Konsulencë: Hartimi i Udhëzuesit mbi të drejtat e njeriut për mjedis

64x64 Ec Ma Ndryshe 150x150 1
EC Ma Ndryshe
Published
13/08/2020
Location
Prizren
Listing Type
Jobs  

Description

THIRRJE PËR OFERTË

Konsulencë për hartim të Udhëzuesit mbi të drejtat e njeriut për mjedis të shëndetshëm

Programi për të drejtat e njeriut, “HUMAN RIGHTIVISM”, i cili mbështetet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim (Sida), ka për qëllim që nëpërmjet shoqërisë civile të përmirësoj të drejtat e njeriut, që janë të natyrshme, origjinale dhe të bazuara në interes të grupit, përmes këtyre tri komponentëve: 1) Të drejtat e njeriut dhe aktivizimi arsimor; 2) Dokumentimi; monitorimi (ëatchdog) dhe qasja strategjike dhe 3) Të drejtat mjedisore.

EC Ma Ndryshe është njëra nga organizatat përfituese të këtij programi, në kuadër të të cilit shpall këtë thirrje  përmes së cilës fton konsulentët/grupet e konsulentëve, kompanitë/konsorciumet dhe OJQ-të e interesuara të dorëzojnë ofertat e tyre për “Hartim të Udhëzuesit mbi të drejtat e njeriut për mjedis të shëndetshëm”. Për hartim të udhëzuesit rekomandohet që pala e angazhuar të konsultojë dokumente relevante të organizatave ndërkombëtare, si konventa, udhëzues dhe raporte. Një burim i vlefshëm ku mund të bazohet puna është edhe “Human rights and the environment”,publikuar nga Këshilli i Evropës.

Ky dokument ofron përmbledhje gjithëpërfshirëse të konventave dhe instrumenteve globale dhe rajonale të cilat adresojnë marrëdhënien midis mbrojtjes së mjedisit dhe të drejtave të njeriut. Të gjitha burimet duhen përdorur duke respektuar në përpikëri të drejtën autoriale.

Gjatë hartimit të udhëzuesit, pala e angazhuar duhet t’i referohet legjislacionit dhe dokumenteve tjera relevante në nivel qendror dhe lokal në Kosovë, në mënyrë që të ofrojë rekomandime të bazuara, konkrete dhe të zbatueshme. Rekomandimet duhet të jenë të aplikueshme për nivelin qendror dhe atë lokal. Organizata porositëse dhe pala e angazhuar do të dakordojnë në fillim të punës strukturën e udhëzuesit dhe detajet e tjera të përmbajtjes.

Qëllimi i hartimit të këtij dokumenti është që të udhëzojë institucionet e nivelit lokal dhe qendror në adresimin e vështirësive të respektimit të të drejtave të njeriut për jetesë në mjedis të shëndetshëm.

Afati për përfundim të dokumentit:

20 (njëzetë) ditë kalendarike pas nënshkrimit të kontratës.

Kriteret për ofertim:

Oferta duhet të përmbajë dokumentet në vijim:

  • Oferta duhet të përfshijë një përshkrim të shkurtë të metodologjisë dhe strukturën e propozuar të dokumentit.
  • Çmimi duhet të përfshijë koston profesionale dhe ato të transportit;
  • Konsulentët duhet të dergojnë CV-në;
  • Grupet e konsulentëve dërgojne vetëm CV-në e personit përgjegjës;
  • Pala ofertuese duhet të caktojë një person për kontakt direkt dhe komunikim me EC Ma Ndryshe.

Ofertat duhet të dorëzohen fizikisht në zyret e EC Ma Ndryshe, Rr. Fehmi Lladrovci 94, Prizren ose në mënyrë elektronike në info@ecmandryshe.org deri më datë 17.08.2020, ora 15:00 me shënim: “Hartim të Udhëzuesit mbi të drejtat e njeriut për mjedis të shëndetshëm”

Ofertat që vijnë pas këtij afati dhe ato që nuk i përmbajnë dokumentet relevante, nuk do të konsiderohen.

Pas vlerësimit fillestar të ofertave, EC Ma Ndryshe rezervon të drejtën të kërkojë dokumente (dëshmi) shtesë nga konsulentët/grupet e konsulentëve, nëse këtë e vlerëson të nevojshme. EC Ma Ndryshe rezervon të drejtën për të negociuar ofertën financiare. Vetëm konsulentët/grupet e konsulentëve fitues do të informohen/kontaktohen.

Më shumë infomacion

Listimet aktive në EC Ma Ndryshe

Related Listings

23/09/2020
11/09/2020