Infermier/e i/ e përgjithshme (2)

64x64 gjilan komuna
Municipality of Gjilan
Published
21/01/2021
Location
Gjilan
Listing Type
Jobs  

Description

Në bazë të nenit 67 dhe 68 të Ligjit për Zyrtarët Publik Nr. 06/L-114, Komuna e Gjilanit shpall:

KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS

Titulli i vendit të punës: Infermier/e i/ e përgjithshme

  • Infermier/e i/e përgjithshme në QKMF, “Dr. Nagip Rexhepi”- Gjilan

Institucioni: Municipality of Gjilan

  • Departamenti/ Drejtoria: Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale-QKMF
  • Lloji i pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik
  • Numri i pozitave: (2) dy
  • Titulli i mbikqyrësit: Kryeinfermierja e QKMF-SË
  • Grada/Koeficienti: 4.8
  • Kohëzgjatja e emërimit: Me kohë të pacaktuar

Kushtet e përgjithshme dhe të veqanta për pranimin e zyrtarëve publik: 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me ligjin për gjuhët
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje
  • Të mos ketë në fuqi ndonjë masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas ligjit.

Detyrat dhe përgjegjësitë për infermier/e i/e të përgjithshme 

  • Praktikon përputhjen me kodin etik dhe zbaton procesin e kujdesit infermieror të dokumentuar
  • Reagon në mënyrë efektive për të papriturat ose ndryshon situatën në shpejtësi
  • Komunikon në mënyrë efektive me individët, pacientët apo familjen dhe ofron kujdes të standartit të lartë dhe dokumenton punën e bërë
  • Ofron promovim dhe edukim shëndetësorë për individin, pacientin dhe familjen në theks të veqantë në marrjen e përgjegjësisë.
  • Inkurajohet nga punë ekipore nga mjeku familjar dhe mjeku i përgjithshëm
  • Ofron shërbimet e kujdesit antental dhe post-natal, imunizimin dhe vaksinimin
  • Përgatit dhomën e ekzaminimit me pajisje dhe furnizime të nevojshme të kërkuar për vizitë, gjithashtu asiston gjatë ekzaminimit të procedurave të kërkuara, si dhe administron terapin enterale dhe paranterale të përshkruara nga mjeku familjar
  • Kryen edhe punë administrative dhe vepron në mënyrë profesionale dhe në përputhje me të gjitha rregulloret, procedurat dhe politikat e Ministrisë së Shëndetësisë në fuqi për KPSH-ë
  • Zbaton detyrat e deleguara nga menaxheri në pajtueshmëri me politikat shëndetësore në fuqi, gjithnjë duke e ruajtur konfidencialitetin
  • Realizon veprimin e duhur dhe të sigurt, deponon dhe administron paisjet, barnat dhe të gjitha informatat klinike në mënyrë të duhur dhe me një kosto
  • Zbaton protokollet e praktikave infermierore

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve:

  • Të ketë kryer shkollën e mesme në drejtimin Mjekësi e Përgjithshme
  • Të jeë Infermier/e i/e regjistruar dhe licensuar në MSH
  • Të ketë shkathtësi pune i/e pa varur në ekip
  • Të ketë njohuri të punës në kompjuter
  • Të ketë gatishmëri të punoj në të gjitha grupet, pa dallim: moshe, gjinie, kulture, etnie, religjioni apo race.

Dokumentet e nevojshme:

  • Formulari i aplikimit i plotësuar
  • Rezymeja personale ( CV)
  • Dokumenti personal ( Leternjoftimi apo Pasaporta), fotokopje
  • Diploma e kualifikimit
  • Kopjet e Licensës
  • Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuar nga MASHT
  • Certifikata që nuk jeni nën hetime ( Origjinali )
  • Certifikata e Mjekut pas përzgjedhjes nga Komisioni

Dokumentat duhet të jenë në Kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen në rastin e intervistimit.

Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetem ato informata të cilat do të jenë të dëshmuara ( jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi ).

Afati dhe mënyra e aplikimit:

30 ditë nga dita e publikimit të konkursit mbetet vetëm njoftim, ndërsa konkursi mbetet i hapur 15 ditë, aplikacionet dorëzohen nga data 22.01.2021 deri më 05.02.2021 (Ora 16:00)

Paraqitja e kërkesave: 

Aplikacionet merren në Qendrën për Shërbimet me Qytetar, në ndërtesën e administratës së përgjithshme së Gjilanit, si dhe mund të shkarkohen nga ueb-faqja zyrtare e Komunës  së Gjilanit, dhe të plotësuara dorëzohen në zyrën e pranimit.

Rezultatet shpallen në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/

-Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pa kompletuara nuk do të pranohen. 

-Për shkak të numrit të madh të kërkesave, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.