Thirrje për OShC-të në monitorimin e RAP-it

weber 2.0 150x150 1
Weber 2.0
Published
15/09/2020
Location
Kosovo
Category
Listing Type
Grants  

Description

WeBER 2.0 – Fuqizimi i Shoqërisë Civile të Ballkanit Perëndimor për një Administratë Publike të Reformuar shpall thirrjen për projekt-propozime për zbatimin e ndarjes së granteve të vogla për mbështetjen e monitorimit të shoqërisë civile të reformës së administratës publike në nivelin lokal.

Thirrja për propozime ka shumën totale prej 225.000 EUR, të destinuara për të mbështetur deri në 30 grante, secila me vlerë deri në 8000 EUR (7500 EUR mesatarisht), nga të cilat 6 në Serbi, 6 në Bosnje dhe Hercegovinë, 5 në Shqipëri, 5 në Maqedoninë e Veriut, 4 në Kosovë dhe 4 në Mal të Zi.

Kohëzgjatja e granteve është mes 6 dhe 12 muaj.

Projekti WeBER 2.0 financohet nga Bashkimi Evropian (BE).

Thirrja e plotë për Propozime dhe të gjitha dokumentet përkatëse janë në dispozicion për shkarkim më poshtë:

Paketa e dokumenteve për aplikim

Afati për dorëzimin e aplikacioneve është: 1 nëntor 2020.

More information.