Thirrje për aplikim: Zonat e mbrojtura për natyrën dhe njerëzit

WWF Adria e1609508483491
WWF Adria
Published
01/01/2021
Location
Kosovo
Listing Type
Grants  
Eligibility
Non-Government Organisations

Description

Thirrja për aplikime për projektin është e hapur nga data 21 dhjetor 2020 deri në datën 29 janar 2021, në orën 12:00 të pasdites

Programi i granteve të vogla ka për qëllim shoqatat dhe organizatat lokale që kontribuojnë në mbrojtjen e natyrës dhe ruajtjen e zonave të mbrojtura (ZM) në rajonin tonë dhe kanë për qëllim përmirësimin e monitorimit të përdorimit të paqëndrueshëm të burimeve natyrore në dhe rreth zonave të mbrojtura.

Kush mund të aplikojë?

Për të marrë pjesë në program, mund të aplikojnë organizatat e shoqërisë civile (p.sh. shoqatat mjedisore, shoqatat e të rinjve, shoqatat e grave, shoqatat e alpinistëve, media lokale) që kanë statusin e personit juridik, të cilat kanë mundësi që vetvetiu ta zbatojnë projektin dhe që veprojnë në Kosovë.

Cilat janë aktivitetet që mbështesim ne?

Projektpropozimi mund të përfshijë aktivitetet e mëposhtme brenda në zonat e mbrojtura dhe rreth tyre (aktualisht me statusin e zonës së mbrojtur, në procesin e fitimit të statusit të zonës së mbrojtur ose të planifikuar për të marrë statusin e zonës së mbrojtur):

1. Grumbullimi dhe analizimi i dokumentacionit në lidhje me praktikat e paligjshme dhe të paqëndrueshme, krijimi i një sistemi për monitorimin e praktikave jo të qëndrueshme (p.sh. monitorimi i protokolleve të pyjeve, gjuetia e paligjshme, ndërtimet e paligjshme);
2. Ngritja e kapaciteteve të organizatave lokale për monitorimin e praktikave të paqëndrueshme dhe të paligjshme në lidhje me menaxhimin e zonave të mbrojtura (trajnime, pajisje);
3. Lidhja dhe rrjetëzimi i organizatave për të përmirësuar monitorimin e aktiviteteve të paqëndrueshme dhe të paligjshme, dhe vendosja e bashkëpunimit midis organizatave dhe shërbimeve mbikëqyrëse (inspektorateve, menaxherëve) në drejtim të monitorimit të aktiviteteve të paqëndrueshme dhe të paligjshme;
4. Përmirësimi i zbatimit të rregulloreve/politikave/praktikave ekzistuese lidhur me mbrojtjen e burimeve natyrore në nivel lokal;
5. Manifestime dhe ngjarje publike: diskutime ne panel, tryeza të rrumbullakëta, seminare pune, veprime në rrugë, fushatat rreth problematikave që kanë të bëjnë me ofrimin e informacioneve dhe rritjen e vetëdijesimit të popullsisë për të drejtat e veta dhe për rëndësinë që ka mbrojtja e natyrës (krijimi i përmbajtjeve mediatike me format të vogël lidhur me praktikat e paqëndrueshme në ZM, si: filma me metrazh të shkurtër, postime në rrjetet sociale, etj.);
6. Mbështetje për futjen e praktikave të mira dhe modeleve të menaxhimit të zonës së mbrojtur, avokimi për miratimin dhe ndryshimin e politikave publike në lidhje me përmirësimin e menaxhimit të ZM-ve (në nivel lokal);
7. Qasja në mbrojtje juridike lidhur me problematikat e mbrojtjes së burimeve natyrore në ZM dhe rreth tyre;
8. Krijimi i bashkëpunimit me vendimmarrësit lokalë dhe me palë të tjera lokale të interesuara lidhur me praktikat e këqija në ZM dhe rreth tyre;
9. Nxitja e aktivizmit qytetar për mbrojtjen e burimeve natyrore në komunitetet lokale, me theks të veçantë në pjesëmarrjen/edukimin e grupeve të cenueshme (p.sh. gratë, të rinjtë, të moshuarit, pakicat kombëtare).

Lista e këtyre aktiviteteve nuk është përfundimtare: të pranueshme janë edhe aktivitete tjera që kontribuojnë në objektivat e projektit “PA4NP II” dhe që mbështeten në parimet e mbrojtjes së natyrës. Për të mësuar më shumë lidhur me aktivitetet, shihni në “Udhëzimet për programin mbështetës për OJQ-të” që janë pjesë e dokumentacionit të projektit.

Buxheti i programit

Fondi i disponueshëm për mbështetjen financiare të projekteve është 30.000 euro, me të cilat do të mbështeten 10 organizata me shumën prej 3.000 euro secila.

Si të merrni pjesë në program?

1. Njihuni më nga afër me programin dhe aplikoni!

Ju lutem, lexoni “Udhëzimet për programin mbështetës për OJQ-të” dhe plotësoni dokumentet e projektit si dhe i dërgoni në formën elektronike në e-mail adresën:

natureforpeople@wwfadria.org

2.     Largoni të gjitha dyshimet lidhur me këtë thirrje

Të gjitha pyetjet që kanë të bëjnë me thirrjen për aplikime mund të marrin përgjigje duke i dërguar në e-mail adresën:

natureforpeople@wwfadria.org

Aplikimet dorëzohen në gjuhën vendase. Kostot e përkthimit të aplikimeve në gjuhën angleze mbulohen nga WWF Adria dhe nuk përfshihen në buxhetin e përfituesit të grantit.

Pranimi i dokumentacionit për projektin tuaj do të konfirmohet nga WWF Adria nëpërmjet emailit. Pas përfundimit të procesit të përzgjedhjes, TË GJITHË aplikantët do të informohen për rezultatet.

Afatet

Thirrja për aplikime për projektin është e hapur nga data 21 dhjetor 2020 deri në datën 29 janar 2021, në orën 12:00 të pasdites. Kohëzgjatja e projektit mund të variojë nga 8 (tetë) deri në 12 (dymbëdhjetë) muaj, ndërsa projekti duhet të jetë i përfunduar deri në datën 1 mars 2022.

MIRËPRESIM APLIKIMET TUAJA!

Projekti “Zonat e mbrojtura për natyrën dhe njerëzit” zbatohet nga WWF Adria, me mbështetjen financiare të Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (Sida). Për të mësuar më shumë rreth projektit, klikoni KËTU. 

*WWF ka të drejtën të anulojë ose shtyjë këtë thirrje për propozim, në çdo kohë para datës 29 janar 2021.

Shpallja e plotë.