Ekspert/e për zhvillim të skemës së akreditimit

kosovo logo 150x150 1
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë
Published
08/09/2020
Location
Pristina
Category
Listing Type
Jobs  

Description

Bazuar në Ligjin Nr. 05 / L-117 për Akreditimin, dhe në Procedurën DAK-PT-02 për Menaxhimin e Kompetencave, Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit (DAK), shpall këtë:

Shprehje e interesimit

për ekspert të jashtëm për zhvillim të skemës së akreditimit për trupat e certifikimit të produkteve

Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit (DAK) është i vetmi Trup Kombëtar i Akreditimit, i njohur me ligj, për të vlerësuar në përputhje me standardet ndërkombëtare kompetencën teknike të Trupave të Vlerësimit të Konformitetit që kryejnë veprimtari të tilla si: testim, kalibrim, certifikim, dhe inspektim, qofshin në sektorët publik apo privat, të fushës vullnetare apo të detyrueshme.

Akreditimi i Trupave të Certifikimit të Produkteve kryhet sipas standardit EN ISO/IEC 17065. Aktualisht, DAK nuk ka kompetencat e nevojshme për të kryer akreditimin e Trupave të Certifikimit të Produkteve. DAK aktualisht ofron shërbime në fushën e akreditimit të:

  • Laboratorëve të testimit dhe kalibrimit (EN ISO/IEC 17025, dhe
  • Trupave të inspektimit (EN ISO/IEC 17020).

Megjithatë, duke marrë parasysh progresin e shënuar nga Kosova lidhur me transpozimin e legjislacionit teknik të BE-së, DAK duhet të rrisë kompetencat dhe kapacitetet e saj, në mënyrë që të akreditojë të gjitha kategoritë e Trupave të Vlerësimit të Konformitetit, të nevojshme për një zbatim efektiv të legjislacionit të ri të harmonizuar.

Palët e interesuara duhet të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme:

  • CV,
  • Kopjen e dokumentit të identifikimit,
  • Dokumente që dëshmojnë nivelin e shkollimit, trajnimet profesionale dhe përvojën siç kërkohet në pikat 4.1 dhe 4.2 të tabelës së mëposhtme në faqen tjetër,
  • Oferta e përgjithshme e kompensimit në Euro (duke përfshirë tarifën dhe të gjitha shpenzimet),
  • Planin e aktivitetit për misionin.

Dokumentacioni duhet të dorëzohet në DAK, në adresën elektronike: valmira.b.sejdiu@rks-gov.net  

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 11.09.2020

Përshkrimi i detyrës:

Titulli i detyrës

Mbështetja e DAK për zgjerimin e kompetencave të saj rreth akreditimit të Trupave të Certifikimit të Produkteve (sipas standardit EN ISO/IEC 17065:2012).

Objektivat dhe rezultatet e pritura

Objektivat

Mbështetja e DAK për t'u pajisur me kompetencat dhe kapacitetet e nevojshme për akreditimin e Trupave të Certifikimit të Produkteve.

Shërbimet e kërkuara

  • Identifikimi i rregullimeve që duhen bërë në procedurat dhe dokumentet e akreditimit, si dhe në dokumentet e reja të MS që do të hartohen;
  • Rregullimi dhe hartimi i procedurave të reja të akreditimit dhe i dokumenteve të tjera të MS për të mbuluar edhe skemën e akreditimit të certifikimit të produkteve;
  • Trajnimi i personelit të akreditimit të DAK-së (duke përfshirë anëtarët e Këshillit të Akreditimit dhe të Këshillit Profesional) me dokumentet e reja të MS/të rregulluara, me standardin EN ISO/IEC 17065 dhe me kompetencat e nevojshme;
  • Trajnimi i vlerësuesve të DAK-së (KV, V, ET) me kompetencat e nevojshme për akreditimin e Trupave të Certifikimit të Produkteve;
  • Përpilimi i listës kontrolluese për standardin EN ISO/IEC 17065:2012.

Rezultatet

  • Përfundimi i procedurave të akreditimit dhe dokumenteve MS të DAK, me skemën e akreditimit për Trupat e Certifikimit të Produkteve;
  • Realizimi i trajnimit të personelit të akreditimit të DAK-së (duke përfshirë anëtarët e Këshillit të Akreditimit dhe të Këshillit Profesional) me dokumentacionin e ri SM, me standardin EN ISO/IEC 17065:2012 dhe me kompetencat e nevojshme;
  • Realizimi i trajnimit të vlerësuesve të DAK-së (KV, V, ET) me kompetencat e nevojshme për akreditimin e Trupave të Certifikimit të Produkteve;
  • Përfundimi i përpilimit të pyetësorit të vlerësimit për standardin EN ISO/IEC 17065:2012;
  • Rekomandimet për përmirësimin e efikasitetit të aktiviteteve të DAK-së.

Komentet e ekspertit

Numri i përgjithshëm i ditëve të punës

8 DP nga shtëpia dhe 7 DP në Prishtinë

Data e fillimit

Shtator 2020

Lokacioni

Prishtinë, Kosovë dhe shtëpi

Kualifikimet e kërkuara

Kualifikimet:

  • Diplomë në arsimin e lartë teknik
  • Njohuri të dëshmuara rreth EN ISO/IEC 17065 dhe EN ISO/IEC 17021
  • Njohje e rrjedhshme e gjuhës angleze;
  • Njohja e gjuhës shqipe do të ishte një përparësi.

Përvoja e Përgjithshme Profesionale

  • Së paku 10 vite përvojë profesionale në ndonjë trupë kombëtare të akreditimit;
  • Së paku 3 vite përvojë pune si Vlerësues i trupave të certifikimit të produkteve.

Raportimi

  • Konsulenti i raporton Drejtorit të DAK-së. Nën mbikëqyrjen dhe përgjegjësinë e drejtpërdrejtë të Drejtorit të DAK-së, ai/ajo përgatitë dhe dorëzon raporte të rregullta, duke përfshirë numrin e ditëve të kaluara dhe aktivitetet/detyrat e kryera.

Gjuha

  • Shqip dhe Anglisht

Shpallja e plote.

Related Listings

Roje Pyelli (2)   Vushtrri new
02/10/2020
26/09/2020
21/09/2020
21/09/2020