Mësimdhënës/e (4)

drenas logo e1558609641693
Municipality of Drenas
Published
13/08/2020
Location
Drenas
Listing Type
Jobs  

Description

Në vështrim të nenit 8 të Ligjit nr.037L-212 të Punës, Udhëzimit administrativ nr. 0772017 për
rregullimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës në sektorin publik, Udhëzimit Administrativ të MASHT-it, nr. 1072018 të dt. 1370772018 për normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm, Drejtori i Drejtoratit për Arsim, shpallë këtë:

KONKURS

SHFMU ,,Bajram Curri ” në Nekoc.
- Një mësimdhënës/e për arsim fillor, deri sa të këthehet punëtorja prej pushimit të lehonisë.

SHFMU ,,Rasim Kiçina ” — paralelja e ndarë në Poklek të ri.
- Një mësimdhënës/e i Matematikës, për vitin shkollor 2020:2021.

SHFMU ,,Shaban Polluzha ” në Korroticë e Epërme.
- Një mësimdhënës/e për Gjuhë Angleze, deri sa të këthehet punëtorja prej pushimit të lehonisë

SHFMU” Xheladin Gashi-Plaku”-Komoran.
- Një asistent/e për fëmijët më nevojat e veçanta, si dhe në SHFMU”7 Marsi”-Kishnarekë, SHFMU” Bajram Curri”-Nekoc.

KUSHTET E PUNËSIMIT:

Për të gjitha vëndet e punës kërkohet përgatitje adekuate profesionale (me fakultete përkatëse), sipas U.A.107 2018.

DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR APLIKIM:

  • Aplikacioni i punësimit.
  • Kopje e dokumentit të identifikimit ( letërmjoftim, patentë shofer ose pasaportë)
  • Diploma e vërtetuar ne Komunë ose te Noteri publik.
  • Çertifikata e diplomimit- jo më e vjetër së gjashtë muaj, e vërtetuar ne Komunë ose te Noteri
    publik.
  • Çertifikatë origjinale që nuk është nën hetime, ose e noterizuar, jo më e vjetër së gjashtë muaj.
  • Çërtifikatë mjekësore për gjendjen shëndetësore lidhur më çështjen e punësimit, për kandidatët që pranohen në punë.
  • Kopje të Çertifikatave të trajnimeve përkatëse ( nëse keni)

REKRUTIMI:

Intervistat me shkrim, me gojë dhe përzgjedhjen e kandidatëve do të bëjë Komisioni i përzgjedhur nga DKA.

VËREJTJE:

Aplikacioni për konkurim merret në zyrat e DKA-s,të plotësohet rrjedhshëm në gjuhën shqipe dhe me shkronja të mëdha të shtypit.

Dokumentacioni i kompletuar dorëzohet në Arkivin Komunal, ndërsa dokumentët e pakompletuara, ato që arrijnë pas afatit të konkurimit dhe dokumentet shtesë jashtë afatit të dorëzimit nuk pranohen.

Konkursi mbetet i hapur 15 dite.

Shpallja e plote.

Related Listings

25/09/2020
24/09/2020
23/09/2020
21/09/2020