Konkurs per bursa per studentet nga Komuna e Prizrenit

prizren
Municipality of Prizren
Published
01/07/2020
Location
Prizren
Listing Type

Description

Në bazë të nenit 11 dhe 58 shkronja b, d dhe g të Ligjit nr. 03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, nr. 28/2008), nenit 51 të Statutit të Komunës së Prizrenit nr. 01/011-5643 të datës 15.10.2008, kryetari i Komunës, shpall këtë:

Konkurs

PËR NDARJEN E BURSAVE PËR STUDENTË TË KOMUNËS SË PRIZRENIT

Komuna e Prizrenit ndanë gjithsej 80 bursa, 60 nga këto bursa për studentët bachelor me kombësi shqiptare që studiojnë në universitetet publike të Kosovës, për vitin akademik 2019/2020, në këto fusha të studimit:

  • Fakulteti i Arteve  dy (2) bursa
  • Fakulteti i Shkencave Sportive dy (2) bursa
  • Fakulteti Juridik. gjashtë (6) bursa
  • Fakulteti Ekonomik. gjashtë (6) bursa
  • Fakulteti Filologjik. tre (3) bursa
  • Fakulteti i Edukimit. tetë (8) bursa
  • Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës. gjashtë (6) bursa
  • Fakulteti Filozofik. tre (3) bursa
  • Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike  dy (2) bursa
  • Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë dy (2) bursa
  • Fakulteti i Mjekësisë dhjetë (10) bursa
  • Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore katër (4) bursa
  • Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike gjashtë (6) bursa

15 nga këto bursa për studentët bachelor të minoriteteve që studiojnë në universitetet publike të Kosovës, për vitin akademik 2019/2020, në këto fusha të studimit:

  • Fakulteti i Arteve  një (1) bursa
  • Fakulteti i Shkencave Sportive  një (1) bursa
  • Fakulteti Juridik. dy (2) bursa
  • Fakulteti Ekonomik. dy (2) bursa
  • Fakulteti Filologjik. një (1) bursa
  • Fakulteti i Edukimit. një (1) bursa
  • Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës. një (1) bursa
  • Fakulteti Filozofik. një (1) bursa
  • Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike  një (1) bursa
  • Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë një (1) bursa
  • Fakulteti i Mjekësisë një (1) bursa
  • Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore një (1) bursa
  • Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike një (1) bursa

Pesë (5) bursa ndahen për studentët që studiojnë jashtë Kosovës në nivelin bachelor, studime pasuniversitare - master apo doktoratë, për vitin akademik 2019/2020.

Vetëm studentët/et e rregullt, së paku 10 vjet banorë të Komunës së Prizrenit, pa kurrfarë dallimesh etnike, gjinore, racore, fetare dhe politike, që janë të regjistruar në fakultete të universitetit publik të Republikës së Kosovës, kanë të drejtë të konkurrojnë për ndarjen e bursave komunale.

Kriteret e përgjithshme

  1. Të kenë të regjistruar vitin akademik për të cilin jepet bursa;
  2. Të mos jenë shfrytëzues të ndonjë burse tjetër, në përjashtim studentët përfitues të përfshirë në pikën III;
  3. Të mos jetë përsëritës i vitit

Kriteret e veçanta

  1. Nota mesatare mbi 9 (nëntë) vlerësohet me 50 pikë;
  2. Nota mesatare mbi 8 (tetë) vlerësohet me 30 pikë;
  3. Studentët me asistencë sociale vlerësohen me 20 pikë;
  4. Studentët që studiojnë në lëndët deficitare vlerësohen me 15 pikë;
  5. Studentët që studiojnë së bashku me një anëtarë tjetër nga e njëjta familje vlerësohen me 10 pikë;
  6. Studentët që nuk e kanë ndonjërin nga prindërit në jetë vlerësohen me 10 pikë;
  7. Studentët me nevoja të veçanta vlerësohen me 10 pikë.

Vëmendje: Kriteret e veçanta sipas pikës 5, vlerësohen vetëm për një student të asaj familje dhe vetëm nëse dëshmojnë me dokumentacion zyrtar se të gjithë studentët e asaj familje i plotësojnë kriteret e përgjithshme.

Në kushtet dhe kriteret e njëjta të cekura në pikën 3, do të kenë përparësi studentët e familjeve të dëshmorëve, të viktimave civile të luftës, të veteranëve, të invalidëve të luftës, të gjinisë femërore, studentët të cilët studiojnë në Universitetin e Prishtinës dhe studentët që udhëtojnë nga fshati më larg se 15 km.

Dokumentet e domosdoshme për aplikim:

  1. Aplikacioni sipas formularit të Komunës;
  2. Kopja e ID- së së studentit që aplikon;
  3. Vërtetim se studenti ka regjistruar vitin akademik 2019/2020 (origjinale);
  4. Çertifikata e notave (origjinale);
  5. Vërtetim që studenti nuk është përfitues i bursës nga Universiteti apo Ministria e Arsimit (origjinale);
  6. Çertifikata/ Ekstrakti i lindjes (jo më e vjetër se 6 muaj);
  7. Çertifikata për përfundimin e shkollës fillore (kopje). Çdo aplikues të cilit i mungon ky dokument do të konsiderohet se nuk është banor i Komunës së Prizrenit pë më tepër se 10 vite, sipas kritereve;
  8. Kopja e letërnjoftimit;
  9. Vendimi/ Vërtetimi se është anëtar i ngushtë i familjes së dëshmorëve
  10. Vendimi / Vërtetimi që dëshmon se aktualisht është shfrytëzues i ndihmës sociale (origjinale) (Kjo vlen vetëm për anëtarët e ngushtë të familjeve në asistencë sociale)
  11. Certifikata e vdekjes (Për studentët pa prindër)
  12. Certifikatat / Ekstraktet e lindjes për të gjithë studentët anëtarë të ngushtë të asaj familjeje (Për anëtarët e ngushtë të së njëjtës familje)
  13. Vendimi / Vërtetimi zyrtar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale. (Për studentë me nevoja të veçanta)

Vërejtje: Dokumentet e pa kompletuara sipas kritereve të lartcekura, dhe ato të dorëzuara pas afatit zyrtar për aplikim, nuk do të shqyrtohen

Kandidatëve të cilëve iu ndahet bursa për kushtet e shfrytëzimit do të nënshkruajnë kontratë të veçantë, ku do të specifikohen kushtet, obligimet dhe detyrat e dyanshme.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes në mjetet e informimit publik.

Aplikacioni i kërkesës merret në ueb faqe dhe i plotësuar dorëzohet tek sporteli kërkesave, kati përdhesë Objekti i Administratës, Qendra për Shërbime të Integruara – One Stop Shop, çdo ditë pune prej orës 09:00 deri 15:00.

Aplikacioni per aplikim.