Punëtorë sezonal për leximin e ujëmatësve (13)

hidrodrini 1 e1600241647201
Hidrodrini
Published
16/09/2020
Location
Peja
Category
Listing Type
Jobs  

Description

Bazuar në nenin 8 të Ligjit Nr.037L-212 të Punës , nenit 4 të UA 0772017 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik nenit 4 të Rregullores mbi Marrëdhënjen e Punës të punëtorëve të KRU “ Hidrodrini “ Sh. A. Pejë , Kryeshefi Ekzekutiv i Kompanisë publikon këtë:

KONKURS

  • Pozita: Punëtorë sezonal për leximin e ujëmatësve (punë tereni) si dhe punëve të tjera të percaktuara nga sherbimi i konsumatorëve.
  • Ekzekutues: 13 (trembëdhjetë)

Kohëzgjatja e Kontratës për pozitat e lartëcekura është 1 (një) deri në tre (3) muaj.
(varësisht nga angazhimi që bënë i punësuari )

Puna provuese përcaktohet me Kontratën e Punës

Detyrat dhe përgjëgjesitë:

  • Kryen punët dhe detyrat që i përcaktohen nga Punëdhënësi për periudhën e kontraktuar
  • Përpunën e tij/saj i përgjigjet Punëdhënësit, Punëdhënësi mund t'ia ndërpresë kontratën e punës si në vijim:
    Në rastet e rënda të sjelljes së keqe të punonjësit dhe për shkak të përmbushjes së pakënaqshme të detyrave të punës,
  • Te zbatoje me korrektësi dhe përgjegjësi disiplinën në pune dhe zbatimin e detyrave të ngarkuara,

Kërkesa Kualifikimet Profesionale:

  • Diploma e shkollës së mesme ,
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese,
  • Kopja letërnjoftimit:
  • Çertifikatën që kandidati nuk është nën hetime:

Kushtet e punës:

Sipas Marrëveshjes mes Punëmarrësit dhe Punëdhënësit.

Procedura e aplikimit:

Aplikacionet mund të merrenë në zyrën Burimeve Njerëzore te KRU “Hidrodrini”Sh. A. Rr” Lekë Dukagjini” Nr. 156 Pejë dhe Web — faqen “ Hidrodrini” Sh. A. http://hidrodrini.com/

Aplikacionit i bashkangjiten kopje të dokumentacionit mbi kualifikimin, për përvojen e punës, dokumente tjera të nevojshme që kërkon vendi i punës për të cilën konkurrojnë kandidatët.

Aplikacioni dhe dokumentet përcjellëse dorëzohen në KRU ” Hidrodrini” Sh. A. Zyra e Burimeve Njerëzore në pliko të mbyllur në adresën: Rr.“ Lekë Dukagjini” nr.156 - Pejë (afër Patrikanës së Pejës).

Shpallja do të jetë e hapur 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga dita e publikimit, në shtypin ditore dhe Web faqen http://hidrodrini.com/

Kandidatët që ftohen në intervistë janë të obliguar të sjellin me vete dokumentet origjinale për verifikim para komisionit intervistues.

Kandidatët që hyjnë në përzgjedhje të ngushtë, do të informohen lidhur me intervistën nëpërmjet telefonit ose me shkrim në afat ligjor nga zyra e Burimeve Njerëzore.

Aplikacionet e derguara pas afatit të cekur më lartë mik do të pranohe , Dokumentat jo të kompletuara do të refuzohen KRU “ Hidrodrini” Sh. A. ofron mundesi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës.

Related Listings