
- 0 active listings (view)
Description
NJOFTIM – Shtyhet afati i aplikimit për grante në dy (2) programet e publikuara nga MZHR: PZHRB 2021 dhe PRE 2021 – Masa 15 Afati i paraparë të mbyllet sot me datë 25.03.2021 në ora 16:00, SHTYHET deri me datë 26.03.2021 në ora 16:00.
Skema e Granteve „Programi i Zhvillimit Rajonal të Balansuar“ PZHRB 2021 (Lot 1 Start-up dhe Lot 1 biznes ekzistues)
MZHR lanson Programin për Zhvillim Rajonal të Balancuar (PZHRB 2021), me qëllim të përkrahjes së start up-ve dhe bizneseve ekzistuese fillestare.
Granti do të ndahet në dy Lote, si vijon:
- Loti 1 – Start-up;
- Loti 1 – Ndërmarrjet mikro dhe të vogla (qarkullimi minimumi 500.00 € deri në 7,000.00 € të dëshmuara nga ATK);
Afati i fundit për aplikim
Afati i fundit për aplikim është 25 Mars 2021, në ora 16:00 në platformën ekosova pas kësaj afati mbyllet sistemi, aplikacionet fizike apo me postë nuk pranohen.
Mënyra e aplikimit
Aplikantët ftohën të plotësojnë formularin e aplikimit duke përdorur formularin e aplikimit online të dizajnuar nga autoriteti kontraktues në sistemin ekosova.
Aplikantët duhet t’i përmbahen strikt formateve të aplikimit dhe të plotësojnë paragrafët dhe faqet më rend. Çdo aplikant potencial se pari duhet të krijojë qasjen në sistemin ekosova pastaj të vazhdojë me aplikimin.
UDHËZUESI PËR APLIKANTËT E GRANTEVE „PROGRAMI I ZHVILLIMIT RAJONAL TË BALANSUAR“ PZHRB 2021
UDHËZUESI PËR PËRDORIMIN E SISTEMIT EKOSOVA
ORARI INDIKATIV (PROGRAMI I ZHVILLIMIT RAJONAL TË BALANSUAR“ PZHRB 2021)
MZHR do të organizojë sesion informues për aplikim dhe do mbahet me 10 Mars 2021. Sesioni informues për secilën thirrje do zgjas nga 4 orë, dhe do organizohet plotësisht online.