Specialist/e i/e Zhvillimit të Sektorit Privat

64x64 kosovo logo 150x150 1
Zyra e Kryeministrit
Published
03/07/2020
Location
Pristina
Category
Listing Type
Jobs  

Description

Në bazë të nevojës për krijimin e një ekipi të përkohshëm për zhvillimin e programit Kompakt ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe SHBA-së, shpallen këto pozita për angazhimin e ekspertëve:

Një (1) Specialist i Zhvillimit të Sektorit Privat
Numri referues: OPM-ZSM-004

Gjatë zhvillimit të një Programi Kompakt, secili vend i kualifikuar duhet të angazhojë komunitetin e biznesit në identifikimin dhe dizajnimin e projekteve në ato mënyra që përmirësojnë mjedisin biznesor, fuqizojnë rregulloret dhe institucionet, krijojnë politika të orientuara në treg, krijojnë besimin e investitorëve dhe krijojnë shërbime themelore që i mbështesin aktivitetet e biznesit privat. Specialisti i Zhvillimit të Sektorit Privat do t’i udhëheqë këto përpjekje duke organizuar, menaxhuar dhe mbështetur angazhimin me komunitetin e biznesit; duke mbledhur dhe vlerësuar të dhënat mbi sektorët kyç ekonomikë dhe konkurrueshmërinë e përgjithshme ekonomike; duke identifikuar çështjet kyçe në mjedisin biznesor që kufizojnë apo pengojnë rritjen e investimit privat apo veprimtarisë së biznesit privat; duke identifikuar mundësitë për zgjerim të veprimtarisë biznesore private nëpërmjet projekteve të propozuara të kompaktit; dhe duke dizajnuar strategji specifike për të angazhuar biznesin privat apo investitorët privatë në zbatimin apo operimin afatgjatë të projekteve të kompaktit apo tërheqjen e investimit plotësues privat për projektet e kompaktit. Përfundimisht, Specialisti i Zhvillimit të Sektorit Privat do të jetë përgjegjës për të siguruar që propozimet për projekte të vendit të kualifikuar i pasqyrojnë në mënyrë të plotë mundësitë për zgjerim të investimit privat, si në investimet specifike të financuara nga MCC-ja ashtu edhe rreth tyre, dhe për të rritur ndikimin dhe për të përmirësuar qëndrueshmërinë afatgjate të Programit Kompakt.

Për të qenë i suksesshëm, Eksperti për Zhvillimin e Sektorit Privat duhet të ketë njohuri të detajuara për ekonominë e vendit të kualifikuar, njohuri të konsiderueshme për interesat dhe shqetësimet e biznesit privat dhe investitorëve privatë, të jetë në gjendje të organizojë dhe vazhdojë angazhimin me një varg të gjerë të akterëve, si dhe të jetë në gjendje të punojë bashkërisht me ekipet ndërdisiplinore.

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare në fushën e ekonomisë, biznesit, financave, juridikut apo ndonjë fushë të ndërlidhur.
  • Përvojë pune paraprake dhjetë (10) vjeçare apo më shumë në promovimin apo prezantimin e shqetësimeve të investitorëve privatë apo biznesit privat.
  • Aftësi të demonstruara për mbledhjen, organizimin dhe analizimin e të dhënave sasiore dhe cilësore dhe informacioneve në realizimin e vlerësimeve dhe nxjerrjen e përfundimeve.
  • Shkathtësi të forta organizative dhe komunikuese.
  • Përvoja e punës me agjenci për planifikim apo zhvillim ekonomik, agjenci për promovim të tregtisë apo investimeve apo organizatë ndërkombëtare donatore është e preferueshme.
  • Përvoja në sektorin e energjisë është përparësi.

Përshkrimi i përgjegjësive kryesore:

  • Kontribuon në zhvillimin e planeve për konsultime publike dhe angazhimin e akterëve dhe udhëheq organizimin, menaxhimin dhe zbatimin e kontaktimit të bizneseve private dhe investitorëve privatë për të siguruar që merren parasysh plotësisht pikëpamjet e tyre. Mban konsultime të vazhdueshme me bizneset private, investitorët privatë, akademikët dhe zyrtarët përkatës qeveritarë përgjatë procesit për zhvillimin e kompaktit.
  • Vlerëson konkurrues mërinë e përgjithshme ekonomike të vendit të kualifikuar dhe identifikon pengesat në investime private dhe zgjerimin e mundësive të biznesit privat në sektorët kritikë të ekonomisë vendore.
  • Kontribuon në analizimin e çështjeve shkaktare dhe shkaqeve rrënjësore për kufizimet detyruese në rritjen ekonomike, duke punuar në bashkëpunim të ngushtë me anëtarët tjerë të Ekipit për Zhvillimin e Programit Kompakt për të siguruar që shqetësimet dhe çështjet e bizneseve private dhe investitorëve privatë kuptohen, mblidhen dhe merren plotësisht parasysh.
  • Punon nga afër me Specialistin për Përfshirje Sociale dhe Vlerësim Gjinor për të siguruar që shqetësimet dhe nevojat e ndërmarrjeve të vogla – në veçanti ato të drejtuara nga gratë apo grupet tradicionalisht të pafavorizuara – integrohen në vlerësimin e përgjithshëm të mundësive.
  • Kontribuon në identifikimin dhe zhvillimin e koncepteve fillestare dhe propozimeve për projekte duke bashkëpunuar ngushtë me anëtarët tjerë të Ekipit për Zhvillimin e Programit Kompakt për të siguruar që merren parasysh mundësitë për zvogëlimin e pengesave në investime private dhe zgjerimin e veprimtarisë së biznesit privat.
  • Kontribuon në zhvillimin e logjikës së detajuar të programit për projektet e propozuara dhe për Programin e përgjithshëm Kompakt duke punuar në bashkëpunim të ngushtë me anëtarët tjerë të Ekipit për Zhvillimin e Programit Kompakt.
  • Shqyrton dhe vlerëson konceptet fillestare dhe propozimet për projekte për t’i identifikuar mundësitë shtesë për zgjerimin e investimit privat dhe veprimtarinë e biznesit privat duke përmirësuar rregulloren apo politikën apo duke përmirësuar në ndonjë mënyrë tjetër klimën e përgjithshme biznesore; duke shkëmbyer kostot e zhvillimit apo zbatimit me investitorët privatë; duke përfshirë biznesin privat në zbatimin e projektit; duke përmirësuar stimujt për investim privat nëpërmjet investimeve të projektit; apo duke promovuar investimet paralele nga interesat e biznesit privat.

Niveli i përpjekjes:

Gjatë procesit të zhvillimit të Kompaktit, në mesatare, angazhimi i Specialistit të Zhvillimit të Sektorit Privat duhet të jetë së paku 50 për qind dhe ndoshta me orar të plotë, në veçanti nëse ka ekspertizë për sektorin. Kontributet më të mëdha nga Specialisti i Zhvillimit të Sektorit Privat do të jenë gjatë zhvillimit dhe dizajnimit të propozimeve specifike të projekteve, në veçanti nëse është duke u shqyrtuar pjesëmarrja private në njërin nga projektet (që pritet të jetë një përpjekje e konsiderueshme).

Stafi homolog:

Specialisti i Zhvillimit të Sektorit Privat do të punojë drejtpërdrejt me një anëtar të Divizionit të Financave, Investimeve dhe Tregtisë (FIT) të MCC.

INFORMATA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT NË LIDHJE ME APLIKIMIN PROCEDURAT

Zyra e Kryeministrit ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Kandidatët për pozitat e lartpërmendura duhet të dorëzojnë këto dokumente:

  • CV
  • Letër motivimi.
  • Dokumentacionin e paraparë për sa i përket punësimit (dëshmi të kualifikimit profesional, të përvojës së punës, referencat etj. Diplomat e fituara jashtë vendit duhet të vërtetohen nga MASHT-i).
  • Certifikatë (dëshmi) se nuk është nën hetim.
  • Shtetas i Kosovës (kopja e pasaportës ose e letërnjoftimit).

Konkursin me të dhënat e aplikimit mund ta gjeni në ueb faqen: http://www.kryeministri-ks.net

Dokumentacioni duhet të dorëzohen në  adresën elektronike e-mailin zyrtar personeli.zkm@rks-gov.net

Dokumentacioni i pakompletuar me informatat e kërkuara do të konsiderohet i pavlefshëm.

Për shkak të numrit të madh të aplikacioneve të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Kohëzgjatja e kontratës për angazhimin e ekspertëve është 6 muaj.

Pagesa për angazhimin e ekspertëve është e negociueshme.

Afati i fundit për të aplikuar është nga 03 /07/2020 deri më 13 /07/2020.

Kërkesat e dërguara pas afatit të fundit për aplikim nuk do të pranohen.

Për informata shtesë, ju lutem thirrni në këtë numër: 038 200 14 818 dhe 038 200 14 817.

Related Listings