Pozitat e lira (4)

64x64 komuna peje
Teatrin Profesionist “Istref Begolli” Pejë
Published
15/06/2021
Location
Peja
Category
Listing Type
Jobs  

Description

Në bazë të nenit 67 dhe 68 të Ligjit Nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publik, nenit 8 paragrafi 1 dhe 2, Nenit 10 paragrafi 2 nënparagrafi 2.1 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-2012, nenit 17 paragrafi 1 të Ligjit për Teatrot Nr. 04/L-106, Statutit të Teatrit Profesionist “Istref Begolli” të Qytetit të Pejës dhe Udhëzimit Administrativ (MPMS) Nr. 07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Komuna e Pejës shpallë:

KONKURS
Për pozitat e lira në Teatrin Profesionist “ Istref Begolli” - Pejë

Institucioni: DKRS/Teatri Profesionist ,, Istref Begolli’’ – Pejë

Titulli i pozitës: Skenograf/e
Nr i pozitave: 1 (një)
Grada/koeficienti: 7
I përgjigjet: Drejtorit të përgjithshëm dhe Udhëheqësit Artistik të Teatrit
Orari i punës: i plotë 40 orë në javë.

Qëllimi i vendit të punës: 

Organizimi dhe mbikëqyrja e punëve në lidhje me skenën.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Ideon skenat për shfaqje në teatër;
  • Studion veprën dhe punon në mënyrë krijuese për jetësimin artistik të skenës;
  • Skicon skenat;
  • Realizon skenografitë dhe dekoret, në bashkëpunim me regjisorët e shfaqjeve;
  • I diskuton idetë e regjisorëve dhe realizon skenografitë me kreativitet;
  • Bashkëpunon ngushtë me regjisorët, aktorët dhe punëtorët teknik të teatrit;
  • Konceptimi dhe krijimi i skenografive të shfaqjeve dhe programeve tjera sipas nevojave dhe kërkesave të regjisorit apo dhe teatrit në raste tjera;
  • Përcjellja e provave të shfaqjeve sipas orarit dhe kërkesave të regjisorit apo teatrit;
  • Kryen edhe punë të tjera në bazë të udhëzimeve të drejtorisë së teatrit;

Kualifikimi dhe shkathtësitë e kërkuara:

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës,
  • Diplomë Magjistrature në Skenografi
  • Të ketë së paku 5 vite përvojë pune në shfaqje teatrale duke dëshmuar përvojën e punës
  • Të ketë aftësi bashkëpunuese

Dokumentet e nevojshme: 

  • Certifikata e lindjes,
  • Dëshmi për përvojën e punës,
  • Letrë referencë nga ndonjë institucion përkatës,
  • Certifikatën që nuk është nën hetime
  • Kopja e letërnjoftimit

Titulli i pozitës : Rekuizitor /e – Biletashitës/e.
Nr. i pozitave: 1 (një).
Grada/koeficienti: 5.
I përgjigjet: Drejtorit të përgjithshëm dhe Udhëheqësit Artistik të Teatrit.
Orari I punës: I plotë 40 orë në javë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Identifikimi , mbledhja, gjetja, realizimi dhe furnizimi i rekuizitave të një shfaqje sipas kërkesave të regjisorit dhe skenografit;
  • Mirëmban, ruan dhe përkujdeset për të gjitha rekuizitat e shfaqjeve në repertor dhe atyre të mëhershme;
  • Regjistron rekuizitat në stok dhe përpilon listën e tyre gjatë gjithë kohës;
  • Bashkëpunon ngushtë me realizatorët e skenografisë, inspicientin, skenografin dhe regjisorin e shfaqjes;
  • Përcjellë provat e shfaqjes sipas kërkesave të inspicientit dhe regjisorit duke asistuar në identifikimin dhe ofrimin e rekuizitave të nevojshme për provat;
  • Përcjellë orarin e shfaqjeve dhe përgatitë para çdo prove dhe shfaqje rekuizitat përkatëse të tyre;
  • Asiston prapa perdeve në rast nevoje për aktorët duke ofruar rekuizitat e nevojshme;
  • Bën rezervimin dhe shitjen e biletave të shfaqjeve të teatrit;
  • Identifikon dhe mbanë përgjegjësi për numrat serik të biletave;
  • Vendosë numrat e ulëseve në biletat e teatrit sipas numrave të karrigeve në sallë;
  • Përpilon raportin e shitjes së biletave së bashku me organizatorin e teatrit;
  • Monton dhe demonton rekuizitat në rast të udhëtimeve të shfaqjes dhe siguron që ato mund të transportohen në mënyrë të sigurtë;
  • Për punën e tij i përgjigjet isnpicientit, udhëheqësit të njësisë teknike, udhëheqësit artistik dhe drejtorit të përgjithshëm;
  • Kryen edhe punë të tjera në bazë të udhëzimeve të drejtorit të teatrit;

Kualifikimi dhe shkathtësitë e kërkuara:

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës,
  • Diploma e shkollës së mesme;
  • Të ketë së paku 2 vite përvojë pune duke dëshmuar përvojën;
  • Njohja e punës praktike me përdorimin e veglave të punës së nevojshme për realizimin e

Dokumentet e nevojshme: 

  • Certifikata e lindjes,
  • Dëshmi për përvojën e punës,
  • Certifikatën që nuk është nën hetime
  • Kopja e letërnjoftimit

Titulli i pozitës: Tonist /Mjeshtër zërmi.
Nr. i pozitave: 1 (një).
Grada/koeficienti: 5
I përgjigjet: Drejtorit të përgjithshëm dhe Udhëheqësit Artistik të Teatrit.
Orari I punës: I plotë 40 orë në javë.

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Kontrollon dhe mirëmban të gjitha stabilimentet radio-fonike në teatër bashkë me audio-miksetën dhe kabllot e nevojshme gjatë gjithë kohës;
  • Përgatitë komponentët muzikore, akustike-tonike të shfaqjes sipas udhëzimeve të regjisorit apo organizatorit të eventit;
  • Përcjellë provat dhe së bashku me regjisorin bën harmonizimin dhe sinkronizimin e interpretimit artistik të elementeve muzikore-tonike dhe efekteve zanore;
  • Regjistron të gjitha efektet e mundshme gjatë provave dhe manipulon me aparaturën në mënyrë efikase gjatë provave teknike dhe gjatë shfaqjeve;
  • Udhëheqë me stabilimentet edhe gjatë kohës kur ansambli gjendet në teren si mysafir;
  • Ruan inventarin e regjistruar në librat e regjistrimit për të cilin ngarkohet dhe mbanë përgjegjësi;
  • Mirëmban dhe përcjellë zërimin dhe efektet audio-teknike gjatë të gjitha shfaqjeve sipas orarit / kalendarit që caktohet nga teatri;
  • Propozon dhe përzgjedhë muzikën eventuale të shfaqjeve në bashkëpunim me regjisorin në mungesë të kompozitorit të shfaqjes;
  • Monton dhe demonton pajisjet në rast të kërkesave dhe udhëtimeve të shfaqjes dhe siguron që ato mundë të transportohen në mënyrë të sigurtë;
  • Për punën e tij i përgjigjet regjisorit, inspicientit, udhëheqësit të njësisë teknike, udhëheqësit artistik dhe drejtorit të përgjithshëm;
  • Kryen edhe punë të tjera në bazë të udhëzimeve të drejtorisë së teatrit;

Kualifikimi dhe shkathtësitë e kërkuara:

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës,
  • Diploma e shkollës së mesme,
  • Të ketë së paku 3 vite përvojë pune si tonist,
  • duke dëshmuar përvojën e punës,
  • Njohja e punës praktike me miksetën digjitale të zërimit,
  • Njohja e punës praktike me programet kompjuterike të nevojshme për këtë pozitë

Dokumentet e nevojshme:

  • Certifikata e lindjes,
  • Dëshmi për përvojën e punës,
  • Certifikatën që nuk është nën hetime,
  • Kopja e letërnjoftimit.

Titulli i pozitës: Ndihmës realizues i skenografisë dhe shtëpiak
Nr. i pozitave: 1 (një)
Grada/koeficienti: 5
I përgjigjet: Drejtorit të përgjithshëm dhe Udhëheqësit Artistik të Teatrit
Orari i punës: I plotë 40 orë në javë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Ndihmon në realizimin e elementeve të skenografisë dhe dekorit sipas udhëzimeve të skenografit;
  • Bën montimin dhe demontimin e skenografisë dhe të rekuizitave skenografike në skenë, në seli dhe jashtë saj për shfaqjet e Teatrit të Pejës dhe ndihmon në realizimin e skenografive të shfaqjeve mysafire;
  • Kujdeset për mirëmbajtjen e ndërtesës së teatrit në pjesën e brendshme dhe të jashtme;
  • Bën mirëmbajtjen themelore të instalimit elektrik, ujit, inventarit dhe pajisjeve të tjera sipas njohurive praktike të tij;
  • Në rast të defekteve të mëdha , mbanë kontakte me ekipet e specializuara dhe asiston me rastin e riparimeve;
  • Monton dhe demonton praktikabllat, skenografinë dhe ulëset tjera të nevojshme sipas koncepteve të regjisorit apo të të gjitha shfaqjeve që luhen në forma të ndryshme kamertale në çdo hapësirë të kërkuar;
  • Bën përgatitjen e elementeve skenografike për shfaqjen që është në repertor apo për prova gjatë procesit të punës sipas nevojave dhe kërkesave të inspicientit;
  • Mirëmban dhe vë në funksion të rregullt ngrohtoren e teatrit në kohën e duhur dhe raporton për çdo mungesë apo mosfunksionim të saj;
  • Ruan inventarin dhe veglat e punës me të cilat është i ngarkuar, regjistron ato në librat e regjistrimit dhe mbanë përgjegjësi për to;
  • Monton dhe demonton skenografinë në rast të udhëtimeve të shfaqjes dhe siguron që ato mundë të transportohen në mënyrë të sigurtë;
  • Për punën e tij i përgjigjet inspicientit, udhëheqësit të njësisë teknike, udhëheqësit artistik dhe drejtorit të përgjithshëm;
  • Kryen edhe punë të tjera në bazë të udhëzimeve të drejtorisë së teatrit;

Kualifikimi dhe shkathtësitë e kërkuara:

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës
  • Diploma e shkollës së mesme
  • Të ketë së paku 3 vite përvojë pune aktive në teatër duke dëshmuar përvojën
  • Njohja e punës praktike me përdorimin e veglave të punës së nevojshme për realizim të skenografive

Dokumentet e nevojshme:

  • Certifikata e lindjes,
  • Dëshmi për përvojën e punës,
  • Certifikatën që nuk është nën hetime
  • Kopja e letërnjoftimit

Informata të përgjithshme:

Aplikacionet merren dhe dorëzohen me dokumentet e kompletuara në Qendrën për Shërbim me Qytetar në Komunën e Pejës, (sporteli i pranimit kati përdhese)

Data e njoftimit në ueb faqen: konkursi.rks-gov.net, mbetet i hapur 15 ditë nga data 16.06.2021 deri më datë 30.06.2021. Përveç ueb faqes unike të procedurave të konkurrimit, konkursi publikohet edhe në ueb-faqe zyrtare të Komunës https://kk.rks- gov.net/peje/category/konkursey-njoftimet/. 

Dokumentacioni i kandidatëve të cilët nuk i plotësojnë kushtet e konkursit nuk do të shqyrtohet, ndërsa në intervistë do të ftohën vetëm kandidatët nga lista e ngushtë.

Të gjithë kandidatët që kanë mbaruar studimet jashtë Shtetit të Republikës së Kosovës si dhe nëpër kolegjet private brenda Republikës së Kosovës, e që konkurrojnë për këto pozita, duhen që diplomat e tyre (gradat universitare të fituara) të jenë të njohura nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në pajtim me Udhëzimin Administrativ, Nr. 12/2018 të datës 10.09.2018, në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kushte të konkursit.

Full announcement

Related Listings

02/08/2021
Koordinator/e Kombëtar/e   Pristina new
02/08/2021
Specialistë Ligjor   Drenas new
02/08/2021
Specialistë Ligjor   Drenas new
02/08/2021