Mësimdhënës/e për SHMFU (21)

Komuna e Mitrovicës së Jugut
Published
21/04/2021
Location
Mitrovica
Listing Type
Jobs  

Description

Drejtoria Komunale e Arsimit në Mitrovicë, me propozimin e shkollave publike të komunës, në bazë të Kapitullit V neni 67 dhe 68 të Ligjit Nr. 06/0L-114 për Zyrtarët Publikë, Nenit 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212 (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr. 90/2010), Nenit 5, pikës c. të Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës Nr. 03/L- 068, Udhëzimit Administrativ të MPMS Nr. 07/2017, për Rregullimin e Procedurave për Themelimin e Marrëdhënies së Punës në Sektorin Publik, UA nr. 10/2018 për Normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm, vendosi të publikoj këtë:

K O N K U R S P L O T Ë S U E S 

Për plotësimin e vendeve të punës në Shkollat Fillore të Mesme të Ulëta të komunës së Mitrovicës, si vijon :

  1. Për nevojat e shkollave publike të arsimit të obliguar fillor kërkohen 9 mësues të Ciklit Klasor-pozita të lira;
  2. Për SHFMU “Harun Beka” në Gushac, sipas vendimit të Inspektoratit të punës, ripublikohet konkursi për këtë pozitë dhe kërkohet një mësimdhënës i Gjuhës shqipe për një normë të plotë;
  3. Për SHFMU “Jusuf Rexha” në Koshtovë, sipas vendimit të Inspektoratit të Punës, ripublikohet konkursi për këtë pozitë dhe kërkohet një mësimdhënës i Gjuhës shqipe për një normë të plotë;
  4. Kërkohen dy mësimdhënës të Gjuhës gjermane për grup shkollash në arsimin fillor të mesëm të ulët;
  5. Për SHFMU” Fazli Greiçevci” në Shipol, kërkohet një mësimdhënës për lëndën e Kimisë-normë e plotë;
  6. Për SHFMU ”Trepça” në Stantërg dhe SHFMU”Xhevat Jusufi” në Bare, kërkohet një mësimdhënës i lëndës së Fizikës;
  7. Për SHFMU “Musa Hoti” kërkohet një mësimdhënës të Gjuhës angleze për 20 orë mësimi në javë;
  8. SHFMU “Shaban Idrizi” në Zhabarë, kërkon :
    1. Një mësimdhënës të lëndës së Fizikës një normë e plotë (pozitë e lirë) dhe
    2. Një mësimdhënës të lëndës së Historisë-një normë e plotë (pozitë e lirë);
  9. SHMU e muzikës “Tefta Tashko” në Mitrovicë, kërkon një mësimdhënës për lëndën Piano-Korepetitim një normë e plotë;
  10. Grup shkollash në lokalitete të ndryshme, kërkojnë një mësimdhënës të lëndës së Artit figurativ-15 orë mësimi;
  11. SHFMU “Mehë Uka” në Bajgorë, kërkon një mësimdhënës të lëndës së Gjuhës shqipe- një normë e plotë.

Dokumentacioni i nevojshëm për konkurim:

  • Formulari i aplikimit (merret në komunë – Qendra për Shërbime me Qytetarë);
  • Diploma (Certifikata e diplomimit- nuk duhet të jetë më e vjetër se gjashtë muaj) e fakultetit e fotokopjuar dhe e noterizuar nga organi kompetent;
  • Ekstrakti i lindjes;
  • Letërnjoftimi i fotokopjuar;
  • Vërtetimi nga gjykata se aplikuesi nuk është në procedurë të hetimeve, apo i dënuar për vepër penale;
  • Dokumenti i përvojës se punës në arsim (nëse ka);
  • Dëshmi të trajnimeve arsimore të akredituara nga MASHT-i (nëse ka).

Kushtet:

Për këto vende të punës kërkohet përgatitja adekuate profesionale, konform Udhëzimit Administrativ 10/2018  Normativi mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm.

Të gjitha dokumentet duhet të jenë në kopje (dokumenti për kualifikimin profesional i noterizuar), të cilat nuk kthehen. Dokumentet origjinale mund të kërkohen me rastin e intervistimit.

Kandidatët që e kanë mbaruar shkollimin jashtë Kosovës duhet t'i kenë dokumentacionet e nostrifikuara.

Kandidatët që i plotësojnë kushtet do të ftohen në test me shkrim. Njoftimi për datën dhe vendin e mbajtjes do të bëhet përmes ueb faqes zyrtare të komunës.

Udhëzim për konkurim:

Dokumentacioni i kompletuar dorëzohet në komunë, zyra nr.10 – (Qendra për Shërbime me Qytetarë).

Me një aplikacion mund të konkurohet vetëm për një vend pune.

Data e njoftimit në ueb faqen: konkursi.rks-gov.net është prej 22.03.2021 deri me

20.04.2021. Data e aplikimit është prej 21.04.2021 deri me 05.05.2021.

Dokumentacioni i pa kompletuar dhe i dorëzuar pas afatit nuk do të shqyrtohet.