Grante për biznese: Përgjigja ndaj COVID-19

german embassy kosovo
German Federal Government
Published
27/04/2020
Location
Kosovo
Category
Listing Type
Grants  

Description

Mundësi e re për kompanitë private përmes programit develoPPP

Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) ofron fonde për të zvogëluar pasojat shëndetësore dhe ekonomike nga kriza e shkaktuar nga COVID-19 përmes programit develoPPP.de. Ftohen kompanitë private që të aplikojnë me ide të projektit me qëllim të zbutjes së ndikimit të kësaj krize. Projektet e përshtatshme mund të financohen deri në shumën 200,000 Euro.

Programi është i hapur për kompanitë që:

  • kanë një qarkullim vjetor prej të paktën 400,000 Euro,
  • kanë regjistrime të dy viteve financiare operative,
  • janë të regjistruara në BE ose në listën e Komitetit të OECD për Zhvillimin e Ndihmës.

Për të aplikuar, së pari:

  • dërgoni idenë fillestare të projektit në develoPPP@giz.de,
  • merrni miratimin nga GIZ
  • më pas përfundojeni aplikimin deri më 30 shtator 2020.

Për informata shtesë, vizitoni webfaqen në këtë link.