Mësimdhënës/e për lëndë të bujqësisë

komuna e podujeves 150x150 1
Municipality of Podujeva
Published
10/09/2020
Location
Podujeva
Listing Type
Jobs  

Description

Bazuar në nenet 7 dhe 8 të Ligjit të Punës nr. 037L-212 të Republikës së Kosovës, Ligjit mbi Arsimin Parauniversitar të Republikës së Kosovës nr. 04)L-032, Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës nr. 037L-068, Udhëzimin Administrativ (MASHT) nr. 0572015, Normativ për mësimdhënësit e arsimit profesional, U.A. (MASHT) nr. 1772009, Procedura e zgjedhjes së personelit arsimor në shkollë, si dhe Vendimin OlNr. 12-7272019, Ministria e Punës dhe mirëqenies Sociale, Trupi Ekzekutiv i Inspektoratit të Punës, Drejtoria e Arsimit shpall:

KONKURS
Për mësimdhënës në Komunën e Podujevës për vitin shkollor 2020722021

Një (1) mësimdhënës/e për lëndë të bujqesise
SHMLT “Isa Boletini” 1 Podujevë , 18 I lirë Deri 31/08/2021

Kriteret e kualifikimit

Inxhinier i diplomuar i bujqësisë.

KUSHTET:

Aplikacionit i bashkëngjiten këto dokumente:

  • Formulari i aplikimit (i cili merret dhe dorëzohet në qendrën për shërbime të qytetarëve, në
    objektin e komunës, rr. “Nuhi Gashi” Podujevë):
  • Certifikata e lindjes:
  • Dokumentin personal — letërnjoftimi ose pasaporta (kopje):
  • Dëshmi mbi kualifikimin (kopja e vërtetuar):
  • Certifikatat e trajnimeve të akredituara nga MASHT:
  • Dëshmi mbi përvojën e punës (nëse keni):
  • Dëshmi se nuk është nën hetime dhe nuk ka qenë iJe dënuar për krim, dhunë ose vepra të
    padenja që përfshijnë fëmijët,
  • Certifikatën e mjekut (vetëm kandidatët të cilët pranohen në marrëdhënie pune, pra pas
    publikimit të rezultateve).

Sqarim shtesë:

  • Informatat e dhëna në aplikacion konsiderohen të vlefshme vetëm nëse dëshmohen me
    dokumente
  • Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet t'i kenë të nostrifikuara dokumentet në MASHT,
  • Dokumentet nuk kthehen.

Afati i konkursit

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e shpalljes së konkursit në mjetet e
informimit publik, në tabelën e shpalljeve në objektin e komunës dhe në ueb-faqen e
Komunës së Podujevës http:ikk.rks-gov.net'podujeve (1070972020 - 2410912020).

Shpallja e plote.

Related Listings

25/09/2020
24/09/2020
23/09/2020