Prokuror Disiplinor i OAK

oda e avokateve te kosoves oak 150x150 1 e1603956855677
Oda e Avokatëve të Kosovës
Published
29/10/2020
Location
Pristina
Listing Type
Jobs  

Description

Në mbeshtetje të nenit 150 të Statutit të OAK-së Këshilli Drejtues i OAK shpallë

KONKURS- ri shpallje Për vend të lirë të punës

Pozita: Prokuror Disiplinor i OAK
Koeficienti: 10

Kushtet:

Kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte:

  1. Fakultetin Juridik (katërvjeçar ose bachelor + master)
  2. 3 vjet përvojë punë në pozita të ngjashme
  3. të ketë të dhënë provimin e jurisprudencës
  4. Njohja e punës me kompjuter (Programet e Windows-it) e obligueshme
  5. Njohja e gjuhëve zyrtare (njohja e gjuhës angleze e dëshirueshme)
  6. Dëshmi nga e kaluara penale

Të kandidatët do të vlerësohen: afinitetet, kreativiteti, shkathtësitë profesionale, aftësia për të përballuar punën nën presion.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSIT:

  1. për pranimin dhe shqyrtimin e çdo fletëparaqitje ndaj avokatit apo praktikantit të avokatisë duke përfshirë inicimin dhe shqyrtimin ex-officio te rastit;
  2. për përcaktimin nëse Zyra e prokurorit disiplinor ka juridiksion ndaj çështjes;
  3. për hetimin e çdo fletëparaqitje, ndaj të cilës ka juridiksion;
  4. për raportimin e rezultateve të hetimit ne Komisionin disiplinor;
  5. në rastet kur Zyra e prokurorit disiplinor përcakton ekzistimin e arsyes së bazuar për ndjekje disiplinore, për përfaqësimin e interesave të OAK-ut në ndjekjen disiplinore të çështjes para Komisionit
  6. Paraqitja e ankesave kundër vendimeve te shkalles se pare kur konsideron se ka arsye te bazuar
  7. Kryen punë tjera të ngarkuara nga Drejtori Ekzekutiv

KOHËZGJATJA E PUNËSIMIT:

Periudha provuese prej 6 (gjashtë) muaj.

DATA E MBYLLJES SË KONKURSIT:

Konkursi është i hapur shtatë (8) ditë prej ditës së shpalljes në gazetat lokale dhe në web faqen e Odës së Avokatëve të Kosovës www.oak-ks.org. Afati i fundit është më datë 05/11/2020 në ora 16:00.

PARAQITJA E APLIKACIONIT:

Aplikacionet merren në web faqe të OAK-së  dhe dorëzohen në zyrat e Odës së Avokatëve të Kosovës, Rr. “Bedri Pejani” nr.  31, Prishtinë.

Aplikacionit i bashkëngjiten kopjet e dokumentacionit mbi kualifikimin, përvojën dhe dokumentacionet e tjera të nevojshme. Dokumentet e pranuara nuk do të kthehen!

Kandidatët të cilën hynë në listën e ngushtë, për testim dhe intervistë do të informohen me shkrim ose nëpërmjet telefonit. Kandidatët të cilët do të jenë të përzgjedhur dhe të ftuar në intervistë duhet t’i sjellin në shikim dokumentet origjinale.

Dokumentet e kompletuara dorëzohen në Odën e Avokatëve të Kosovës në Prishtinë, rr.Bedri Pejani nr.31

Për informata më të hollësishme të interesuarit mund të na drejtohen me anë të E-mail adresën: info@oak-ks.org ose në numrat e telefonit: 038/244 -586 dhe 038/243-717, prej orës 08:00 – 16:00.

Kërkesat e pakompletuara dhe ato që arrijnë pas afatit nuk do të merren në shqyrtim.