Programi i Vetëpunësimit për personat e riatdhesuar

kosovo logo 150x150 1 e1596493746444
MPMS
Published
06/08/2020
Location
Kosovo
Category
Listing Type
Grants  

Description

THIRRJE PËR APLIKIM
PROGRAMI   I VETËPUNËSIMIT për personat e riatdhesuar

Me qëllim të ofrimit të mbështetjes për personat e riatdhesuar në Kosovë, në realizimin e planeve të tyre të biznesit, dhe si përpjekje e shtuar për të ndihmuar rimëkëmbjen ekonomike gjatë përballjes me pandeminë COVID-19: Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) - Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK) në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), me mbështetje nga Departamenti për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar (DRPR) - Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), shpallë thirrjen për aplikim për Programin e Vetëpunësimit për personat e riatdhesuar për vitin 2020.

MBËSHTETJA NGA PROGRAMI

Programi  i  Vetëpunësimit do të sigurojë mjete dhe pajisje teknike bazike, sipas profileve të pranuara në këtë shpallje për çdo plan të biznesit të zhvilluar me sukses.

Si të aplikoni?

  • Kompletoni  Formularin  e  aplikimit  për  plan të biznesit  të cilin duhet ta dorëzoni përmes postës elektronike: almp.ks@undp.org
  • Formularin  dhe  informacionet  tjera mund ti gjeni në adresat elektronike https://mpms.rks- gov.net/  dhe  https://aprk.rks-gov.net
  • Aplikantët janë të obliguar të sigurojnë si bashkëlidhje në mënyrë elektronike Formularin e Aplikimit;
  • CV-në e tyre nga SIMP (nga Zyra e Punësimit);
  • Çertifikatën e trajnimit në Qendrën e Aftësimit profesional (nëse e posedojnë);
  • Çertifikatën e trajnimit nga ndonjë organizatë tjetër e akredituar;
  • Dëshmi mbi kualifikimin dhe përvojën e tyre që përputhet me idenë e paraqitur të biznesit si dhe dokumentet tjera përcjellëse të cilat përshkruhen në Planin e  Biznesit (Pjesa e Udhëzimeve);
  • Secili aplikant mund të aplikojë me vetëm një plan të biznesit (një anëtar për familje);
  • Në linkun në vijim, janë udhëzimet se si ta plotësoni planin e biznesit, hap pas hapi: https://www.youtube.com/channel/UCze7p4yt6uv6VKuIoQs8JAA?vieë_as=subscriber
  • Aplikantët të cilët posedojnë biznese të regjistruara në ARBK dhe këto biznese nuk i kanë aktive, duhet të sjellin dëshmi që e kanë filluar procedurën e mbylljes së biznesit jo aktiv që figuron si i regjistruar në sistemin e ARBK-së;

Data e fundit e dorëzimit të aplikimeve është e Merkurë 16 shtator 2020,në orën 14:00.

Remarks:

Aplikanti  duhet të zgjedhë vetëm njërin nga profilet e lejuara; Profile tjera që nuk janë listuar në këtë listë nuk mbështetën nga Programi; Ofertat/faturat nuk pranohen si dokumentacion përbërës në kuadër të aplikimit;

Profesionet e pranuara për të cilat ofrohen mjete dhe pajisje sipas sektorëve:

Përpunimi i ushqimit dhe industria e paketimit:

  • Përgatitja e ëmbëlsirave
  • Përgatitja e ushqimeve të shpejta
  • Përpunimi i mishit (përgatitja e produkteve të bluara)

TIK krahas me kontraktimin e jashtëm të proceseve të biznesit dhe sektori i qendrave të mbështetjes për konsumatorë:

  • Zhvillimi i Programeve
  • Servisimi i pajisjeve në kuadër të TIK
  • Printimi i dizajneve për suvenire

Ndërtimtaria:

  • Instalues i ngrohjes qendrore
  • Suvatues dhe Fasadues
  • Instalues i sanitarisë/qeramikës
  • Instalues elektrik
  • Murator

Industria e përpunimit të metalit:

  • Saldues/Metalpunues

Industria e tekstilit:

  • Rrobaqepës
  • Qëndisje

Industria e përpunimit të drurit:

  • Zdrukthëtar/Mobileri

Tjera:

  • Floktar/Berber,
  • Auto-Mekanik,
  • Auto-Ngjyrosje,
  • Gomister,
  • Auto-Larje.

Për më shumë informata, luteni që të vizitoni adresat elektronike: https://aprk.rks-gov.net/ apo https://mpms.rks-gov.net/, ose Zyrat e Punësimit në komunën tuaj.

Në rast se keni pyetje në lidhje me Programin e Vetpunësimit, ju lutem kontaktoni projektin ALMP2/UNDP në adresën elektronike: almp.ks@undp.org

COVID-19

KUJDES I VEÇANTË gjatë procesit të aplikimit:

  • Bartja e maskave, mbajtja e distancës dhe larja e duarve sipas udhëzimeve të IKSHP-së dhe OBSH-së;
  • Në çdo zyre do të mbahet distanca në të gjitha hapësirat prej 2 metrave;
  • Asnjë aplikues nuk lejohet të hyjnë brenda institucioneve pa maskë;

Shpallja dhe dokumentacioni i plote.

Related Listings

21/09/2020
Mekanik (2)   Pristina
21/09/2020