Ftesë për aplikim: Programin për përkrahjen e grave me aftësim për hyrje në tregun e punës

64x64 NGO LADY LOGO
NGO Lady
Published
31/05/2021
Location
Pristina
Category
Listing Type

Description

IT’S TIME FOR A NEW START!

Inkurajohen të aplikojnë:

  • Nënat kryefamiljare
  • Gratë e moshës 45+
  • Gratë që i përkasin komuniteve jo-shumicë

Ftesë për aplikim:

NGO Lady ju ofron pjesëmarrje në programin që ka për qëllim përkrahjen e grave me aftësim për hyrje në tregun e punës.

Programi përfshin:

  • Punëtori me tema për fuqizimin e grave, rolit dhe përgjegjësive të tyre, si dhe ngritjen e kapaciteteve ndërmarrëse (1 ditore)
  • Trajnime për motivim në karrierë (3 ditore)
  • Trajnime për ndërmarrësi (4 ditore)

Qëllimi themelor është që pjesëmarrëset do të përfitojnë njohuri për potencialin e tyre për vetëpunësim, identifikimin e shkathtësive të tyre, mundësitë e tregut të punës, njohuri se si të bëjnë biznes. Po ashtu, grave do i’u jepen aftësi dhe infomata për vetëpunësim dhe të bërit ndërmarrëse përmes zgjidhjeve dixhitale të cilat nuk ndalojnë edhe në momente të krizave globale apo lokale siç ishte pandemia COVID-19 dhe që është ende aktive.

Pjesëmarrëset në trajnime do të kenë mundësi të jenë përfituese të granteve.

(Trajnimet do të mbahen në Prishtinë)

Aplikimi bëhët online:

Linku per aplikim në web-faqe të Lady:

Linku për aplikim në facebook: