koordinimin e të gjitha veprimeve me udhëheqësin e koordinatorëve dhe të raportojë te ai për të gjitha ankesat apo kërkesat e klientëve të rinj.

Kualifikimet arsimore dhe aftësitë/shkathtësitë profesionale:

Për pozitën zyrtar i shitjes dhe marketingut nevojiten këto kushte të përgjithshme: arsimi i lartë profesional në ekonomik, juridik apo administrim biznesi; shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit; aftësi bindëse për prezantimin e derivateve të naftës dhe çmimit konkurrues para klientit; aftësi dhe njohuri të mira kompjuterike nga fusha e IT; aftësi në publikimin dhe menaxhimin e rrjeteve sociale; shkathtësi për paraqitje të këndshme dhe të kulturuar, person që i kushton rëndësi higjienës personale dhe prezantimit; aftësi vendim-marrëse, aftësi për punë të pavarur dhe me përgjegjësi, i dëgjueshëm dhe fleksibil; 3 vite përvojë të punës në fushën e shitjes së derivateve të naftës si dhe të ketë patentë shofer.

E) ASISTENT ADMINISTRATIV DHE BURIME NJERËZORE

Qëllimi i vendit të punës:

Asistenti administrativ dhe burime njerëzore e ndihmon Drejtorin Gjeneral në menaxhimin, udhëheqjen dhe kryerjen e detyrave të punës në pajtim me ligjet në fuqi dhe rregulloret e kompanisë, duke u fokusuar në kryerjen e punëve administrative dhe burimeve njerëzore.

Përgjegjësitë dhe detyrat e punës:

  • Përgejgjës për menaxhimin e zyrës administrative dhe resurseve njerëzore dhe e ndihmon Drejtorin Gjeneral në plotësimin dhe rekrutimin e stafit të punës si dhe intervistimin dhe seleksionimin e aplikuesve më të mirë dhe më të kualifikuar.
  • Përgjegjës për të ndihmuar Drejtorin Gjeneral në menaxhimin e performancës së stafit, aplikimin e masave të sigurisë dhe të shëndetit në punë, informimin e tyre lidhur me politikat e korporatës, detyrat dhe kushtet e punës.
  • Përgjegjës për të ndihmuar Drejtorin Gjeneral në administrimin e kompensimeve mujore, shpërblimeve, beneficioneve, sistemin e menaxhimit të përformancës, sigurinë dhe programet rekreative në punë.
  • Përgjegjës për informimin e të punësuarve aktual dhe të ardhshëm me të dhëna lidhur me politikat dhe detyrat e punës, kushtet e punës, pagat, promovimet dhe përfitimet e të punësuarve.
  • Përgjegjës për të ndihmuar Drejtorin Gjeneral në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në punë, si suspendimin, shkarkimin/largimin nga puna si dhe administrimin me procedurat disiplinore dhe materiale për të punësuarit.
  • Përgjegjës për për të ndihmuar Drejtorin Gjeneral në monitorimin e sistemit të vlerësimit të përformancës së të punësuarve dhe përmbushjes së detyrave të punës si dhe sigurimin e standardeve të qëndrueshme raportuese.
  • Përgjegjës për të ndihmuar Drejtorin Gjeneral në menaxhimin e konkurrimeve për rekrutim të personelit, ngritjen apo uljen në pozita.
  • Përgjegjës për mirëmbajtjen e dosjeve personale konfidenciale të të punësuarve dhe evidencën e shfrytëzimit të pushimit vjetor dhe të pushimeve të tjera të parapara me Ligjin e Punës.

Kualifikimet arsimore dhe aftësitë/shkathtësitë profesionale:

Për pozitën asistent administrativ dhe burime njerëzore nevojiten këto kushte të përgjithshme: arsimi i lartë profesional në juridik apo administrim biznesi; njohuri shumë të mira profesionale e praktike në fushën Ligjit të punës dhe të dispozitave të tjera nga lëmi i marrëdhënieve të punës si dhe menaxhimi i personelit; shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit; aftësi dhe njohuri të mira kompjuterike nga fusha e IT; shkathtësi për paraqitje të këndshme dhe të kulturuar, person që i kushton rëndësi higjienës personale dhe prezantimit; aftësi vendim-marrëse; aftësi për punë të pavarur dhe me përgjegjësi, i dëgjueshëm dhe fleksibil; 2 vite përvojë të punës në fushën e punëve administrative.

CV-në, me referenca si dhe me dokumentacionin përcjellës, duhet ta dërgoni në E-mail llc.patriot@gmail.com

Ju lutem keni parasysh se vetëm kandidatët që kanë kaluar me sukses përzgjedhjen fillestare do të marrin përgjigje pozitive dhe do të ftohen në intervistë.

Konkursi mbetet i hapur 8 ditë nga data e publikimit.

Related Listings

Moter/Teknik Medicional (3)   Novobërdë new
26/11/2020
Vozitës/e   Drenas new
25/11/2020
25/11/2020
23/11/2020