Roje Objekti

komuna istog e1558652144905
Municipality of Istog
Published
02/07/2020
Location
Istog
Category
Listing Type
Jobs  

Description

Në bazë të nenit 8 paragrafi 1. dhe 2. të Ligjit të Punës së Republikës së Kosovës Nr.037 L-212, Komuna e Istogut ,shpall:

KONKURS
Për kryerjen e punëve me kontratë për kohë të caktuar

Vendi i punës: Roje Objekti në Qendrën Kulturore “ Adem Jashari“ në Istog
Institucioni : Qendra Kulturore “ Adem Jashari “ në Istog
Numri i Ekzekutuesve: 1 ( një )
Numri i referencës: O2Nr. 25, 20
Paga mujore: 250 € në muaj
Kohëzgjatja e Emrimit : Me afat të caktuar - 1 ( një ) vit
Orari i plotë : 40 orë në javë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Sigurimi i fizik i objektit të Qendrës Kulturore “ Adem Jashari “ gjatë natës ,ditëve jo të punës si dhe festave shtetërore
  • Kryerja e punëve në bazë të kerkesave të Drejtorit të Qendrës Kulturore
  • Bashkëpunimi me Policinë e Kosovës
  • Të njoftoi me kohë për problemet apo veshtirësitë në punë,

Kushtet për punësim:

  • Përgatitja e mesme shkollore
  • Përparësi do të kenë personat që kanë përvojë pune si Roje Objekti
  • Të mosjetë i ndjekur penalisht

Dokumentacioni i nevojshëm:

  • Kopja e dokumentacionit të kualifikimit (diploma e shkollës së mesme)
  • Kopja e letërnjoftimit
  • Çertifikata e lindjes apo ekstrakti i lindjes
  • Dy rekomandime
  • Dëshmi qe nuk jeni i ndjekur penalisht.

Konkursi duhet të jetë i barabartë për të gjithë kandidatët e synuar, pa asnjë lloj diskriminimi ashtu qysh parashihet me Ligjin nr.03, L-212 të Punës.

Paraqitja e kërkesave : Aplikacionet merren në Qendrën për Shërbim me Qytetar, kati i I-rë, Zyra nr.100 dhe kërkesat e plotësuara dorëzohen personalisht.

Paraqitja e kërkesave : Aplikacionet merren në Qendrën për Shërbim me Qytetar, kati i I-rë, Zyra Nr.100 dhe kërkesat e plotësuara dorëzohen personalisht në të njëjtën zyre.

Afati i aplikimit: Konkursi është i hapur pesëmbëdhjetë (15) ditë kalendarike nga data e publikimit. Data e shpalljes së konkursit: 25.06.2020 deri më datë: 09.07.2020

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta
refuzohen. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen.

Konkursi i plotë i punës.

Related Listings

Roje Pyelli   Gjakova
22/10/2020
Roje Pyelli   Prizren
20/10/2020