Inxhinier Ndertimi (Zbatues)

pirraci e1600073751296
PIRRACI-U6
Published
14/09/2020
Location
Pristina
Listing Type
Jobs  

Description

Kompania PIRRACI-U6, që operon në treg në sektorin e konstruksioneve metalike prej 20 vitesh në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Greqi,

kërkon të punësojë : Inxhinier Ndertimi (Zbatues).

Një projekt 8-12 mujor për llogari të një ndër kompanive më të mëdha në Ballkan kërkon të punësoj Inxhinier Ndërtimi në Kosovë.

Përshkrimi i Punës:

  • Kontrollin e punimeve në përputhje me kontratat e sipërmarrjes, projektin, preventivin, specifikimet teknike dhe KTZ, dhe kushteve të sigurisë së shëndetit e jetës në punë
  • Kontrollin e punimeve në përputhje me kontratat e sipërmarrjes,
  • Hartimin dhe ndjekjen e grafikut të punimeve sipas projektit dhe planit të organizimit
  • Kontrollin e përputhshmërisë së projekteve dhe detajeve dhe dhënien e zgjidhjeve teknike për zbatim, përfshirë detajimin konstruktiv dhe arkitektonik të elementëve të ndryshëm
  • Përpilimin dhe kontrollin e të gjithë dokumentacionit tekniko ligjor në objekt, si proces-verbale, libreza masash, situacione, akte piketimi e kontrolli etj
  • Aprovimin e materialeve që implementohen në kantier
  • Sigurimin e zbatimit të punimeve në përputhje me politiken e menaxhimit të cilësisë të kompanisë
  • Marrjen në dorëzim të punimeve të zbatimit, kryerjen e Inspektimeve të rregullta
  • Zbatimin me rigorozitet të kontratave të sipërmarrjes
  • Evidentimin e nevojave për materiale, dhe mirë administrimin e tyre, të makinerive dhe të fuqisë punëtore
  • Identifikimin, planifikimin dhe llogaritjen e volumeve, për zërat e preventivit dhe zërat e punimeve të reja ose të paparashikuara në preventiv...etj.

PAGA: Shume e kenaqeshme

Te interesuarit te dergojne CV ne : info@pirraci.com.al ose kontaktojne ne : 0698020804

Related Listings