Praktikantë Vullnetarë (79)

64x64 gjyqesori stema logo judiciary kosovo e1604661300837
Gjykata Themelore Prishtinë
Published
19/01/2021
Location
Pristina
Listing Type
Jobs  

Description

Në baze të nenit 4 të Rregullores Nr.08/2017 për Praktikant në Gjykata dhe Sekretariatin e KGJK-së, Gjykata Themelore në Prishtinë më date 19.01.2021 shpall:

KONKURS

Nr. 01/2021

Titulli i vendit të punës: Praktikant vullnetarë

  1. Gjykata Themelore në Prishtinë 50 pozita,
    • Dega në Podujevë  10 pozita,
    • Dega Lipjan 10 pozita,
    • Dega Drenas 7pozita,
    • Dega Graçanicë  2pozita.

Nëpunësi mbikëqyrës: Administratori i Gjykatës

Kohëzgjatja e emërimit: me afat të caktuar, në kohëzgjatje prej një viti (pa pagesë) Vendi: Gjykata Themelore në Prishtinë.

Përshkrimi i detyrave të punës: Detyra e praktikantit: Ndihmon zyrën e administratës në organizimin dhe ruajtjen e lëndëve, si dhe menaxhimin e tyre në përgjithësi.

Detyrat kryesore: Vepron në mbikëqyrjen e drejtpërdrejt të kryetarit të Gjykatës dhe nën mbikëqyrjen e përgjithshme të administratorit të Gjykatës;

Ndihmon punën në zyrën e administratës lidhur me organizimin dhe ruajtjen e lëndëve, si dhe në menaxhimin e tyre në përgjithësi;

Ndihmon gjyqtarët në punët që kanë të bëjnë me futjen e lëndëve në dosje; Ndihmon në punën e zyrave të ndryshme në Gjykatë, duke përfshirë regjistrimin, hetimet, gjykimet etj.

Kryen edhe punë tjera sipas nevojës: Kualifikimet:

  • Diploma e Fakultetit Juridik, programi i studimeve (4) vjeçar apo 240 kredi ECTS ose Master, Aftësitë e kërkuara: • Njohuri të procedurave gjyqësore;
  • Aftësi për kryerjen e hulumtimeve gjyqësore (juridike);
  • Njohuri të mjaftueshme ligjore;

Aftësi të shkëlqyeshme në përpilimin me shkrim të drafteve juridike, duke përfshirë aftësinë në përpilimin e dokumenteve ligjore, si dhe shkathtësi komunikimi në të folur.

VEREJTJE:

  • Procedura e konkursit është e hapur për kandidatë të jashtëm dhe nëpunësit civil ekzistues.
  • Procedura e rekrutimit zhvillohet sipas procedurave të parapara me Ligjin mbi shërbimin civil Nr.03/L-149 dhe Rregulloren, Nr.02/2010 për procedurat e rekrutimit të shërbimit civil dhe Rregullores për Procedurën e Rekrutimit të Praktikantëve
  • Konkursi është publikuar më dt. 19.01.2021 dhe mbyllet me 02.02.2021.

Aplikacionet mund t’i merrni dhe t’i dorëzoni në Gjykatën Temelore në Prishtinë Pallati i Drejtësisë, objekti A- Lagjja “Prishtina e Re”, Rr.: “Nekibe Kelmendi” pn. Tel.038- 200-17-526, gjyqësori-rks.org.

Shkarko Aplikacionin

Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

  • Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11,pragrafin 3 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës. Aplikacioni pas skadimit të afatit të konkursit nuk pranohen. Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen. Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë banorët e Kosovës prej moshës 18-64 vjeçare. Aplikacionet duhet të plotësohen qartë dhe lexueshëm. Në aplikacion duhet të shënohen të gjitha të dhënat e kërkuara. Duhet të përcaktohet saktësisht vendi dhe pozita për të cilën konkuron. Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten dokumentet e nevojshme për konkurrim, siç janë: kopja e diplomës për shkollën e kryer, specializimet e ndryshme profesionale, certifikata të tjera, dy rekomandime etj. Nëse aplikacionit nuk ia bashkëngjitni dokumentet e duhura dhe nuk e plotësoni atë me shënime të sakta, ju vetë do ta humbni rastin për t’u futur në listën e ngushtë.
  • Fotokopjet e dokumenteve të bashkangjitura në aplikacion, kandidatët nuk kanë të drejtë t’i tërheqin prapa.
  • Në rast të ndonjë pyetje apo paqartësi mund të kontaktoni zyrtaren/in e personelit në numrat e lartëcekur.

Shpallja e plotë.

Related Listings