Ftesë për aplikim për grante në sektorin e bletarisë

64x64 gjakove gjakova komuna e gjakoves
Municipality of Gjakova
Published
20/01/2021
Location
Gjakova
Category
Listing Type
Grants  
Eligibility
Individuals

Description

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural (DBPZHR) -— Gjakovë

Në bazë të nenit 17 të ligjit për Vetëqeverisjen Lokale nr. 03VL-040 dhe nenit 16 të Rregullores për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores së re për ndarjen e subvencioneve të komunës së Gjakovës me nr. 017110-01-3560 të datës 04.02.2020 që ka të bëjë me Projektet nga veprimtaria e bujqësisë, DBPZHR shpallë këtë:

FTESË PUBLIKE

Ftohen bletarët e komunës së Gjakovës që të aplikojnë për skemën e subvencioneve të Drejtorisë komunale për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural për mbështetjen e tyre me pajisje për bletari, gjegjësisht me kada për nxerrjen e mjaltit dhe depozitues mjalti.

Fletë aplikacioni tërhiqet në zyrat e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural
(DBPZHR) të komunës së Gjakovës.

Afati aplikimit: 15.01.2021 — 29.01.2021

Gjakovë, 14.01.2021

Shpallja e plotë.