Skema e Granteve Biznese ekzistuse (Lot 2 dhe Lot 3)

64x64 logo kosova
Ministria e Zhvillimit Rajonal
Published
05/03/2021
Location
Kosovo
Category
Listing Type
Grants  
Eligibility
Bizneset

Description

NJOFTIM – Shtyhet afati i aplikimit për grante në dy (2) programet e publikuara nga MZHR: PZHRB 2021 dhe PRE 2021 – Masa 15 Afati i paraparë të mbyllet sot me datë 25.03.2021 në ora 16:00, SHTYHET deri me datë 26.03.2021 në ora 16:00.

Skema e Granteve „Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike 2021“ Masa 15 (Lot II dhe Lot III)

Granti do të ndahet në dy Lot, si vijon: -

  • Loti 2 – Ndërmarrjet mikro dhe të vogla (Të regjistruara para datës 01.01.2021) si dhe duhet të kenë qarkullim minimumi 7,001.00€ deri në 15,000.00 € të dëshmuara/deklaruara në ATK për vitin e fundit fiskal (2020).
  • Loti 3 – Ndërmarrjet mikro dhe të vogla (Të regjistruara para datës 01.01.2021) si dhe duhet të kenë qarkullim mbi 15,001.00 deri në 500,000.00€ të dëshmuara/deklaruara në ATK për vitin e fundit fiskal (2020).

Afati i fundit për aplikim

Afati i fundit për aplikim është 25 Mars 2021, në ora 16:00 në platformën ekosova pas kësaj afati mbyllet sistemi elektronik i aplikimit. Aplikacionet fizike apo me postë nuk pranohen.

⇒ Shpallja e plotë e MZHR-së.

Mënyra e aplikimit

Aplikantët ftohën të plotësojnë formularin e aplikimit duke përdorur formularin e aplikimit online të dizajnuar nga autoriteti kontraktues në sistemin ekosova. Aplikantët duhet t’i përmbahen strikt formateve të aplikimit dhe të plotësojnë paragrafët dhe faqet më rend. Çdo aplikant potencial se pari duhet të krijojë qasjen në sistemin ekosova pastaj të vazhdojë me aplikimin.

UDHËZUESI PËR APLIKANTËT E GRANTEVE „PROGRAMI I RIMËKËMBJES EKONOMIKE 2021“ MASA 15

UDHËZUESI PËR PËRDORIMIN E SISTEMIT EKOSOVA

ORARI INDIKATIV „PROGRAMI I RIMËKËMBJES EKONOMIKE 2021“ MASA 15

MZHR do të organizojë sesion informues për aplikim dhe do mbahet me 10 Mars 2021. Sesioni informues për secilën thirrje do zgjas nga 4 orë, dhe do organizohet plotësisht online.