Thirrje për ofertim: Prodhimi (video/audio) i një Video Kampanje

Këshilli Rinor Kosovar (KYC)
Published
07/09/2020
Location
Pristina
Listing Type
Tenders  

Description

Prodhimi i një video kampanje të shkurtër për projektin “Mos supozo nevojat e mia”

Këshilli Rinor Kosovar (KYC) është një nga organizatat më të vjetra rinore joqeveritare (OJQ), e themeluar në 1999 në kampet e refugjatëve në Shqipëri dhe e regjistruar zyrtarisht më vonë gjatë atij viti në Prishtinë, Kosovë. Deri më tani, KYC ka aspiruar të veprojë dhe të ndërtojë një shoqëri civile përmes ngritjes së kualitetit të arsimit në Kosovë, përfshirjes së të rinjve dhe të rejave në procese vendimmarrëse, forcimit i kapaciteteve të tyre, përfaqësimit të zërave të nxënësve, promovimit i edukimit gjithëpërfshirës dhe përmes mbështetjes së zhvillimit të politikave rinore. Që nga themelimi, KYC ka pasur për qëllim ndërtimin e marrëdhënieve dhe angazhimin e drejtpërdrejt me të rinjtë dhe familjet e tyre për të përmbushur nevojat e tyre. Gjithashtu, KYC ka arritur të bashkëpunojë me institucionet që ndërveprojnë me të rinjtë në adoptimin e praktikave të provuara për marrëdhënie pozitive dhe rezultate të barabarta për të gjithë të rinjtë.

Këshilli Rinor Kosovar fton kompani të produksioneve multimediale të ofertojnë për prodhim të një video kampanje për projektin “Mos supozo nevojat e mia”, mbështetetur nga Save the Children në Kosovë.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është identifikimi i nevojave kryesore të fëmijëve me nevoja të veçanta në arsimin fillor në Kosovë dhe adresimin e tyre tek organet kompetente për të ndikuar në gjithëpërfshirje arsimore dhe ngritje të cilësisë së arsimit. Në kuadër të këtij projekti, Këshilli Rinor Kosovar ka zhvilluar një Lojë 2D që paraqet nevojat kryesore të fëmijëve me nevoja të veçanta në arsimin fillor, si një formë e avokimit alternativ.

Mbi këtë bazë, parashihet krijimi i një video kampanje të shkurtër për Lojën 2D me specifikat e parashtruara më poshtë:

  • Kohëzgjatje e video kampanjës deri në 2 minuta
  • Shtatë (7) ditë xhirim në 7 komunat e Kosovës
  • Video prodhim - xhirimi, toni/zëri, montazha, ndriqimi, dizajnet e videos
  • Audio narracion - inqizimi dhe editimi
  • Insertimi i titrave në gjuhën shqipe dhe angleze

Pas nënshkrimit të kontratës, ofertuesi pritet që:

  • Të jetë në gjendje të punojë me efektivitet dhe të dorëzojë një video/audio të cilësisë së lartë.
  • Të jetë në gjendje t’i repsektoj me përpikmëri afatet kohore për prodhimin e video kampanjës.
  • Të jetë në gjendje t’i repsektoj rregullat etike për punë me popullatë më të ndishme.
  • Të jetë i/e hapur për rishikime dhe përmirësime gjatë procesit të produksionit.

Për t’u kualifikuar, kompania duhet:

  • Të jetë e regjistruar.
  • Të ofroj dëshmi të përvojës, referencave dhe portfolios të punës së mëhershme të video/audio produksioneve.

Të gjitha kompanitë e interesuara duhet të prezantojnë dokumentet e mëposhtme:

  1. Dokumentin ligjor që tregon që kompania është entitet i regjistruar.
  2. Dokumente të punës/portfolios së mëhershme.
  3. Ofertë financiare/çmimi duhet të bëhet për njësi për secilin produkt/shërbim (video, audio, montazhë, ndriqim, insertimi i titrave në gjuhën shqipe dhe angleze).
  4. Oferta financiare duhet të jetë në Euro dhe çmimi i ofertuar duhet të jetë pa TVSH (meqë shërbimet në kuadër të Këshillit Rinor Kosovar janë të liruara nga TVSH-ja, dokumentacioni për lirimin nga TVSH do t’i dorëzohet kompanisë përfituese pas përzgjedhjes).

Kriteret e vlerësimit: Përvoja paraprake e kompanisë (50%), oferta financiare (50%).

Kohëzgjatja e shërbimit: Kompletimi i të gjitha detyrave duhet të zhvillohet në muajin Shtator 2020.

Aplikacioni i kërkuar së bashku me të gjitha dokumentet relevante duhet të dërgohet në kyckosova@gmail.com deri më së largu me 13 shtator 2020, ora 23:59 me subjektin “Oferta për prodhim të video kampanjës”.