Thirrje për mbështetje Programi për Pagesa Direkte 2020

kosovo logo gov square e1558603204655
MBPZHR
Published
20/07/2020
Location
Kosovo
Category
Listing Type
Grants  

Description

THIRRJE PËR APLIKIM

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural fton të gjithë fermerët e interesuar që të aplikojnë për mbështetje përmes Programit për Pagesa Direkte për vitin 2020

Përkrahja jepet për këto kultura dhe aktivitete bujqësore:

  • Pagesat Direkte për sipërfaqet e mbjellura të grurit
  • Pagesat Direkte për sipërfaqet e mbjellura të fares së grurit
  • Pagesat Direkte për sipërfaqet e mbjellura të elbit
  • Pagesat Direkte për sipërfaqet e mbjellura të thekres
  • Pagesat Direkte për sipërfaqet e mbjellura të tërshërës
  • Pagesat Direkte për sipërfaqet e mbjellura të misrit
  • Pagesat Direkte për sipërfaqet e mbjellura të lulediellit
  • Pagesat Direkte për vreshtat ekzistuese
  • Pagesat Direkte për verë te prodhuar dhe deklaruar zyrtarisht
  • Pagesat Direkte për pemishtet ekzistuese
  • Pagesat Direkte për sasinë e dorezuar/ shitur të frutave të mjedrës
  • Pagesat Direkte për prodhimtarinë e materialit fidanor të pemëve drufrutore dhe hardhisë së rrushit mbi nënshartesat vegjetative
  • Pagesat Direkte për sipërfaqet e mbjellura me perime
  • Pagesat Direkte për prodhimtari organike
  • Pagesat Direkte për bimë mjekësore dhe aromatike
  • Pagesat Direkte për lopë dhe buallica qumështore
  • Pagesat Direkte për dele qumështore
  • Pagesat Direkte për dhi qumështore
  • Pagesat Direkte për qumësht sipas kategorive te cilësisë për gjashtëmujorin e parë 2020
  • Pagesat Direkte për therrjet e raportuara te gjedhit për gjashtëmujorin e parë 2020
  • Pagesat Direkte për sektorin e akuakulturës
  • Pagesat Direkte për bletë
  • Pagesat Direkte për pula vojse
  • Pagesat Direkte për thëllëza
  • Pagesat Direkte për dosa për riprodhim
  • Pagesat Direkte për primin e sigurimit bujqësor për kulturën bujqësore t mjedrës, mollës, kumbullës, rrushit, dredhëzes dhe specit

Periudha e aplikimit:

Aplikimi zgjat 25 dite kalendarike dhe fillon nga dita e shpalljes publike, nga data 20.07.2020 dhe perfundon me date 14.08.2020

Menyra e aplikimit:

Aplikimi behet ne zyrat e Drejtorive Komunale per Bujqesi

Ne rastet kur fermeret aplikojne per disa kultura apo aktivitete bujqesore, plotesohet dhe dorezohet vetem nje aplikacion.

Sqarim:

Gjate kontrollit ne terren, ne rast te gjetjes se parregullsive, do te aplikohen masa ndeshkimore duke u bazuar ne Udhezimin Administrativ per Pagesa Direkte ne Bujqesi per vitin 2020

Dokumentacioni per aplikim duhet te dorezohet ne dy kopje dhe brenda periudhes se aplikimit. Dorezimi i dokumentacionit pas perfundimit te afatit te publikuar dhe i pakompletuar, nuk do te pranohet per shqyrtim.

Informatat:

Per kriteret dhe dokumentacionin e nevojshem per aplikim, informatat e hollesishme mund te merrren ne web faqen e MBPZHR-se, www.mbpzhr-ks.net dhe ne web faqen e AZHB-se, www.azhb-ks.net, si dhe ne Drejtorite Komunale per Bujqesi.

Shpallja e plote.