Psikolog/e

sos fshatrat
SOS Fshatrat e Fëmijëve
Published
07/07/2020
Location
Pristina
Category
Listing Type
Jobs  

Description

PSIKOLOG
M/F
(për periudhë të caktuar – 3 muaj dhe me gjysmë orari)
Projekti: YEEP – Fuqizimi dhe aftësimi i të rinjve përmes mundësive të reja

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE

  • Vlerësimi i statusit zhvillimor, psikologjik, emotiv dhe të sjelljes së të rinjve bazuar në matjet psikologjike të standardizuara, teknikat projektuese dhe vendimet tjera profesionale;
  • Punë këshillëdhënëse me të rinjtë në fushën e mirëqenies sociale dhe punësimit;
  • Hartimi i planeve individuale të zhvillimit dhe punë me fëmijët dhe të rinjtë bazuar në ato plane;
  • Terapi Individuale dhe grupore
  • Identifikimi i burimeve të mundshme të ndihmës nga komuniteti;
  • Identifikimi i burimeve të mundshme rreth punësimit;

KRITERET

  • Diplomë Master në fushën e psikologjisë
  • Së paku 3 vjet përvojë pune në fushën relevante
  • Të ketë licencë për ushtrim të profesionit (e preferueshme)
  • Aftësi të mira të komunikimit ndërpersonal dhe kompetencë sociale
  • Aftësi për të punuar nën presion
  • Shkathtësi në kryerjen e detyrave në mënyrë profesionale dhe kualitative
  • Shkathtësi për të realizuar punën online
  • Njohje të gjuhës angleze në të shkruar dhe komunikim;
  • Fleksibilitet, gatishmëri për punë ekipore dhe përkushtim
  • Gadishmëri për të mësuar dhe për t’u zhvilluar në aspekt profesional dhe personal
  • Posedim i lejes së ngasjes së automjeteve
  • Identifikim me idenë dhe qëllimet e SOS Fshatrave të Fëmijëve Kosovë

Ne ofrojmë

  • Një punë interesante me përgjegjësi
  • Një ambient të këndshëm pune
  • Udhëzim dhe mundësi për zhvillim profesional dhe personal

Orari i punës

20 orë në javë.

Dokumentacioni i nevojshëm: Aplikacioni (shkarkohet në webfaqen tone: http://www.soskosova.org/); CV; Letër motivimi; Kopje të Diplomave, Çertifikatave,

Referencave, Vërtetimin që nuk jeni nën hetime (vetëm për kandidatët që ftohen në intervistën finale.

Afati i fundit për dorëzim: 21.07.2020, përmes email HR.Recruitment@soskosova.org

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në intervistë. Dokumentacioni i pakompletuar nuk do të shqyrtohet.

Për informata shtesë, ju lutem kontaktoni: SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë Rruga “1 Tetori” p.n., Velani -Prishtinë 10000.

E-mail info-cv@soskosova.org dhe Tel/ Fax: 038 516 977

SOS Fshatrat e Fëmijëve është një organizatë e zhvillimit social joqeveritare dhe joprofitabile, aktive në fushën e të drejtave të fëmijëve që nga 1999, e përkushtuar në ofrimin e shtëpisë dhe familjes për fëmijët nevojtarë dhe përgaditjen e tyre për një jetë të pavarur.

Related Listings