Komentator/Gazetar

art motion e1569958469631
Artmotion
Published
12/08/2020
Location
Pristina
Listing Type
Jobs  

Description

“Artmotion” Sh.p.k. me seli në Prishtinë, Zona Industriale, Rr. “Lidhja e Pejës”, shpallë:

KONKURS

Për plotësimin e vendeve të lira të punës,

  • Komentator/Gazetar në Programin e Sportit të Artmotion – 1 Pozitë
  • Vendi i punës: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e shpallur janë:

  • Komenton ngjarjet sportive me theks të veçantë në basketboll, futboll, hendboll dhe volejboll
  • Si komentues/gazetar multi-funksional, komenton edhe gjitha sportet tjera, sipas nevojës (sporte luftarake, auto-motorsporte, atletikë, not, sportet dimërore,  etj)
  • Prodhon lajme ditore
  • Përgatit materiale promovuese të programeve sportive në Artmotion
  • Të jetë i gatshëm të punojë nën presionin dhe ngarkesë të punës në periudhat e caktuara të vitit kur ka ngjarje të ngjeshura
  • Të jetë fleksibil në ndërrimet e orarit;
  • I raporton kryeredaktorit dhe drejtorit
  • Bashkëpunon ngushtë me kolegët me qëllim të kryerjes së detyrave të përcaktuara në prodhimin e programit sportiv

Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë Universiteti (e preferueshme Gazetari dhe Komunikim Masiv)
  • Të ketë përvojë pune në komentime dhe/ose gazetari sportive
  • Aftësi të mira të prezantimit dhe komunikimit;
  • Njohuria e mirë e Gjuhës Angleze e obligueshme
  • Njohuria e gjuhëve të huaja tjera është përparësi

Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë për këto vende të punës, duhet që ti dërgojnë këto dokumente, përmes postës elektronike:

  • CV-në së bashku me foto, si dhe dëshmitë e përgatitjes shkollore;
  • Letër Motivuese;
  • Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse;
  • Çertifikatat e trajnimeve eventuale;
  • Letër Rekomandime apo referenca eventuale (jo e domosdoshme).

Aplikimi bëhet përmes e-mailit -postës elektronike, në:

hr@artmotion.net

Aplikimet e pa kompletuara nuk do të merren parasysh.

Konkursi mbetet i hapur deri më datën 20.08.2020, Ora 16:00h.