Konkurs per perzgjedhjen e modeleve te dekoratave

kosovo logo 150x150 1 e1596493746444
Zyra e Presidentit
Published
28/08/2020
Location
Pristina
Category
Listing Type
Tenders  

Description

Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës,

Në mbështetje të nenit 36 të Rregullores (P) Nr. 04/2016 për Llojet e Dekoratave dhe Procedurat për Dhënien dhe Revokimin e tyre, nenit 2 të Rregullores (P) Nr. 01/2020 për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores (P) Nr. 04/2016 për Llojet e Dekoratave dhe Procedurat për Dhënien dhe Revokimin e tyre, i miratuar me Dekretin Nr. 112/2020 të datës 14.08.2020, shpall:

KONKURS PUBLIK PËR PËRZGJEDHJEN E MODELEVE TË DEKORATAVE QË JEP PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Përshkrimi:

  1. Më qëllim të përzgjedhjes së modeleve të dekoratave që jep Presidenti i Republikës, Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës fton të gjithë personat fizik dhe juridik që të aplikojnë me propozimet e tyre për modelin e dekoratës, si në vijim:

Urdhri “Adem Demaçi”

  1. Pas mbylljes së aplikimit për propozime, për modelin e Dekoratës, Sekretari emëron Komisionin për shqyrtimin e propozimeve të pranuara nga shpallja
  2. Komisioni, pas shqyrtimit të propozimeve për modele të dekoratave, i rekomandon Presidentit deri në tri modele për dekoratë.
  3. Presidenti vendos për modelin e dekoratës përkatëse.
  4. Personi, propozimi i të cilit zgjidhet për model të një dekorate, pas përzgjedhjes duhet të përgatis modelin e dekoratës sipas kërkesave për prodhimin e
  5. Personi, propozimi i të cilit zgjidhet për model të një dekorate shpërblehet me njëmijë (1,000.00) Euro, pasi të ketë përgatitur modelin e dekoratës siç është përcaktuar në pikën
  6. Të drejtat e autorit barten nga propozuesi tek Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës për propozimet e përzgjedhura, për modele të dekoratave, ku më pastaj bëhet punimi i dekoratave në pajtim me legjislacionin në

Kushtet për aplikim me propozime:

  1. Të drejtë aplikimi me propozime për modele të dekoratave kanë personat fizik dhe juridik.
  2. Propozimet duhet të dërgohen me
  3. Propozimet duhet të dorëzohen në letër dhe në formë elektronike (CD).
  4. Propozimet për dekorata duhet të jenë në pajtim me praktikat evropiane për
  5. Secili propozim duhet të jetë i ndarë në pliko të veçantë.

Afati dhe dorëzimi i propozimeve:

Afati i dorëzimit të propozimeve është 09 shtator 2020.

Propozimet dorëzohen në recepcionin e Ndërtesës së Kuvendit të Kosovës në Prishtinë (rruga Nëna Terezë p.n.) apo përmes postës, në pliko të mbyllura.

Propozimet dorëzohen në këtë adresë:

Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës
Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, p.n.
Prishtinë 10 000

Propozimi për Dekoratë: Urdhri “Adem Demaçi” Nga: Shifra e personit

Për sqarime shtesë shihni Rregulloren (P) Nr. 04/2016 për Llojet e Dekoratave dhe Procedurat për Dhënien dhe Revokimin e tyre

Për informata  të tjera plotësuese mund të drejtoheni në e-mail  adresën: alban.halili@president-ksgov.net

Shpallja e plote.

Related Listings

22/09/2020
Edukatore   Drenas
21/09/2020
21/09/2020
21/09/2020
Mekanik (2)   Pristina
21/09/2020