Këshilltar/e i/e Lartë Ekonomik dhe Financiar

fkee
Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë
Published
01/01/2021
Location
Pristina
Category
Listing Type
Jobs  

Description

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë
Ri-Shpallje për vend të lirë pune

  • Pozita: Këshilltar i Lartë Ekonomik dhe Financiar
  • Organizata: Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE)
  • Lokacioni: Prishtinë (Republika e Kosovës)
  • Data e shpalljes së konkursit: 30.12.2020
  • Data/ora e mbylljes: 29.01.2021, 16:00 (koha lokale)
  • Lloji dhe kohëzgjatja e kontratës: Kontratë pune me orar të plotë për një periudhë të caktuar kohore (3 vjet) me mundësi vazhdimi
  • Periudha provuese: 3 muaj

Kur pritet të fillojë marrëdhënia e punës: Brenda dy javësh pas nënshkrimit të kontratës së punës dhe jo më vonë se 01.03.2021 (cilado datë të jetë e para)

A) Rrethanat organizative

Me miratimin e Ligjit Nr. 067L-079 për Efiçiencë të Energjisë (LEE), Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) është themeluar si entitet i pavarur, autonom dhe i qëndrueshëm, në mbështetje të objektivave të politikës për Efiçiencë të Energjisë së Republikës së Kosovës, duke promovuar, mbështetur dhe zbatuar masat e efiçiencës së energjisë, si dhe duke tërhequr dhe menaxhuar burimet financiare në mënyrë që të financojë dhe zbatojë projekte investimesh në fushën e Efiçiencës së Energjisë në një mënyrë të qëndrueshme.

Këshilltari i Lartë Ekonomik dhe Financiar emërohet nga Drejtori Menaxhues i FKEE për një mandat që nuk i kalon tre (3) vjet, me një mundësi të riemërimit. Ai, ajo raporton te Drejtori Menaxhues i FKEE.

B) Roli dhe përgjegjësitë kryesore

Nën mbikëqyrjen e Drejtorit Menaxhues, Këshilltari i Lartë Ekonomik dhe Financiar është përgjegjës për ekzekutimin me cilësi të lartë dhe të koordinuar të detyrave ) aktiviteteve të besuara atij , saj nga Drejtori Menaxhues dhe shpërndarjen e rezultateve që kanë të bëjnë me këto detyra ) aktivitete në kohë. Këshilltari i Lartë Ekonomik dhe Financiar është përgjegjës për përkthimin e njohurive dhe përvojave në fushën e Këshillimit për FKEE në përputhje me standardet, normat e vlefshme dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.

C) Detyrat dhe funksionet specifike si dhe rezultatet e pritshme kryesore

Këshilltari i Lartë Ekonomik dhe Financiar është përgjegjës për sa vijon:

  • Vlerësimin e propozimeve të pranuara të projekteve nga këndvështrimi ekonomik dhe financiar dhe përgatitjen e raporteve të vlerësimit për përpunim të mëtejshëm nga FKEE-ja:
  • Kontributet për zhvillimin e thirrjeve (p.sh. përshtatshmëria, kriteret teknike etj.):
  • Veprimin si Menaxher i Projektit në projektet EE dhe BRE të mbështetura nga FKEE-ja, me detyrim që të ndjekë projektin nga nënshkrimi i Marrëveshjes për Inicimin e Projektit, gjatë zbatimit, mbikëqyrjes dhe deri në komisionim
  • Pjesëmarrjen në Komisionin Teknik si dhe në Komisionet e Vlerësimit për Tenderët
  • Ofrimin e përkrahjes teknike për FKEE-në në çdo çështje teknike që kërkon një profil të një eksperti ekonomik dhe/fose financiar.

D) Kualifikimet, përvoja dhe aftësitë gjuhësore

  • Ka përvojë profesionale në Ekonomi dheJose Financa ose ekuivalent me nivelin e arritur të
    arsimit që korrespondon me nivelin VIJ1 në Shtojcën 4 të rregullores për shpërblimin e personelit të FKEE (programi i arsimit të lartë, programi më i lartë profesional: për kandidatët e diplomuar jashtë Kosovës, duhet të sigurohet prova e njohjes së diplomës në Kosovë:
  • Pesë (5) vjet përvojë pune të përgjithshme profesionale, nga të cilat të paktën tre (3) vjet në detyra ) aktivitete relevante, mundësisht si Këshilltar në Ekonomi dhefose Financa:
  • Njohuri të shkëlqyeshme për të paktën një nga gjuhët zyrtare në Kosovë dhe gjuhën angleze
  • Posedimi i shkathtësisë informatike në Aplikacionet MS (VVord, Excel, PovverPoint, etj.):
  • Nuk është dënuar me aktgjykim të formës së prerë për një vepër penale për të cilën dënimi maksimal tejkalon gjashtë (6) muaj burgim dhe dënimi nuk është i kushtëzuar: (evidencat nuk duhet të jenë më të vjetra se data e shpalljes së vendit të punës të këtij njoftimi për vend të lirë të punës).

E) Shpërblimi

Shpërblimi bëhet sipas pakos konkurruese në përputhje me Rregulloren e Brendshme për
Shpërblimin e Personelit të FKEE (R-OBPSh).

1. Përmbajtja e dokumenteve të aplikimit

Dokumentet e aplikimit duhet të përmbajnë së paku:

  1. CV-në e hollësishme të aplikuesit
  2. Kopje të diplomës (diplomave) për studimet e mbaruara universitare, përfshirë dëshminë e njohjes së diplomës (nëse aplikohet)
  3. Kopje të dëshmisë se nuk ka qenë i dënuar (shiko kushtet e hollësishme në Seksionin D më lart)
  4. Letrën e motivimit përfshirë vizionin e aplikuesit për punën e Këshilltarit të Lartë Ekonomik dhe Financiar gjatë kohës së mandatit (jo më shumë se 5 (pesë) faqe).

Dokumentet e aplikimit mund të përgatiten në secilën prej tre (3) gjuhëve: shqip, serbisht ose anglisht.

Kopjet e çfarëdo dëshmie që tregon për kualifikimet, përvojën dhe aftësitë gjuhësore të aplikuesve janë të mirëseardhura.

2. Dorëzimi i aplikacioneve

Aplikimet, përfshirë të gjitha dokumentet e kërkuara, dorëzohen në info@fkee-rks.net deri më
29 Janar 2021, ora 16.00.

Aplikacionet që nuki kanë të gjitha dokumentet e parapara (1-4 më lart) nuk do të merren parasysh.

Shpallja  e plotë.

Related Listings