
Description
THIRRJE PËR APLIKIM
Për Paisje për bletari-koshere dhe centrifuga
Drejtoria për Bujqësi Zhvillim Rural dhe Pylltari do të vazhdoj të mbështesë sektorin e bletarisë përmes furnizimit me paisje për bletari-koshere, centrifuga dhe paisje tjera .
Kriteret që duhet ti plotësojnë fermerët/aplikuesit:
- Të jenë banor të Komunës së Suharekës,
- Të jenë të regjistruar si fermerë në sistemin elektronik Efr-së- NIF,
- Të ketë traditë dhe përvoj profesonale në lëmin e bletarisë,
- Të posedojë në bletishte mbi 30 shoqëri me bletë në një vend,
- Përparsi do të kenë të Gjithë ata bletarë it janë mbi 5 anëtar të familjes rezidentë në Komunën e Suharekës.
Dokumentet e nevojshme për Aplikim
1. Kopja e letërnjoftimit,
2. Numri identifikues i fermerit-NIF,
3. Vërtetimi i tatimit në pronë.
Aplikimi bëhet në Drejtorinë për Bujqësi Zhvillim Rural dhe Pylltari të Komunës së Suharekës.
Komisioni për vlerësimin e aplikacioneve do t'a verifikoj gjendjen në terren te secili aplikues dhe nëse konstaton mos përputhje të të dhënave në aplikacion i njëjti do të refuzohet.
Afati i aplikimit fillon nga data 18.01.2021, deri më datë 03.02.2021,
Aplikacionet që dorëzohen mbas afatit nuk shqyrtohen.