Thirrje për aplikim: Gjykimet e simuluara

64x64 YIHR
Youth Initiative for Human Rights
Published
05/09/2020
Location
Ferizaj
Listing Type

Description

Thirrje për aplikim: “Gjykimet e simuluara” për Rajonin e Ferizajit dhe Pejës

  • A jeni nxënës të shkollave të mesme në Rajonin e Ferizajit apo Pejës?
  • A dëshironi të mësoni më shumë për rolin e gjyqtarit/es, prokurorit/es dhe avokatit/es?
  • A dëshironi të dini se si zhvillohet një seancë gjyqësore dhe ta testoni veten në rolin e sipërpëmendura?

Nëse po, përmes aktivitetit “Gjykime të Simuluara”, ju do të keni mundësi të jeni pjesë e një simulimi interaktiv dhe kreativ 3-ditor rreth sistemit të drejtësisë dhe rolit të gjyqtarit/es, prokurorit/es ose avokatit/es.

Gjykimet e simuluara janë aktivitete në të cilat 30 nxënës do të kenë mundësi që për tri ditë rradhazi të marrin informata rreth akterëve të sistemin e drejtësisë dhe të përgatiten që në ditën e fundit të trajnimit të inskenojnë një seancë gjyqësore në një sallë gjyqi.

Gjykimet e Simuluara në Ferizaj do të mbahen me 21, 23 dhe 23 shtator 2020, ndërsa në Pejë me 28, 29 dhe 30 shtator. Të gjitha shpenzimet e transportit dhe ushqimit do të mbulohen nga organizatori.

Në fund të trajnimit ju do të çertifikoheni.

Për të aplikuar plotësoni formën më poshtë. Afati i fundit për t’u bërë pjesë e trajnimit është 15 shtator 2020, ora 23:59.

Aktiviteti “Gjykime të Simuluara” organizohet në kuadër të projektit “Të Rinjtë për Drejtësi” i cili mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan/INL dhe implementohet nga YIHR KS.

Forma e aplikimit.

Related Listings

26/09/2020
26/09/2020
25/09/2020
25/09/2020