Konkurs për licencim për hartimin e raporteve për VNM

kosovo logo 150x150 1 e1596493746444
Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit
Published
10/08/2020
Location
Kosovo
Listing Type

Description

Ministria e  Ekonomisë dhe Ambientit duke u bazuar në Udhëzimin  Administrativ  Nr.  10/2017 për Licencim  të Hartuesve  të Raporteve  për Vlerësimin e  Ndikimit  në Mjedis,  shpall :

KONKURS

për Licencimin e personave fizik për hartimin e raporteve për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis (VNM)

Kriteret dhe kushtet për licencim

  1. Personi fizik mund të aplikoj për licencë, nëse i plotëson këto kushte:
    • ka kualifikim universitar të shkencave teknike ose natyrore si dhe eksperiencë profesionale dhe hulumtuese në fushën e mbrojtjes së mjedisit.
    • ka punuar në mënyrë vetanake ose në bashkëpunim me persona të tjerë, në hartimin e raporteve të VNM-ës ose studime korresponduese, që kanë të bëjnë me vlerësimet mjedisore, në pajtim me legjislacionin mjedisor dhe  ka së paku dy  (2) vite përvojë pune.

Dokumentet e nevojshme për aplikim

  1. Dokumentet e nevojshme për aplikim për marrjen e licencës të personit fizik vendor ose të huaj, janë:
    • një kopje te noterizuar të dëshmisë mbi përgatitjen profesionale;
    • dëshmi mbi punimet e punuara dhe nëse ka edhe të publikuara;
    • CV;
    • fatura e pagesës se tarifës për aplikim në vlerë 80 Euro (kurse me rastin e lëshimit  të licencës paguhet shuma shtesë prej 200 Euro);
  1. Aplikuesi do ti nënshtrohet provimit me shkrim;
  2. Në konkurs nuk mund të aplikojnë personat e punësuar në shërbimin civil;
  3. Dokumentet e kompletuara duhet të dorëzohen në arkivin e MEA;
  4. Konkursi është i hapur 30 ditë nga dita e shpalljes.
  5. Aplikacionet e pranuara sipas konkursit te datës 05.12.2019,do të konsiderohen të vlefshme dhe do të shqyrtohen nga Komisioni së bashku me aplikacionet e pranuara sipas këtij konkursi.

Shpallja e plote.