Mirëmbajtës/e

64x64 kosovo logo 150x150 1
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal
Published
08/04/2021
Location
Pristina
Listing Type
Jobs  

Description

Shpallje – Kërkesë për ofrim të shërbimeve të pastrimit

Data e publikimit të shpalljes : 6 Prill 2020

  • Titulli i vendit të punës: Mirëmbajtës/e
  • Vendi i punës: “CBC House”, Kompleksi PRIME, Rr.“Tirana”,  Hyrja D, Kati i 5-të, Nr. 53,  Prishtinë.
  • Data e fillimit: 4 Maj 2021
  • Kohëzgjatja: për një periudhë një vjeçare nga data e nënshkrimit të kontratës me mundësi vazhdimi
  • Afati për aplikim: nga data 6-19 prill 2021

Përshkrimi:

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në kuadër të fondeve IPA II është implementuese e tri programeve të Bashkëpunimit Ndërkufitar:

  1. Kosovë – Maqedoni e Veriut, IPA II, 2014 – 2020;
  2. Mali i Zi - Kosovë, IPA II, 2014 – 2020 dhe
  3. Shqipëri – Kosovë, IPA II, 2014 – 2020.

Zbatimi i këtyre Programeve, realizohet përmes tri Asistencave Teknike (AT), të cilat për Autoritet Kontraktues kanë Delegacionet e BE-së, ndërsa zbatuese të tyre janë  institucionet shtetërore të vendeve respektive.

Në kuadër të këtyre Asistencave Teknike, ftojmë të gjithë të interesuarit të aplikojnë për ofrimin e shërbimeve  të pastrimit të hapësirave ku janë vendosur  tri zyrat e Programeve të BNK-së si në vijim:

  1. Zyren e Sekretariatit të Përbashkët Teknik, Programi Kosovë-Maqedoni e Veriut;
  2. Zyrën e Antenës së Sekretariatit të Përbashkët Teknik, Programi Mali i Zi –Kosovë dhe,
  3. Zyrën e Antenës së Sekretariatit të Përbashkët Teknik, Programi Shqipëri-Kosovë;

Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë:

  • Kryesi i shërbimeve të pastrimit është i obliguar që të pastrojë objektin e “CBC House” në Prishtinë, në të cilin objekt janë: 3 zyre të punës, 1 zyre e konferencave, tarracat, tavolinat e punës, karriget, dollapët, korridori në hyrje, banjot dritaret e objektit, si dhe gjitha pajisjet e zyrave.
  • Pastrimi duhet të bëhet në kohën e caktuar nga punëdhënësi,
  • Këtë pastrim punëmarrësi është i obliguar që ta realizoj së paku 3 (tre herë) në javë;
  • Për orarin e pastrimit kryesi i shërbimeve-punëmarrësi do të dakordohet me Udhëheqësin e zyrës;
  • Kryesi i shërbimeve-Punëmarrësi duhet të jete në dispozicion edhe në raste tjera në rast kërkese nga zyrtarët e “CBC House”në Prishtinë;

Kualifikimet dhe përvoja:

  • Shkollim primar dhe/ose sekondar;
  • Përvoja përkatëse e punës, do të jetë përparësi;

Njohuritë dhe aftësitë e kërkuara:

  • Të ketë aftësi për të punuar sipas standardeve të larta të punës dhe të jetë i/e organizuar;
  • Të ketë aftësi për t’u përshtatur brenda ambientit punues

Me qëllim të respektimit të rregullave kundër COVID -19, të gjithë të interesuarit duhet të dorëzojnë  dokumentet si në vijim në postën elektronike arjeta.sahiti@rks-gov.net  dhe në subjekt të shkruhet - Aplikimi për pastrim të CBC House.

  • Kopjen e Letërnjoftimit;
  • CV-në;
  • Çfarëdo dëshmie të punës së mëhershme;

Vetëm kandidatët që kalojnë fazën e  parë të selektimit do të ftohen për intervistim.

link icon Shpallja e plotë.

Related Listings