Thirrje për subvencionim të NVM-ve me pronësi të grave

kiesa kosovo e1558957387127
KIESA
Published
14/09/2020
Location
Kosovo
Category
Listing Type
Grants  

Description

Me qëllim të përkrahjes se ndërmarrësisë me pronësi apo me bashkëpronësi (së paku 50%) të grave ndërmarrëse, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) shpallë:

Thirrje publike për subvencionim të NVM-ve me pronësi të grave ndërmarrëse

Bazuar në Udhëzimin Administrativ (MTI) nr. 01/2018 për ndarjen e mjeteve financiare nga kategoria ekonomike e subvencioneve dhe transfereve, dhe me qëllim të fuqizimit të bizneseve me pronësi apo me bashkëpronësi (se paku 50%) të grave ndërmarrëse, shpallim thirrje të hapur publike për përkrahjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme.

MTI/KIESA do të mbështes në subvencionim me mjete financiare ndërmarrjet sipas kategorive si në vijim:

  • Për ndërmarrjet mikro (të punësuar 1 deri 9 punëtor),  vlera maksimale që mund të përfitoj një ndërmarrje mikro është deri në 75% e vlerës së projektit ose në vlerë financiare maksimumi deri në 10,000.00 EURO.
  • Për ndërmarrjet e vogla (të punësuar 10 deri 49 punëtor), vlera maksimale që mund të përfitoj një ndërmarrje e vogël është deri në 50% e vlerës së projekt ose në vlerë financiare maksimumi deri në 20,000.00 EURO.
  • Për ndërmarrjet e mesme (të punësuar 50 deri 249 punëtor) vlera maksimale që mund të përfitoj një ndërmarrje e mesme është deri në 50 % e vlerës së projektit ose në vlerë financiare maksimumi deri në 30,000.00 EURO.

Aplikuesi i cili aplikon për subvencione dhe transfere në Ministri, duhet të jetë i regjistruar në Republikën e Kosovës.

  1. Për të aplikuar duhet plotësuar Aplikacionin (shkarko në web) më të dhënat bazike të subjektit aplikues dhe duhet të dorëzoj dokumentacionin sipas UA (MTI) 01/2018 dhe kërkesave shtesë, si në vijim:
    • Deklaratën nën betim (duhet të jetë e vulosur nënshkruar) (shkarko në web);
    • Certifikatën e regjistrimit të biznesit me të gjitha informatat përcjellëse sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi në Republikën e Kosovës;
    • Certifikatën e numrit fiskale (nuk aplikohet për bizneset të cilat numrin e regjistrimit të biznesit dhe numrin fiskal e kanë në një certifikatë);
    • Vërtetim tatimor me të cilën vërtetohet se aplikuesi nuk ka borxhe aktuale tatimore të pashlyera apo obligime tjera tatimore ose është në marrëveshje për shlyerjen e borxhit me ATK;
    • Kopjen e letërnjoftimit të personit/ve në emër të cilit/ve është i regjistruar aplikuesi;
    • Dëshmi nga aplikuesi se nuk është nën falimentim ose nën administrim të dhunshëm gjyqësor të lëshuar nga Gjykata Themelore – kërkohet origjinali jo më i vjetër se 30 ditë;
    • Dëshminë e xhirollogarisë aktive të aplikuesit në njërën prej bankave të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovë;
    • Gjendjen e xhirollogarisë bankare të aplikuesit për vitin e fundit. Për aplikuesin e sapo themeluar kjo nuk është e aplikueshme;
    • Projekt-propozimin që përfshin: qëllimin, aktivitetet e projektit, koston financiare si dhe planin kohor të realizimit të projektit dhe strukturën organizative të aplikuesit;
    • Të mos ketë pranuar mjete nga burimet tjera të financimit për të njëjtat aktivitet, (e dëshmuar më deklaratën nën betim);
    • Të kenë kryer të gjitha detyrimet nga mbështetja financiare paraprake, nëse kanë përfituar nga burimet publike të financimit nga MTI për dy vitet  e fundit, (e dëshmuar me deklaratën nën betim);
    • Lista e të punësuarve aktual (jo me e vjetër se 30 ditë nga shpallja publike) e dëshmuar nga Administrata Tatimore e Kosovës. Në bazë të së cilës listë do të kategorizohen si ndërmarrje mikro, e vogël dhe e mesme. Sqarim: Ndërmarrjet që kanë mbi 249 punëtor, diskualifikohen.

Sqarim:  Ju lutem vini re se në mungesë të cilitdo dokument të kërkuar me lartë, subjektet aplikues  do të diskualifikohet dhe nuk do të shqyrtohet tutje për kriteret e vlerësimit të listuara më poshtë.

  1. Kriteret e vlerësimit:
  • Të ardhurat bruto, marrin maksimum 20 pikë:
  • ndërmarrjet mikro marrin nga një (1) pikë për çdo 2,000.00 EUR të ardhura bruto,
  • ndërmarrjet e vogla marrin nga një (1) pikë për çdo 20,000.00 EUR të ardhura bruto,
  • ndërmarrjet e mesme marrin nga një (1) pikë për çdo 100,000.00 EUR të ardhura bruto.

Të ardhurat bruto të dëshmohen nga Administrata Tatimore e Kosovës prej janar 2020 e deri me rastin e aplikimit në këtë thirrje publike.

  • Vlera e bashkëfinancimit të projektit investiv nga ana e ndërmarrjes, marrin maksimum 25 pikë:
  • ndërmarrjet mikro marrin nga tri (3) pikë për çdo 500.00 EUR të deklarimit të bashkë investimit të vlerës së projektit.
  • ndërmarrjet e vogla marrin nga një (1) pikë për çdo 800.00 EUR të deklarimit të bashkë investimit të vlerës së projektit.
  • ndërmarrjet e mesme marrin nga një (1) pikë për çdo 1,000.00 EUR të deklarimit të bashkë investimit të vlerës së projektit.

Vlera e bashkëfinancimit të vlerës së projektit investiv duhet të dëshmohet me dëshmi bankare (gjendja bankare e nënshkruar dhe e vulosur) apo me “letër referencë” nga banka (nënshkruar dhe vulosur), e cila dëshmon që do të bashkë financoj projektin e subjektit aplikues në rast që do të përfitoj subvencionimin në fjalë.

  • Planifikimi i punësimit, maksimum 30 pikë,
  • ndërmarrjet mikro marrin nga tetë (8) pikë për çdo një (1) që do të punësojë;
  • ndërmarrjet e vogla marrin nga pesë (5) pikë për çdo një (1) që do të punësojë;
  • ndërmarrjet e mesme marrin nga tre (3) pikë për çdo një (1) që do të punësojë;

Numri që planifikohet të punësohet duhet të dëshmohet me deklaratë me shkrim (nënshkruar dhe vulosur), e cila më pastaj për ndërmarrjet përfituese do të jetë pjesë e marrëveshjes.

  • Maksimumi 25 pikë, me projekt-propozime dëshmojnë që subvencionet e ndara do të ndikojnë në:
  • Rritjen e investimeve në Republikën e Kosovës;
  • Rritjen e prodhimtarisë vendore;
  • Rritjen e eksportit;
  • Promovimin e turizmit;
  • Zhvillimin e NMVM-ve;
  • Rritjen e kapaciteteve konkurruese të NMVM-ve;
  • Hapjen e vendeve të reja të punës.

Vëmendje:

  • Në rast që ndërmarrja do të jetë përfitues, atëherë do të nënshkruhet marrëveshje dypalëshe (MTI/KIESA dhe ndërmarrje), pjesë e secilës do të jenë edhe deklarimet që janë bërë me rastin e aplikimit.
  • TVSHështë shpenzim i pranueshëm vetëm për persona fizik dhe ndërmarrje jo deklaruese të TVSH-së. Për ndërmarrjet që janë deklaruese  të TVSH-së, ky është shpenzim i papranueshëm.​
  • Ndërmarrjet mund të përfitojnë vetëm një grant.
  • Vlerësimi i aplikacioneve zhvillohet ndërmjet kategorive përkatëse si mikro me mikro, të vogla me të vogla dhe të mesmet me të mesme.
  • Përfitues do të jenë ato ndërmarrjet që janë renditur më pikë më të larta nga komisioni vlerësues, varësisht prej limiteve buxhetore të planifikuara.
  • Pronësia e ndërmarrjeve duhet të jetë e definuar para hapjes se kësaj thirrje publike dhe nuk pranohen ndryshim-plotësime në pronësi pas hapjes se kësaj thirrje publike.

Periudha e aplikimit:

Njoftimi për thirrje publike është i publikuar në ueb faqen e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë mti.rks-gov.net dhe KIESA-s kiesa.rks-gov.net . Subjektet që dëshirojnë të aplikojnë sipas thirrjes publike duhet të shprehin interesimin e tyre duke dorëzuar të gjithë dokumentacionin në zyrën e arkivit të Ministrisë në formë fizike dhe në CD, në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Rr. Muharrem Fejza, Lagjja e Spitalit, p. n. Prishtinë, 10000, Republika e Kosovës.

Afati i fundit për shprehje të interesit është deri më datë 02.10.2020 në orën 16:00 dhe aplikimet pas këtij orari nuk pranohen nga zyra e Arkivit të Ministrisë.

Informata dhe sqarime shtesë mund të merren përmes postës elektronike në: sme.kiesa@rks-gov.net konform U.A.01/2018, por jo më vonë se pesë (5) ditë para mbylljes se thirrjes publike.

Shpallja e plote, aplikacioni dhe deklarata.

Related Listings