Infermier/e i përgjithshëm (6)

vushtrri
QKMF Vushtrri
Published
21/03/2021
Location
Vushtrri
Listing Type
Jobs  

Description

Në mbështetje të nenit 67 dhe 68 të Ligjit NR.06/L-114 për Zyrtarët Publikë, të nenit 8 të Ligjit të Punës nr.03/L-212, në bazë të nenit 4 të Udhëzimit Administrativ nr.07/2017 dhe në bazë të vendimit të Këshillit Drejtues të QKMF-së në Vushtrri, nr 105 të datës 11.02.2021 Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, shpall:

KONKURS

Institucioni: Komuna e Vushtrrisë;
Drejtoria: Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare - Vushtrri

Titulli i vendit të punës:

  • Infermier i përgjithshëm në QKMF– Vushtrri.

Numri i pozitave: Gjashtë (6);
Titulli i mbikëqyrësit: Kryeinfermier në QKMF Vushtrri;
Grada/Koeficienti: 4.8 - H68;
Kohëzgjatja e kontratës: Në kohë të pacaktuar;
Periudha e punës provuese: Gjashtë muaj;
Orët e punës: 40.

Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive:

  • Pranon dhe triazhon pacientët në QKMF, QMF dhe AMF;
  • Përgatitë pacientët për vizitë mjekësore;
  • Kryen punët administrative shëndetësore;
  • Përgjigjet për participimin e pacientëve;
  • Kryen sipas nevojës punët e kartotekës, intervencës, patronazhit, terrenit dhe edukimit shëndetësor;
  • Bënë aplikimin e terapisë si dhe përcjelljen e shenjave vitale gjatë kohës së transportit të pacientëve;
  • Bënë aplikimin e terapisë parentale ne teren në bazë të udhëzimit të mjekut;
  • Jep këshilla të duhura shëndetësore për pacientët të cilët kanë nevojë për shërim të mëtejmë;
  • Sipas urdhrit të Shefit të Mjekësisë Familjare kryen edhe punë të tjera të bazuara në ligj;
  • Për punën e vetë i përgjigjet kryeinfermierit dhe shefit të sektorit të Mjekësisë Familjare;

Kualifikimi profesional, aftësitë: 

  • Baqelor i Infermierisë ose Diplomë e Shkollës së Mesme të Mjekësisë- Infermieri;
  • Të ketë Licencën e Punës.

Dokumentet e nevojshme:

  • Ekstrakti i lindjes (kopje);
  • Diploma Baqelor i Infermierisë ose Diploma e Shkollës së Mesme të Mjekësisë-Infermieri (kopje);
  • Licenca e punës (kopje);
  • Dëshminë se nuk është i dënuar dhe nën hetime (Origjinali);
  • Letërnjoftimi (kopje).

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë, nga data 22.03.2021-05.04.2021.

Paraqitja e kërkesave

Tё gjithë kandidatët e interesuar, aplikacionet mund ti marrin në formë fizike në Qendrën për Shërbim me Qytetarë, apo ti shkarkojnë nga web faqja zyrtare e Komunës së Vushtrrisë https://kk.rks-gov.net/vushtrri/ dhe portali shtetëror https://konkursi.rks-gov.net/ dhe tё plotësuara ti dorëzojnë në Qendrën për Shërbim me Qytetarë nё Komunën e Vushtrrisë.

Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret dhe hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet jashtë Republikës së Kosovës që konkurrojnë për këto pozita, duhet që diplomat e tyre (gradat universitare të fituara) të jenë të njohura (nostrifikuara) nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, në pajtim me Udhëzimin Administrativ, nr.12/2018 të datës 10.09.2018, në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kusht të konkursit.

Mirëpriten aplikacionet prej meshkujve dhe femrave të të gjitha komuniteteve të Republikës së Kosovës. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen. Për çdo paqartësi aplikuesit i drejtohen Njësisë së Burimeve Njerëzore, zyra nr 33 ose në tel 038 200 42 444.

Rezultatet shpallen në web faqen e komunës së Vushtrrisë https://kk.rks-gov.net/vushtrri/ dhe në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/.

Related Listings

07/05/2021
06/05/2021
06/05/2021
Drejtor/e në SHMLP   Rahovec
06/05/2021