KSHI: Mbikqyrje e vendosjes së interierit

oda e avokateve te kosoves oak 150x150 1 e1603956855677
Oda e Avokatëve të Kosovës
Published
29/10/2020
Location
Pristina
Listing Type
Tenders  

Description

ODA E AVOKATËVE TË KOSOVËS (më tutje OAK), duke u bazuar në vendimin e Këshillit Drejtues të datës 27.10.2020, bënë këtë ,

SHPALLJE PUBLIKE PËR SHPREHJE TË INTERESIT

Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK), njofton palët e interesuara përkatësisht Arkitektët apo Kompani të arkitektëve, për mbikqyrjen e vendosjes së interierit të OAK-së:

Rrjedha e Procesit

  1. OAK, ka pranuar ofertat sipas shpalljes publike të datës 01.09.2020 për mobilimin e objektit të OAK-së, sipas planit të ndarjes fizike të objektit – planometrisë.
  2. Këshilli Drejtues ka vendosur që të përzgjedhet një arkitekt apo kompani e arkitektëve, për vlerësimin dhe mbikqyrjen e këtij procesi.
  3. Arkitekti apo Kompania fituese e arkitektëve, do të bëjë vlerësimin e ofertave ekzistuese apo nëse duhet të merren oferta të reja, me qëllim të përmbushjes së nevojave për mobilimin e objektit të OAK-së.
  4. Fituesi i kësaj shpallje, do ta bëjë vlerësimin, implementimin dhe pranimin teknik lidhur me mobilimin e OAK-së, sipas planometrisë së saj.
  5. Ofertat dorëzohen në adresën e OAK-së, Bedri Pejani nr.31 në Prishtinë deri me datë 05.11.2020, në ora 16:00.

Për  çfarëdo  informate  shtesë,  mund  të  kontaktoni  në  tel:  038/244-586,  apo  në  e-  mail: info@oak-ks.org.

Shpallja e plote.