Infermier/e, Vozitës/e (2)

komuna e vitise 150x150 1
Komuna e Vitisë
Published
17/07/2020
Location
Viti
Listing Type
Jobs  

Description

Në bazë të nenit 8 të Ligjit të Punës Nr, 03L-212, Nenit 14, par.2. të Ligjit për Shëndetësi Nr. 04VL125, nenit 4 të Udhëzimit Administrativ Nr. 07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik , dhe Statutit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shpallë këtë:

KONKURS PUBLIK

Institucioni: Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti

Titulli i vendit të punës: 1 ( një ) pozitë Infermiere të përgjithshme — për QMF Pozharan
Titulli i vendit të punës: 2 (dy) pozita Vozitës për QKMF

Kategoria dhe grada e vendit të punës: - Koeficienti - H - 68 dhe H-71
Orari: 40 orë në javë
Kohëzgjatja e emërimit: Sipas Ligjit të punës nr. 03L-212

Detyrat dhe përgjegjësitë për vendin e punës Infermier-e të përgjithshme:

Pranon, triazhon dhe informon pacientin, hap kartelën shëndetësore dhe merrë anamnezën orientuese, aplikon terapinë parenterale, i.mii.v, subkutan, aplikon infuzionet , bënë inhalimin , përpunimin ec plagës, përcjellë kalendarin e imunizimit, aplikon dhënien e oksigjenit, përgjigjet thirrjeve te urgjencave në teren etj, Kryen edhe punë te tjera sipas sistematizimit të vendit të punës. Për punën e vet i përgjigjet shefit të shërbimit dhe infermieres përgjegjëse.

Detyrat dhe përgjegjësitë për vendet e punës Vozitës:

Drejton automjetin apo autoambulanen e QKMF sipas urdhrit të mbikëqyrësit të autoparkut, si dhe kujdeset për automjetin me të cilin është i ngarkuar, Kujdeset për mirëmbajtjen e tij, Mirëmban edhe automjetet e tjera sipas orarit të punës përmes mbikëqyrësit të autoparkut, Në fletudhëtim regjistron numrin e kilometrave të kaluara në udhëtim, Paraqet mbikëqyrësit të autoparkut çdo defekt dhe dëm të shkaktuar në automjet, dhe bën arsyetimin e shpenzimeve të derivateve dhe kilometrazhit të kaluar, Kryen edhe punë tjera sipas urdhrit të mbikëqyrësit dhe drejtorit: Për punën e vet i përgjigjet mbikëqyrësit të autoparkut dhe drejtorit të QKMF-së

Për vendin e punës Infermier-e të përgjithshme kërkohet:

- Shkollën e mesme të mjekësisë - Drejtimi i përgjithshëm

Përvoja e punës

Minimum të ketë të mbaruar stazhin e obliguar profesional.

Dokumentet c kërkuara për Infermier kerkohet:

- Kopjet e diplomës së shkollimit të kryer
- Kopjen e licencës së punës valide
- Kopjen e letëmjoftimit
- Çertifikatën shëndetësore, ( me rastin e perzgjedhjes së kandidatit-es)
- Ekstrakti i lindjes,
- Çertifikatën që ndaj tij/saj nuk zbatohen hetimet,
- Dëshmi mbi njohjen bazike të punës me kompjuter: - e dëshirueshme

Për vendet punës Vozitës kërkohet:

- Të ketë të kryer Shkollën e mesme.

Përvoja e punës:
- Dëshmi e përvojës së punës si vozitës.

Dokumentet e kërkuara për Vozitës kerkohet:
- Kopjet e diplomës së shkollimit të kryer
- Kopje e Patent Shoferit të vlefshëm sipas Ligjit në Republikën e Kosovës kategoria “B”.
- Kopjen e letërnjoftimit .
- Çertifikatën shëndetësore, ( me rastin e perzgjedhjes së kandidatit-cs).
- Ekstrakti i lindjes,
- Çertifikatën që ndaj tijisaj nuk zbatohen hetimet,

Komuna e Vitisë, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë,

Aplikacionet e pakompletuara sipas konkursit si dhe ato që arrijnë pas afatit nuk do të merren në shqyrtim,

Detyrat e punës për profilet e kërkuara me konkurs janë parashikuar me Ligjin e Shëndetësisë , Statutin e QKMF-së dhe Qarkoren Informative 02.2017 nga Ministria e Shëndetësisë,

Paraqitja e kërkesave: Aplikacionet merren fizikisht dhe mund të shkarkohen në vvebfaqe të komunës së Vitisë si dhë dorëzohen në Zyrën e Arkivës të Komunës së Vitisë nr.1.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë pas shpalljes.

Shpallja e plote e punes.

Related Listings

15/10/2020
13/10/2020
Infermier/e   Skenderaj
13/10/2020