Koordinatore e Zyrës Ekzekutive

bpb banka e1558604447570
Banka për Biznes
Published
08/09/2020
Location
Pristina
Category
Listing Type
Jobs  

Description

Banka Për Biznes, Zyra Qendrore në Prishtinë shpall konkurs për pozitën:

Koordinatore e Zyrës Ekzekutive

Kualifikimet e nevojshme:

  • Diplomë Universitare
  • Përvojë pune në sistemin bankar
  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit dhe prezantimit
  • Aftësi të shkëlqyeshme të planifikimit dhe organizimit
  • Aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës, përcaktimit të prioriteve dhe arritjes së objektivave
  • Nivel i avancuar i Gjuhës Angleze dhe përdorimit të Microsoft Office

Përgjegjësitë kryesore:

  • Përgjegjëse për përgatitjen e prezantimeve, raporteve dhe të gjitha dokumenteve relevante
    me Zyrën Ekzekutive
  • Përgjegjëse për organizimin e takimeve të Zyrës Ekzekutive
  • Bënë koordinimin mes Zyrës Ekzekutive dhe palëve të tjera
  • Përfaqëson Zyrën Ekzekutive në takime sipas nevojës
  • Menaxhon rrjedhën e informacionit në kohë dhe në mënyrë të saktë
  • Harton plan gjithëpërfshirës për zhvillimin e aktiviteteve dhe menaxhimin e Zyrës Ekzekutive
  • Identifikon kanalet më efektive të proceseve dhe komunikimit me qëllim të mbështetjes së
    funksionit dhe rolit të Zyrës Ekzekutive
  • Rekomandon përmirësim të proceseve me qëllim ngritjen e efikasitetit të Zyrës Ekzekutive

Procedura e aplikimit:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi plotësoni formularin për aplikim duke bashkëngjitur dhe CV-në tuaj, në këtë link: https://www.bpbbank.com/forma-e-aplikimit-per-punesim/

Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Afati i aplikimit është deri me datë: 15 Shtator 2020.

Related Listings