Koordinator/e Kombëtar/e

64x64 kosovo logo 150x150 1
Zyra e Kryeministrit
Published
02/07/2020
Location
Pristina
Category
Listing Type
Jobs  

Description

Në bazë të nevojës për krijimin e një ekipi të përkohshëm për zhvillimin e programit Kompakt ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe SHBA-së, shpallen këto pozita për angazhimin e ekspertëve:

 Një (1) Koordinator Kombëtar

Numri referues: ZKM-ZSM-001

Gjatë zhvillimit të Programit Kompakt, secili vend i kualifikuar duhet të mobilizojë burime të konsiderueshme financiare dhe njerëzore, të dhëna dhe informacione dhe të menduarit kritik nga sektori i tij publik dhe privat dhe shoqëria civile. Koordinatori Kombëtar e udhëheqë këtë proces të përpjekjeve duke menaxhuar punën e detajuar të përditshme të stafit të specializuar në Ekipin për Zhvillimin e Programit Kompakt dhe duke i angazhuar akterët kyç në ministri dhe agjenci qeveritare, komunitetin biznesor dhe organizatat e shoqërisë civile. 

Për të qenë i suksesshëm, Koordinatori Kombëtar duhet të jetë në gjendje t’i menaxhojë dhe të përgjigjet ndaj presioneve nga politikanët, udhëheqësit e biznesit dhe publiku, të koordinojë rrjedha të shumëfishta të punës komplekse, t’i delegojë detyrat duke i pasur parasysh detajet, të komunikojë në mënyrë të qartë dhe efikase dhe t’i inspirojë akterët dhe stafin.

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare në fushën e menaxhimit, administratës së biznesit, administratës publike, financave apo ekonomisë, juridikut, komunikimeve apo ndonjë fushë tjetër relevante profesionale.
  • Përvojë pune paraprake dhjetë (10) vjeçare apo më shumë në pozita të larta menaxhuese në subjekte të profilit të lartë apo strategjike në sektorin publik apo privat.
  • Aftësi të demonstruar për menaxhim të një institucioni, programi apo projekti të madh me staf prej dhjetë apo më shumë anëtarëve dhe preferohet me një buxhet vjetor prej më shumë se 5 milionë $.
  • Shkathtësi të jashtëzakonshme udhëheqjeje dhe organizative dhe aftësi për të punuar në ekipe të mëdha të përbëra nga shumë kultura. Aftësi për performancë të mirë nën presionin e afateve përfundimtare ambicioze dhe pritjeve të larta.
  • Përvoja e konsiderueshme paraprake në planifikimin e zhvillimit ekonomik apo ekzekutimin e projekteve për zhvillim ekonomik është shumë e preferueshme. Gjithashtu preferohet përvoja me organizata ndërkombëtare donatore dhe një kombinim i përvojës brenda dhe jashtë qeverisë.
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme për komunikim me shkrim dhe verbal në gjuhën angleze.

Përshkrimi i përgjegjësive kryesore:

  • Koordinohet nga afër me zyrtarët e lartë të qeverisë për t’i kuptuar dhe prezantuar në mënyrë efikase prioritetet e vendit të kualifikuar në zhvillimin e Programit Kompakt.
  • Shërben si pikë primare e kontaktit për shkëmbimin e informacioneve kritike operacionale ndërmjet qeverisë dhe MCC, përfshirë kuptimin e qartë dhe të plotë të procesit të zhvillimit të Kompaktit, kërkesave dhe kritereve për investime të MCC.
  • Menaxhon tërë procesin e zhvillimit të Kompaktit në emër të qeverisë, përfshirë udhëzimin për analizën fillestare dhe vlerësimin e sfidave për zhvillim ekonomik, udhëheqjen e identifikimit të koncept projekteve që do t’i adresojnë ato sfida, promovojnë zbutjen e varfërisë dhe rritjen ekonomike, koordinimin e zhvillimit dhe dizajnimit të projekteve të dakorduara, të cilat i përmbushin kriteret për investime dhe kërkesat tjera të MCC.
  • Rekruton staf me kualifikim të duhur dhe të specializuar për Ekipin për Zhvillimin e Programit Kompakt që është i kualifikuar në mënyrë të duhur dhe ofron udhëheqje ekzekutive, menaxhim dhe koordinim të nivelit të lartë gjatë punës së tij të përditshme.
  • Krijon, ruan dhe shfrytëzon marrëdhënie efektive me zyrtarët, zyrat, individët dhe stafin kyç në qeveri për të siguruar shpërndarjen e informacioneve, për të siguruar zotimin e të gjitha informacioneve dhe burimeve të nevojshme dhe për të motivuar përfundimin në kohë të detyrave kritike.
  • I raporton në baza periodike Presidentit, Kryeministrit apo pikës së përcaktuar politike të kontaktit (p.sh. MZHE) për t’iu ofruar në kohë përditësime në lidhje me statusin e procesit të zhvillimit të Kompaktit, marrjen e mbështetjes së nivelit të lartë dhe aprovimit për vendimet kyçe dhe për identifikimin dhe zgjidhjen e çështjeve.
  • Angazhon në mënyrë aktive akterë të rëndësishëm politikë, udhëheqës të biznesit privat, organizata të shoqërisë civile dhe donatorë ndërkombëtarë përgjatë procesit të zhvillimit të Kompaktit dhe shërben si përfaqësues i dukshëm publik i përpjekjeve të qeverisë për zhvillim të Kompaktit.
  • Planifikon dhe zbaton vizita periodike nga stafi dhe zyrtarët e lartë të MCC.

Niveli i përpjekjes:

Koordinatori Kombëtar duhet të jetë në dispozicion me orar të plotë gjatë procesit të zhvillimit të Kompaktit, i cili në përgjithësi zgjat dy deri në tre vjet. Roli është rigoroz dhe sfidues dhe për këtë arsye Koordinatori Kombëtar nuk duhet të ketë përgjegjësi të konsiderueshme konkurruese gjatë kësaj kohe.

Stafi homolog:

Koordinatori Kombëtar do të punojë drejtpërdrejt me Udhëheqësin e Ekipit të Vendit (UEV) të MCC për vendin e kualifikuar.

INFORMATA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT NË LIDHJE ME APLIKIMIN PROCEDURAT

Zyra e Kryeministrit ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Kandidatët për pozitat e lartpërmendura duhet të dorëzojnë këto dokumente:

  • CV
  • Letër motivimi.
  • Dokumentacionin e paraparë për sa i përket punësimit (dëshmi të kualifikimit profesional, të përvojës së punës, referencat etj. Diplomat e fituara jashtë vendit duhet të vërtetohen nga MASHT-i).
  • Certifikatë (dëshmi) se nuk është nën hetim.
  • Shtetas i Kosovës (kopja e pasaportës ose e letërnjoftimit).

Konkursin me të dhënat e aplikimit mund ta gjeni në ueb faqen: http://www.kryeministri-ks.net

Dokumentacioni duhet të dorëzohen në  adresën elektronike e-mailin zyrtar personeli.zkm@rks-gov.net

Dokumentacioni i pakompletuar me informatat e kërkuara do të konsiderohet i pavlefshëm.

Për shkak të numrit të madh të aplikacioneve të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Kohëzgjatja e kontratës për angazhimin e ekspertëve është 6 muaj.

Pagesa për angazhimin e ekspertëve është e negociueshme.

Afati i fundit për të aplikuar është nga 03 /07/2020 deri më 13 /07/2020.

Kërkesat e dërguara pas afatit të fundit për aplikim nuk do të pranohen.

Për informata shtesë, ju lutem thirrni në këtë numër: 038 200 14 818 dhe 038 200 14 817.

Related Listings