Mjek/e (4), Stomatolog/e, Vozitës/e

rahovec
Komuna e Rahovecit
Published
13/08/2020
Location
Rahovec
Category
Listing Type
Jobs  

Description

Në bazë të nenit 62 të Ligjit mbi Vetëqeverisjen Lokale të Komunave të Kosovës 037L-040, nenit 8 të Ligjit të Punës së Kosovës Nr. 037L-212 dhe nenit 81.1 të Statutit të Komunës së Rahovecit, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Përkujdesje Sociale, shpall këtë:

KONKURS
Për plotësimin e vendeve të lira të punës:

  • Mjek/e i praktikës së përgjithshme kryes detyre 4 (katër)
  • Stomatolog/e kryes detyre 1 (një)
  • Vozitës kryes detyre 1 (një)

Kushtet për Mjek/e të Praktikës së Përgjithshme :

  • Të ketë të kryer fakultetin e mjekësisë
  • Të jetë i/e pajisur me licencën e punës
  • Çertifikatë mjekësore
  • Vërtetimi nga gjykata që nuk është i dënuar dhe që nuk është nën hetime
  • Kontrata në kohëzgjatje sipas ligjeve në fuqi
  • Vendi i punës (lokacioni) përcaktohet sipas nevojës.

Kushtet për Stomatolog/e:

  • Të ketë të kryer fakultetin e stomatologjisë
  • Të jetë i/e pajisur me licencë të punës
  • Çertifikatë mjekësore
  • Vërtetimi nga gjykata që nuk është i dënuar dhe që nuk është nën hetime
  • Kontrata në kohëzgjatje sipas ligjeve në fuqi
  • Vendi i punës (lokacioni) përcaktohet sipas nevojës.

Kushtet për vozitës:

  • Të jetë i/e pajisur me patentë shofer- kategoria B
  • Vërtetimi nga gjykata që nuk është i dënuar dhe që nuk është nën hetime
  • Kopja e letërnjoftimit
  • Kontrata në kohëzgjatje sipas ligjeve në fuqi
  • Vendi i punës (lokacioni) përcaktohet sipas nevojës.

Konkursi mbetet i hapur 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga dita e shpalljes, ndërsa dokumentacioni në fotokopje të vërtetuara të dërgohen në adresën: Drejtoria e Shëndetësisë dhe Përkujdesje Sociale në Komunën e Rahovecit.

Dokumentacioni i pakompletuar dhe që arrin pas afatit të caktuar nuk do të merret në shqyrtim. Aplikacionin mund ta merrni në zyrën e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale në komunën e Rahovecit.

Shpallja e plote.