Tender për video produkcion të projektit

Logo AdecEdutask e1600076027211
ADEC dhe EDUTASK
Published
14/09/2020
Location
Pristina
Listing Type
Tenders  

Description

TERMAT E REFERENCËS PËR VIDEO PRODUKCION TË PROJEKTIT

PARATHËNIE

Partneriteti i ADEC dhe EDUTASK është duke implementuar projektin: Establishment and Integration of Integrated Learning Center Program”.

Nga ky projekt do të përfitojnë 20 shkolla dhe reth 450 nxënës dhe grupe tjera të margjinalizuara përmes themelimit të qëndrave mësimore nëpër shkolla fillore në 7 komuna të ndryshme të Kosovës.

Për këtë qëllim, ADEC dhe EDUTASK është duke kërkuar një kompani të specializuar për ta krijuar një produkcion të një video e cili do të prodhohet gjatë aktiviteteve të ndryshme të projektit dhe do të theksojë përvojën e studentëve, përvojat e mentorëve dhe ndërmjetësuesve e cila video do të shërbejë mëtutje për promovim në media.

PËRSHTATSHMËRIA PROFESIONALE E OFERTUESVE

PERSONELI

  • Të jetë i regjistruar si entitet legal në bazë të legjislacionit në fuqi në Republikën e Kosovës,
  • Ofruesi i shërbime duhet të prezantoj CV-it të stafit kryesor që do të angazhohet në këtë projekt

PROFILI I OPERATORIT EKONOMIK

  • Të demonstrohet aftësia që ka kompania, për shërbimeve të kërkuara,
  • Të demonstrojë efikasitet në zhvillimin e shërbimeve të video produkcionit dhe animacion.
  • Të demonstrojë kreativitet vizuel që përshtatet me kërkesat e organizatës.

DETYRAT E KERKUARA NE KETE SHPALLJE

Përshkrimi | Njësia  | Sasia

Zhvillimi i konceptit per 1 video per projektin perkates. Koncepti te krijohet teknikisht, mirepo qellimet, qasja dhe porosia qe do te percillet do te ipet nga ana e projektit. | Koncept | 1

Prodhimi teknik i 1 video ne menyre qe te vazhdoje emitimi i tyre. | Video | 1

Promovim i videove ne rrjete sociale | Promovim | 1

⇒ Kliko këtu për të shkarkuar: Termat e Referencës

Ofertuesit se bashku me ofertën duhet të dorëzojnë edhe dokumentet shtesë:

  • Çertifikatën e regjistrimit të biznesit/ NUI Vërtetimin Tatimor
  • Dëshmi për përvojën e punës
  • Në ofertë duhet të përfshihet cmimi total për të gjitha aktivitetet më lartë
  • Planin kohor për implementimin e projektit (ju lutem të cekni ditët e nevojshme për përfundimin e punës) .
  • Çmimi të kuotohet në Euro , përfshire T.V.SH.

Kriteret sipas të cilës do të bëhet vlerësimi:

  • Plotësimi i specifikacionit sipas kërkesës
  • Afati me i shkurter kohorë i ditëve të nevojshme të punës
  • Pas plotësimit të kritereve të cekura më lartë, çmimi më i lirë

Ofertat dhe dokumentacioni i kërkuar duhet te dorezohen fizikisht me zarf ne zyrat e ADEC & EDUTASK Kompleksi Avalla B1/3 Prishtinë, 10000, Republika e Kosoves.

Zarfat duhet të jetë i mbyllur dhe në të të shkruaje:

  1. Adresën dhe vendin e paraqitjes për kuotimin e çmimeve;
  2. Numrin e prokurimit;
  3. Fjalët "Mos e hap përpara dates 21.09.2020 ora 16.00 dhe
  4. Emrin dhe adresën e tenderuesit.