Operator Vinçi

ferronikeli newco
NewCo Ferronikeli Complex
Published
19/01/2021
Location
Drenas
Category
Listing Type
Jobs  

Description

NJOFTIM PUNE

Pozicioni: Operator Vinçi
Departamenti: Departamenti i Prodhimit
Lokacioni: Drenas, Kosovë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Operon sipas udhëzimeve nga eprorët, duke përfunduar çdo detyrë në mënyrë të sigurtë dhe efikase
  • Kontrollon vinçat sipas procedurave standarde të operimit për të siguruar transportim efektiv të materialeve dhe sigurisë për të gjithë personelin
  • Krijimin dhe përditësimin e regjistrit të detajuar të operacioneve të transportit të materialit, përfshirë informacionin për llojin e materialit, lokacionet e lëvizjes dhe të dhënat shtesë të kërkuara nga eprorët
  • Ruajtja e kontaktit vizual dhe radio me operatorët tokësor sipas praktikave më të mira dhe rregulloreve të sigurisë në vend
  • Kryen edhe detyra tjera shtesë sipas nevojes

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Të zotëroi diplomë të shkollës së mesme
  • Të ketë përvojë pune si operator i vinçit së paku 2 vite, poashtu kategorinë përkatëse për operim me makineri te rënda
  • Aftësi të mira komunikimi
  • Aftësi për t'u përshtatur në punën në grup

Kushtet e punës:

NewCo Ferronikeli Complex L.L.C ofron paketë të mirë kompesimi dhe benefitesh, përfshirë edhe bonuse bazuar në meritë dhe vlerësimin e performancës.

Mënyra e aplikimit:

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre së bashku me letër motivimi dhe dokumentet përcjellëse më së largu deri më 31/01/2021, në adresën e e-mailit hr@ferronikeli.com duke përcaktuar në subjekt pozicionin “Operator Vinçi

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe vetëm kandidatët që do të përzgjedhen në listen e ngushtë do të kontaktohen.

Related Listings

01/03/2021