
Ministry of Education and Science
Description
FTESË PËR SHPREHJE INTERESI
Për recensentë për vlerësimin e dorëshkrimeve, tekstet shkollore dhe materialet mësimore për klasat 3, 8 dhe 12 të pranuara në MASH në bazë të konkursit të shpallur të datës 24 Shtator 2019.
Përshkrimi i përgjithshëm i angazhimit:
Recezentët do të jenë përgjegjës për vlerësim kritik dhe profesional të dorëshkrimit, teksti shkollor apo materiali mësimor.
Kriteret e përzgjedhjes për recensentë:
- Përzgjedhja e recensentëve dhe përcaktimi i ekipeve për fusha/lëndë të ndryshme do të bëhet sipas procedurave të përcaktuara me UA Nr. 18/2018
- Recensentët duhet të kenë kompetencë profesionale për vlerësimin e aspekteve të caktuara të tekstit shkollor.
- Recensentët kërkohet të jenë nga profilet si në vijim:
- Mësimdhënës universitar/punonjës shkencor i lëndës përkatëse me gradën më të lartë shkencore;
- Bashkëpunëtor shkencor me gradën më të lartë shkencore;
- Studiues me gradën më të lartë shkencore;
- Mësimdhënës i licencuar;
- Pedagog shkollor;
- Psikolog shkollor;
- Gjuhëtar.
Dokumentacioni i nevojshëm:
- Letërnjoftim i vlefshëm i lëshuar nga Ministria e punëve të brendshme e Republikës së Kosovës;
- Curriculum Vitae (CV);
- Formulari i Aplikimit;
- Dëshmi të kualifikimit;
- Dokumente të tjera që vërtetojnë përmbushjen e kushteve të konkursit.
Shpjegime shtesë:
- Afati për dorëzim të aplikacioneve (CV e azhurnuar dhe Formulari për Recensentë) është i hapur 7 (shtatë) ditë pune nga data e publikimit.
- Aplikacionet dorëzohen në kopje fizike në zarf të mbyllur në zyrën numër 4, në MASH.
- Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të informohen për rezultatin e aplikimit të tyre në kohën e duhur.
- Aplikimet e pranuara pas përfundimit të afatit të aplikimit nuk do të merren parasysh.
- Aplikimet që nuk janë në përputhje me udhëzimet e mësipërme të aplikimit ose nuk i plotësojnë kërkesat thelbësore të specifikuara në këtë Konkurs nuk do të merren parasysh.