
Aztech
Description
Kompania AZTECH është lider në fushën e shitjes me pakicë për lëminë e elektroshtëpiakeve në tregun Kosovar. Aktualisht kompania AZTECH zhvillon aktivitetin e saj në qytete të ndryshme të Kosovës.Kompania AZTECH shpall konkurs - vende të lira pune për pozitat:
- Shitës/e në Prizren
Kualifikimet
- Preferohet të ketë të përfunduar së paku shkollimin e lartë
- Preferohet përvojë pune relevante
- Të jetë metodik dhe i/e organizuar,
- Fleksibil dhe i/e shpejt në zgjidhjen e problemëve,
- Njohuri shumë të mira në kompjuter dhe produkteve që shet kompania,
- Preferohet leje e vozitjes (kategoria B),
- Preferohet të jene me vendbanim afër pikave të shitjes,
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese me klientët.
Ne ofrojmë:
- Orar fleksibil të punës,
- Ambient dinamik të punës me fuqinë e kompanisë lider në tregun kosovar,
- Mundësi reale të zhvillimit profesional,
- Njohje të teknologjive sipas trendëve të zhvillimit, dhe
- Pagë konkurruese.
Të interesuarit mund ta dërgojnë CV-në e tyre në: puna@aztech-ks.com
Afati për aplikim deri me datë: 15.02.2021
Për informatën tuaj, vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.