Mjeshtër/shtëpiak, elektricist dhe mekanik

bucaj shpk e1599899175762
Bucaj
Published
27/10/2020
Location
Pristina
Category
Listing Type
Jobs  

Description

Korporata Buçaj shpall konkurs për pozitën:

  • Mjeshtër/shtëpiak, elektricist dhe mekanik

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të realizojë mirëmbajtjen rutinore dhe preventive si dhe riparimin e pajisjeve dhe sistemeve të punëve elektrike, mekanike dhe hidrosanitare;
  • Të kryej riparime të vogla dhe të mëdha të objekteve, pajisjeve ose sistemeve sipas shkathtësive dhe përvojës specifike siq janë: punë elektrike, punë mekanike, punë hidrosanitare etj.;
  • Të kryej riparime tjera të përgjithshme dhe detyra tjera të mirëmbajtjes brenda fushës së kompetencës ashtu siç kërkohet;
  • Të kryejë mirëmbajtjen e objekteve, pajisjeve ose sistemet e shërbimeve në bazë të planeve të caktuara;
  • Të riparoj ose zëvendësoj pajisje elektrike, mekanike, hidrosanitare etj.;
  • Të ndihmoj në renovimin e objektit brenda dhe jashtë;
  • Të mbikqyrë punën e përditshme të sistemit të ngrohjes dhe ftohjes, sistemit elektrik etj.;
  • Të përcjellë punën e gjeneratorit dhe rezervuareve të plinit për mirëfunksionimin e ngrohjes;
  • Të bëj instalimin e sistemeve të reja si: sistemeve elektrike dhe shtrirjen e kabllove të IT-së
  • T'ju përgjigjet në mënyrë efikase kërkesave emergjente të mirëmbajtjes ashtu siç kërkohet;
  • Të bëj vlerësimin për furnizim me pjesë për riparimin dhe t’i porosit ato te personat kompetent;
  • Të realizoj kontrollin ditor, javor dhe mujor në objekte, duke evidentuar pajisjet ose sistemet, ashtu siç është specifikuar në procedure;
  • Të raportoj problemet, shkeljet e rregullave ose rrethana të jashtëzakonshme të cilat mund të jenë të dëmshme për stafin ose vizitorët në mënyrë efikase tek mbikëqyrësi;
  • Të vlerësoj punën e vet dhe të kompletoj raportet ashtu siç kërkohet;
  • Të kryej detyra tjera në pajtim me vendin e punës siç kërkohet nga ana e mbikqyrësit.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të përfunduar së paku shkollën e mesme;
  • Të kenë përvojë pune dhe eksperiencë me pozitën e kërkuar;
  • Të jenë të pajisur me patentë shofer të kategorisë B;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës.

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke plotësuar aplikacionin e korporatës Buçaj dhe ta dërgojnë përmes e-mail adresës elektronike në: hr@bucaj-ks.com. Aplikacioni gjendet në faqen zyrtare www.bucaj-ks.com apo aplikacioni mund të dërgohet edhe fizikisht tek zyrat e Korporatës Buçaj me adresë Magjistralja Prishtinë-Shkup, km 10 p.n. Lipjan.

Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.

Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 27 Tetor 2020 deri më 06 Nëntor 2020.

Related Listings

Shtëpiak/e (2)   Vushtrri
16/11/2020